Udhetimi per ne plazh mbetet perhere nje udhetim i adhurueshem dhe gazmor, por i ketij viti ishte me i urryeri per mua. U zgjova heret, goxha, por kjo nuk me interesonte, pasi nuk kisha fjetur pothuajse fare. Bera nje dush dhe u vesha. Nje pale pantallona jeans te shkurtra, nje tank top vishnje me ikonen e bandes time te preferuar, ate te Artic Monkeys, konversa te bardha dhe e perfundova look-un me floket e kapura top, syzet dhe kemishen me kuadrata.
Zbrita poshte me valixhen dhe u ula per te ngrene mengjes. Sunny, shoqja ime e ngushte, me thopshte perhere se dita e mire fillon me mengjes te mire, po une sisha mire fare. Babai im, ndonese po lexonte gazeten:
- Nuk je e lumtur qe do te besh pushime ne plazh?- e kuptoi se nuk isha aspak ne humor. Cuditerisht nuk u habita kur thash nje jo shume te vrazhde. Mbarova mengjesin, por ne vend qe te ngrihesha, u hutova dhe mbeta e ulur aty. Nese babi nuk do te tallej duke me thene se "Johan nuk do te vije me ne", atehere une nuk do te levizja fare. Brofa ne kembe nga fjalet e tij, kurse prinderit qeshen. Johani ishte tashme gati dhe po me shihte me ate veshtrimin seriozisht-e-ke-?, por une budallaqja isha aq e hutuar sa harrova se vellai im do te vinte gjithsesi. Epo... keshtu filloi dita ime...
Mami me babin ulen perpara makines, kurse ne ulemi pas. Makina filloi te ect dhe yayyy u nisemm!!...jo, nuk isha une kjo qe fola. Te gjithe situattat e dy diteve me pare mu mbeshtollen ne gryke sikur do te me mbysnin, doja te qaja, te bertisja me te madhe, por c'bera? Asgje, thjesht veshtroja ne dritare. Hapa canten dhe c'te shoh? Kufjet e mia te dashura bashke me lexuesin e kengeve...
....
...do te benin pushime intime ne shtepi. Shkurt, i kisha harruar. Nuk e di, por nuk isha xhindosur ashtu ndonjehere. Cdo gje po shkonte "shume ne vije sot"! Nuk e di, por gjithe kjo periudhe me ka-
-Mos i deshe gje? Johan i kishte futur ne canten e tij.
-Aq e hutuar ishe sot, sa mire qe u kujtove qe ke nje vella. Mi vuri ne preher te dyja, dhe kufjet dhe lexuesin. Buzeqeshja mu rikthye ne vend dhe e falenderova shume.
-Shume faleminderit vllackoo!! Te kam shume xhannn.
-E di qe me do e di- ma ktheu. I dhashe nje perqafim dhe nderkohe aq qeshi.
-Tkeqen shyqyr qe e bere te qeshe se desh na futi ne nje heshje totale-tha babi teksa shihte nga pasqyra. Ne qeshem dhe pastaj vendosa kufjet. Kenga qe nisi ishte We don't talk anymore, nje cover nga dy kengetare djem. (vendoseni qe tani kengen, eshte nje cover i mrekullueshem) Nuk doja ta degjoja ate kenge, por gjithsesi e degjova deri ne fund...
Arritem ne plazhin e bukur te Spillese. Nje plazh shume i qete dhe jo shume i frekuentuar gjysmen e pare te korrikut. Megjithese...nuk me interesonte fare. Vellai me babin na ndihmuan me valixhen nderkohe une me mamin beme nje xhiro rreth shtepise qe kishim marre me qera. Ishte e bukur. Por me vinte keq qe asgje nuk me bente pershtypje, isha e perhumbur. Pasi u rregulluam, vendosem te shikonim plazhin. Aq i qete, aq i bukur...me dha nje qetesi qe me kishte munguar. Fillova te ecja vetem ne bregun e detit dhe pak nga pak u largova nga prinderit, te cilet po fotografonin detin dhe njeri-tjetrin. Ndonjehere jam shume e kundert me ta, nuk dua asgje thjesht te ec dhe asgje tjeter, degjoj zhurmat e valeve dhe-
YOU ARE READING
InstaLove [SHQIP] ✔️
Non-FictionKjo histori ben fjale per Eugenian, cila esht shume e fiksuar pas rrjeteve sociale vecanerisht instagramit duke mos lene pas mesimet dhe shkollen perkundrazi ajo shkelqen ne shkolle por mendon se bota pertej internetit eshte thjesht nje bote monoton...