34. InstaFace&Block

55 6 7
                                    

Janar 2016 - Jo ndonje gje e re. 

Po lexoja nje veper te detyruar te matures - Xha Gorioin - dhe bente fjale per dashurine e parreshtur te babait per dy vajzat e tij te llastuara e te pasura. Per Balzakun, te pasurit baba te varfer nderkohe kur ti jeton ne dere te pasur ishte shembja e botes! Po dashuria e pareshtur per dike qe e njeh vetem virtualisht si mund te shuhet? Duke vdekur? Si Gorioi per vajzat e tij? Ne asnje menyre! Por a ka nje menyre? 

Kisha kohe pa hapur facebook-un tim te vjeter, 6 vite i hapur por dy vitet e fundit shume pak kam ndenjur me ore te tera si me perpara. Duke pare per te rejat me te fundt shikoj nje faqe me fotografi te ndryshme dhe me piktura. Ishte nje faqe e bukur. Kontrollova fotografi te ndyshme personash, karakteresh dhe ishte unike. 

Disa dite me vone fillova te shikoja aty perseri dhe nje fot me beri shume pershtypje... nje personazh qe i ngjante nje aktori qe quhej Ansel Elgort. Kishte shume sozi ky Anseli.

Kur po kontrolloja te gjithe pashe... *Johnathan Stuart* 

A nuk ishte ai Oliver Hudson!? Oliveri? Oliveri qe njihja une, qe nuk folem me... qe u ndame dhe u zhduk per arsye te kota. Nuk kishte mundesi... ferkoja syte, shikoja fotografi te tjera, pyesja ne komente kush ishte dhe me dhane nje adrese instagrami.

Johnathan Stuart, 20vj. American. Postimi i pare ne korrik 2015.

....Ai e kishte hapur nje te tille ne momentin kur me njohu me miqte e tij te tjere dhe shprehu ato ndjenjat e tij te famshme per mua. Do te ishte me mire nese do te isha ne kembe dhe telefoni te me binte ne toke por jo, isha ulur ne divan duke pare nje film me familjen. Hapa syte, i ktheva nga televizori, nuk po shikoja, syte me ishin errur nga inati dhe zhgenjimi. Pra e gjitha kjo.... e gjitha kjo ishte nje genjeshter? Nje enderr? Nje makth me sakte? Syte mu mbushen me lot dhe ne ate moment qaja ne heshtje, ishte bukur sepse fundja edhe filmi qe po shikoja kishte nje fund te hidhur (jo aq shume sa te qaja na fakt).

- Pse po qan me denese bije? Te pelqeu filmi?

- Shume mama, aq shume sa nuk po e besoj fundin e ketij filmi

Oops! Ang larawang ito ay hindi sumusunod sa aming mga alituntunin sa nilalaman. Upang magpatuloy sa pag-publish, subukan itong alisin o mag-upload ng bago.

- Shume mama, aq shume sa nuk po e besoj fundin e ketij filmi..- u ngrita dhe shkova ne dhomen time. Hapa kompjuterin per te kerkuar me teper.

Gjithcka ishte nje genjeshter. Ai quhej Johnathan..

-------------------------------------------------------

Ndonese nuk po e besoja per nje jave te tere, nje dite vendosa t'i shkruaja ne Facebook per t'i kerkuar llogari per te gjitha keto. Edhe pse isha e sigurt qe nuk do te merrja asnje pergjigje. Ai eshte i zgjuar, si shumica e mashtruesve, pre e te cileve dola edhe une...

I shkrova nje mesazh.. prita nje, dy, tri ore.

Ishte e kote.

Kishte bllokuar komunikimin tim me te. Te pakten Instagrami ishte i vetmi aplikacion ku e shikoja te lire....

I pashe fotografite, jetonte nje jete te mrekullueshme, pashe videot ku luante me piano, nga ato qe me dergonte mua. Shumica e fotove ishin ato qe me kishte derguar ca ne Direct dhe ca ne programe te tjera ku flisnim...

Qaja, qeshja ironikisht, pastaj merzitesha, mbyllja kapakun e laptopit dhe e hapja prap pas 2 minutash. Nuk besoja asgje. Gjithcka qe kisha menduar ra, u shemb sikur nje femije te prishte nje shtepi me lego a nje loje me domino. Shume thjesht, pa asnje moment pendese. Thjesht. U shemb... ama jo me nje kosto per t'u rikthyer ne gjendjen e meparshme. 

Gjithcka perfundoi ketu. Ishte nje histori shume e bukur me ty Oliver. Po jo nje fund sic e prisje si ne perralla. Por sic e ka zakon realiteti te na i jape ne nje pjate floriri; realitet i qelbur e fund i hidhur...

Kjo ishte e tepert....

Kjo ishte e tepert

Oops! Ang larawang ito ay hindi sumusunod sa aming mga alituntunin sa nilalaman. Upang magpatuloy sa pag-publish, subukan itong alisin o mag-upload ng bago.
InstaLove [SHQIP] ✔️Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon