'A do ta fitosh tët bir?'

788 96 10
                                    

Ishte ulur ne te njejten karrige ku i ati kish qendruar deri pak caste me pare. Degjonte tregimin e Ajles rreth rastit duke e nderprere here pas here per ndonje pyetje apo sqarim me te hollesishem. Zeri i tij ishte i thate, i ngurte. Nuk tregonte asnje emocion ashtu si dhe fytyra e ngrire. Ne ate 1 ore nuk e kish pare te buzeqeshte, te rrudhte buzet apo te mblidhte vetullat. Ai vete degjonte.

'Vazhdojme tek kafja. Po me ze gjumi' nderpreu serisht ai, kete here per te ofruar te zbritnin ne kafen qe ndodhej poshte zyres se tyre. Ajla vetem ngriti vetullen dhe priti qe ai te thoshte qe po tallej. As qe kishte nder mend te ulej ne nje tavoline kafeje me ate mashkull prepotent.

'Mundet dhe te shkosh te marresh kafen dhe te kthehesh ketu' i propozoi ajo pasi ai nuk tha asgje me shume.

'Po me refuzon ftesen per kafe?' vazhdoi ai, serisht i serte.

'Nuk duhet te jesh duke me ftuar ne rradhe te pare.' ia preu Ajla.

Ai shfryu lehte. U ngrit dhe pasi drejtoi pakez kemishen e rrudhosur me hapa te medhenj doli nga zyra duke e lene Ajlen vetem ne ate hapesire te madhe, e ne te njejten kohe mbytese.
Ne fillim pa nga librat ne raftin prane saj. Tituj ligjore ne shqip, anglisht, madje kishte edhe disa libra te vjeter me kapaqet e ngrene ne rusisht.
Ktheu koken nga ana tjeter - me shume libra. Vetem ne murin pas tavolines qendronte e varur nje pikture, e bojera vaji - dicka abstrakte aspak ne shijet e Ajles dhe totalisht ne kundershtim me klasicitetin e arredimit te asaj zyre.

Vazhdoi te shetiste syte e saj nga njeri cep ne tjetrin, nga njera kopertine libri ne tjetren. Endi a sido qe quhej po vonohej. Ishte nje kornizize e vogel, e vetmja mbi tavolinen gjigande ajo mbi te cilen syte e saj ndaluan. Nuk mund te shihte qarte. U tergoh pakez per ta kthyer lehtesisht drejt vetes.
Nje foto e Endit me veshjen e diplomimit e nje kornize ne dore krah te atit, qe buzeqeshte. PO, plaku dinte edhe te buzeqeshte mendoi me veten. Ata njerez ndoshta ishin me shume se thjeshte ai versioni i ftohte e i perllogaritur qe i prezantonin botes; ose ndoshta jo - ndoshta ishin te tille per te tere, te ftohte kundrejt cdo marredhenieje njerezore, gjithmone me hunden perpjete e me vetebesimin e genjeshtert qe nje profesion i mire i lartesonte mbi te tjeret. Asgje me te keqe se te shikoje njerezit si inferiore konkludoi Ajla, ndonese bota ishte ndertuar keshtu. Favorizonte te pushtetshmit, duke i thene fuqi per te shtypur ke te donin e rropaste me te pafatet si ajo.

'S'te rrine duart e?' u kthye nga burimi i zerit. Ai ishte futur ne zyre qetesisisht per ta gjetur teksa studionte kornizen e vogel.

'U vonove' kritikoi Ajla.

'Te thashe te vije.' shperfilli ai dhe eci drejt karriges per tu ulur serisht ne te.

'Ku e lame?' pyeti me tu rehatuar ne 'fronin mbreteror'

'Ime me kish falsifikuar firmen time. Une dua ta fitoj apelin, por pa denuar time me dhe...' vazhdoi Ajla e preokupuar. Serisht u nderpre.

'Degjo goc, do te fitosh djalin apo te mbrosh tet eme? Me ler te te kthjelloj pak se ndonjehere sikur mjegullohet arsyeja jote: nuk mund ti besh te dyja.' foli shemtuar ai.

'Goc?' perseriti duke nenqeshur Ajla 'Aspak profesionale te me drejtohesh ashtu. Nje thes me para qe kerkoni, minimumi eshte te detyroni veten te silleni si njerez.'

'As qe me plas per parate. Per to vdes im ate' fytyra e tiij u nxi. Ndoshta nuk ish mesuar qe dikush ti kthente fjalen.

'Nuk besoj se tet ati do ti behej shume qejfi nese cohem e marr ate cante me vete e mos tja shihni me bojen e ti ndini eren lekeve. E di, edhe te qenurit i mire shkaterrohet me nje fjale dhe Tirana sa e madhe eshte edhe e vogel. Mjafton ti them dikujt per mosprofesionalizmin tuaj dhe fjala merr dhene' as vete nuk e dinte pse shpertheu ashtu. Por ishte e lodhur nga njerez si ai, e lodhur se qenuri gjithmone e vogla, e brishta e pafuqishmja. E lodhur nga padrejtesite e nje shoqerie te marre fund e te shkaterruar nga paraja.

'Po kercenon? E di qe eshte e denueshme apo jo?'

'E nga ta di. Une jam nje financiere e rendomte qe rropi xhepat e saj dhe te familjes se saj per te ngopur tet ate me para sepse ndoshta ne kete menyre mund te kisha nje shans ne ate gjyq te mallkuar.' tha duke ngritur zerin Ajla. Ai vazhdoi ta shikonte, i qete.

Sa deshironte ti rripte edhe atij ate qetesine e shemtuar, ate masken e ngurtesise. Edhe ai ishte njeri ne fund te fundit, edhe ai duhet te nervozohej, te ndjente.

'Duhet te luftojme fort dhe lufta ka viktima. Ne kete rast mund te cenohen prinderit e tu' tha qarte ai duke trokitur stilolapsin e shtrenjte mbi tavolinen e drunjte.

'Je e gatshme ta besh?' e pyeti. 'Nese jo, merr canten dhe ja ku e ke deren'

'Jam' shpalli Ajla me koken larte duke e pare ne sy.

'Bukur.' dicka zhgaraviti ne bllokun e tij.

'Po babai i femijes. Akoma verdalle?' pyeti, kete here me shume kurioz.

'Jo dhe me duket nje pyetje e parendesishme dhe personale'

'Do te kalojme plot kohe bashke 'zonjushe'' theksoi fjalen e fundit 'Uli mbrojtje edhe ndaj pyetjeve me pak personale.' u ngrit pa pritur nje pergjigje te saj dhe kur iu afrua deres tha 'Neser, ora 10. Per sot mbaruam'

E la serisht vetem. Kete here u ngrit dhe ajo. Mezi priste te dilte ne ajrin e fresket. Eci me hapa te shpejte per tju larguar sa me shpejte atij vendi mbytes. U ul ne nje kafe te qete lagjeje.
Ndihej... ndryshe... Ndihej sikur ne kete lufte fitorja ishte e mundur; e per lavdine e fitores ia vlente te kaperdinte egon e saj e te duronte madhestizmat e nje avokati te ri delirant.

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now