'Therrite mami...'

769 99 26
                                    

'Pse ajo teta dhe xhaxhi me shikojne ashtu cuditshem?' pyeti Dioni i vogel me ate zerin e embel dhe fjalet qe rrokulliste njera pas tjetres duke harruar te ndalonte per ndonje pauze mes tyre.

'Sepse te kane xhan dhe duan te te njohin. E dine ato qe ti je nje cun shume i mire' iu pergjigj Ajla teksa gjunjezuar perpara te birit mberthente kopsat e kemishes qe ai kishte zgjedhur te vishte.
'Me pelqen te dukem si nje cun i madh si babi kur shkon per ne pune' i kishte shpjeguar Dioni pasi Ajla e kishte pyetur pse kishte zgjedhur pikerisht ate kemishe. I biri permendte vazhdimisht Silven, pyeste tere mall per te. I tregonte per te atin, per vellezerit e si luanin me njeri tjetrin.

'Do luash edhe ti me mua si ato?' i kishte kerkuar ne fund Ajles pasi i kish shpjeguar nje loje eq kishin shpikur te tre me njeri tjetrin.

'Po' i ishte pergjigjur kjo e fundit zemerthyer. Cdo kerkese e tij, cdo tregim ishin nje grusht per te - nje grusht i realitetit qe nuk mund ti ofronte te birit. PO, e donte, mbi gjithcka, me shume se gjithcka ne jete, por a ishte kjo e mjaftueshme? Pervec asaj ndjenje te ciltert c'mund ti jepte ajo? Asgje.. Asgje perpos nje jete gjysmake ku ai do te rritej pa nje baba, pa vellezer...

Kishin luajtur gjate nje nate me pare, kishin vizatuar e ngjyrosur prane njeri tjetrit, i kish lezuar perralle pas perralle, kishin shfletuar me njeri tjetrin enciklopedine dhe kish degjuar te birin qe fliste tere pasion per faraonet dhe piramidat.
'A e di ti teta Ajla qe ato shkruanin ne papuse?' kishte pyetur me syte e pergjumur. Nuk arrinte te shqiptonte sakte fjalen aq te huaj 'papirus'... Por ne te njejten kohe ishte impresionuese se si nje femije aq i vogel dinte aq shume.
'Nuk e dija, ma mesove ti' ishte pergjigjur e qeshur ajo perpara se ta ndihmonte te shtrihej. E kishte mbuluar dhe i kishte dhuruar nje puthje ne ball, sic kish enderruar per aq gjate qe te bente. Tani mundej, ta prekte, ta puthte, ta shtrengonte...

'Nese do te vi mami?' kishin qene fjalet e fundit te Dionit perpara se te flinte dhe serisht te njejtat fjale kur ish zgjuar ne mengjes.
'Do ikim tek mami sot? Do vi ajo te me marri?'

'Mami do jete edhe per ca kohe ne sherbim' i ishte pergjigjur Ajla duke u munduar te blinte sa me shume kohe perpara se ti duhej ti shpjegonte asaj krijese te pashmangshmen.

'PO pse nuk e marrim ne telefon qe ti themi qe na ka marre malli?' kishte kerkuar i perlotur Dioni dhe ashtu kishin bere. Ajla i kishte zgjatur telefonin te birit per te telefonuar femren qe ai vazhdimisht therriste mama.

'Mami, te dua shume, Hajde shpejte' kishte shqiptuar i biri.

'Zemra mamit, mami ka pune. Sillu mire me teta Ajlen' kishte degjuar pergjigjen e Silves ne telefonin me spikerin ndezur.

'Po une sillem mire gjithmone por malli prape me ka marre'

'Ti je cuni im i madh, cunat e medhenj nuk qajne.' kishte shqiptuar Silva me zerin qe i dridhej.

'I madh si babi?'

'Si babi.'

'Ne me teta Ajlen mbreme lexuam enciklopedi. Une i mesova per papuset, ajo nuk e dinte. Une mami, une.' nisii te tregonte Dioni duke fshire lotet. Tashme qeshte.

'Degjo mamin zemer, mos i therrit teta Ajla. Tetave qe na lexojne enciklopedira dhe perralla, tetave me te cilat luajme dhe vizatojme duhet tu therrasim mami.' peshperiti Silva. Fjalet e saj perloten Ajlen, e cila ne fshehtesi fshiu lotet qe mbushen syte e saj.

'Po mami im je ti' u pergjigj i hutuar Dioni.

'Ti je i vecante Dion. Ti je shume i vecante se ke dy mama'

Te pamundur per te degjuar me shume, kish dale nga dhoma per te lejuar Dionin qe te vazhdonte te fliste me Silven... Kish vrapuar drejt banjos ku kish shperlare fytyren e saj me ujin e ftohte te rubinetit dhe gjate kishte pare reflektimin e saj ne fytyre...
Ishte harruar aty, perqendruar ne syte e skuqur prej te cilet lotet refuzonin te largoheshin...
Ishte harruar deri kur nje goditje e lehte ne dere e ktheu ne realitet

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now