'Do vijne ta marrin qe ne spital' i tha e ema teksa i perkedhelte floket. Dora e saj e ledhatonte dhe fjalet e saj e vrisnin.
'Nuk dua' kundershtoi me kot Ajla me lot ne sy. Dhurimi i femijes ishte fakt i kryer. Nuk do te ishin ato 'jo' e 'nuk dua' shpetimet e saj.
'Boll qave shpirt' i fshiu lotet.
C'te bente? Te qeshte? nuk tha asgje vetem shkundi koken lehte.
'Ti duhet te me mbeshtesje ma' belbezoi mes loteve.
'Nuk mund te beja asgje me shume'
Ne ate cast urreu te atit, urreu te emen qe tere jeten ishte kenaqur me pak, ishte kenaqur duke qene e nenshtruara, fjala e saj gjithmone e pavlere, mendimet e saj te shperfillshme. Urreu veten, qe si e ema i ishte dorezuar nje tjeter mashkulli katil, qe ishte genjyer aq thjeshte.
Nuk ishte faji i Kristit, kish qene faji i saj, vetem i saj.***
Cdo dite ishte e njejte. Shume lote, shume dhimbje. Casti me i lumtur i ekzistences se saj ishin ato goditjet e femijes ne barkun e saj. Godiste sikur te donte te clirohej, godiste per te protestuar.
Qante edhe me shume, per femijen qe ndoshta kurre nuk do ta shtrengonte. Qante sepse ai femije nuk do ta therriste kurre 'nene'. Ate fjale do ta mesonte per tja shqiptuar nje tjetre.Jo, nuk do ta lejonte ta ndanin nga gjysma e saj. JO, do te luftonte edhe nese i duhej te mposhte krenarine e saj.
Rrembeu pallton dhe nje shall te Sares per tu mbrojtur nga i ftohti i pas mesnates.
Me hapa te medhenj shpejtoi drejt shtepise se tij. Arriti pallatin e ri me frymen qe i merrej e muskujt qe i digjnin.
Kristi ishte shpresa e saj e fundit. Ai mund ta ndihmonte, ai ndoshta do ta shpetonte.
Do ti lutej, do ti pergjerohej...Trokiti ne deren e drunjte me doren qe i dridhej - ne fillim lehte, e me pas me fort, me e sigurte, me e paduruar.
Trokiti serisht edhe me fort por asnje zhurme, asnje kercitje pas deres se rende.
U dorezua dhe shtypi zilen e vogel - nje, dy, tre here. E shtypi dhe plot here te tjera perpara se dera te hapej dhe ai te shfaqej pas saj, i pergjumur, me syte gjysem te mbyllur.'Ca dreqin ben ti ketu?' e priti ftohte. E kuptoi, tashme ishte e paftuar ne ate apartament.
'Mund te hy?' i kerkoi me lot ne sy Ajla. Nuk iu pergjigj por vetem e studioi me shperfillje. Syte i ndaluan mbi barkun e saj te rrumbullakosur.
'C'do Ajl?' u mbeshtet ne pragun e deres.
'Me ndihmo Krist' tha me zerin qe i dridhej. 'Me ndihmo, duan te ma marrin.' shpertheu ne lot.
'Ke?' pyeti i hutuar ai.
'Femijen'
'Edhe?' pyeti tere menefregizem ai.
'Si edhe? Eshte femija im, eshte i joni' i kujtoi e deshperuar Ajla. Kristi heshti.
'Duan te ma marrin, t'ja falin nje te huaje' shpjegoi ajo. 'Ta marrin prej meje'
'Degjo Ajl, me vjen keq' nisi te thoshte ai. Genjente, nuk i vinte aspak keq. Atij as qe i plaste. 'po pse vjen ne mes te nates tek une?'
'Sepse eshte femija jone' kembenguli.
'Nuk eshte i imi. Eshte vetem i joti qe nga momenti qe ike nga ketu dhe vendose ta mbaje kete pergjithesi e vetme mbi supe'
'Pac faj Ajle' i mbylli deren ne fytyre. Shpresa e saj e fundit e perzuri, e perzuri si nje lypse te rendomte, si nje lypse qe nuk meritonte as nje 'mirupafshim' te denje.
U mund... Nuk kishte me asnje zgjidhje, asnje zgjidhte perpos lamtumires.
Do ti duhej te ndahej nga ai femije. E mposhtur, u ul ne shkallet e ftohta.
Nuk deshironte te kthehej ne shtepi, ne ate ferr te cilit deshironte ti arratisej. Nuk deshironte asgje pervecse te shtrengonte femijen e saj ne krahe, perjetesisht.
U mbeshtet ne murin e bardhe pa e vrare mendjen qe mund te ndoste rrobat me gelqeren e keqe - shpirti i saj ishte i ndotur, rroberuar nga dhimbja e nje ndarjeje qe pritej te ndodhte.Kishte ende kohe...Edhe 1 muaj e gjysem kohe, thuajse 2 muaj. 2 muaj per te ndjere femijen ne barkun e saj, 2 muaj per te gjetur nje zgjidhje. Nje pune per ti siguruar te ardhura te mjaftueshme per ndonje hyrje ne zgjebosur ne ndonje periferi, te ardhura per tju arratisur te atit qe deshironte ta vriste per se gjalli duke i marre ate femije, duke i rrembyer nje pjese te saj.
E kish zene gjumi ne shkallen e ftohte e kur u zgjua ishte zbardhur. E pafuqishme, nuk u ngrit, e ngrire vazhdoi te qendronte aty si nje statuje. Nuk levizi as kur dera e apartamentit te Kristit kerciti. Ndjeu hapat e tij dhe kercitjet e nje pale takave te holla. Ai nuk ishte vetem, nuk kishte qene vetem as kur ajo qante ne deren e tij. E mallkoi nen ze, e urreu qe ai aq thjeshte mund te riniste nga fillimi.
Nuk do ta shihte, nuk do ta shihte te buzeqeshur me nje tjeter por kurioziteti e mposhti. Ngriti syte. Nje brune shalegjate qendronte prane tij, shtrengonin duart teksa pritnin per ashensorin.
Ai dicka i peshperiste. Ne asnje cast nuk pa nga Ajla, ndonese e dinte fare mire qe ajo ishte aty. Ne asnje cast nuk i dha te njohur.
Hipen ne ashensor... Buzeqeshja e tij ishte e fundit gje qe pa...Ai jetonte, gezonte dhe ajo vdiste dita dites nga pak.
Edhe 2 muaj per te gjetur nje zgjidhje, i kujtoi vetes... 2 muaj, 2 muaj...
YOU ARE READING
Afer dhe Larg (shqip)
General FictionBazuar ne nje histori te vertete (titulli provizor) Si gjithmone jam shume tyce ne pershkrimin e historive :P keshtuqe po ja fus kot per momentin deri kur te me vije ndonje ide :P Ndjek Ajlen, nje studente 19 vjecare gjate disa viteve te ve...