Natën gjumi s'e kishte zënë, kur papritur i ishte kujtuar një moment i djeshëm. Mamase gjë s'i kishte thënë, nuk donte ta shqetësonte. Kishte qelluar të përgjonte pa dashje Marian në dhomën e saj, e ishte disa momente pasi Maria e kishte vështruar pa dashur Kleorën, duke ndërruar rrobat. Kleora ishte ndjerë e turpëruar, më tepër e frikësuar prej faktit se një femër si Maria mund ta përdorte faktin se sa mirë dukej Kleora e zhveshur.
Ishte nisur të shkonte në ballkon vetëm duke ecur, veshi i zuri një bisede, fajin nuk e kishte ajo që vendosi veshin pranë derës, fajin e kishte Maria që ngrinte zërin, të bente të tjerët të dyshonin. Fjalët e saj e kishin lënë vajzën e shkretë të rrinte e sodiste tërë natën tavanin e pastër, sikur i gjori tavan do i shpjegonte thellësinë e asaj bisede.
'Ja u kthye Xhon djaloshi nga Italia e më tha që s'kishte bukë të hante, i ishin harxhuar paratë, sikur ca jam unë, ndonje bankomat. Po kush merret me atë pallën, se unë i kam fajet që si bën punët sic duhet ai' një zë i trashë dhe me shkëputje dëgjohej dhe Kleora e kuptoi se po flisnin me kamerë. Kush ishte Xhon djaloshi, e më e rëndësishmja kush ishte mashkulli që Maria po fliste? 'Lere këtë po me Kristinën e Mondin ke folur ti? I shkreti kishte shkalluar, c'kishe folur me një vlonjat ti moj se të kishte parë bisedat.Po s'di bëmën ti'
'Pa hë mo Maks,fol njëherë' në c'do dreq fjalie duhet t'i shtohej ndonjë dilemë për të zgjidhur e zbërthyer në mendjen e saj. Kaq interesante e kishin jetën njerëzit? As nuk e vriste ndërgjegja të qëndronte të dëgjonte mbrapa derës, jo kur kishte të bënte me persona të tillë. Faktikisht, Maria nuk ishte grua e keqe, thjesht kishte hyrë në rruge të ndyra mesa dukej, me Kleorën sillej mirë, e gjithmonë e merrte me të butë, kur i fliste me lloj-lloj perkedhelish 'zemër' , 'shpirt' ia permendte pa ironi.
'Kalo këtej ti e të tregoj unë, se ke kohë pa ardhur, biles ke rradhën. S'kam as kohë të bisedoj tani se duhet t'i gjej ndonjë karrem atij Xhonit,se ka ngelur pa lek qeni'
Një e qeshur e ëmbël u degjua nga Maria.
'E kam zgjidhur unë atë punë'e injoroi për herë të dytë përmendjen e Xhon-it dhe u fokusua në bëmën qe ai akoma s'ia kishte treguar. Jo, Maria, s'mund të shkonte tek ai, duhet ta merrte vesh ne celular. Pikë së pari, ku dreqin do të shkonte ajo, e për cfare e kishte rradhën? Për seks? Së dyti si e kishte zgjidhur? E konfuzuar mjaftueshëm, rrinte e hutuar duke pritur të dëgjonte ndonjë fjalë tjetër përtej derës, por e kuptoi që telefonata ishte mbyllur, kështu që menjëherëu largua nga dera pa u kapur mat.
Aty u shkëput dhe kujtimi i saj i pasdites. Ashtu e lodhur sic ishte nga tërë ato mendime, ra të flinte.
Atë mëngjes të ftohte çau përmes njerëzve në autobuz, për të zbritu përballë shkollës së saj.
'Sesi zbrita nuk e di' i përshpëriti shoqes së saj që kishte pranë. Se të bërtiste, i kthehej i tërë autobuzi i Kamzës kundra, e të guxonte më të futej në atë autobuz. Ishte vonë, madje kishte lënë detyrat e matematikës pa bërë. Jo se nuk i dinte, por neglizhonte.
Nxitoi për në klase e cuditshëm si gjithmonë, sa hap e mbyll syte i kaloi orët, sa e sa herë i kishte rrahur zemra fuqishëm, kur vështronte mësuesit të preknin regjistrin me duar, por këtë ditë kishte shpëtuar.
U dëgjua zilja e orës së fundit dhe ajo ishte e para e cila vendosi kufjet menjëherë dhe cantën në krahë, ia futi vrapit nga klasa. Mezi priste të arrinte në shtëpi, të hante. Priti disa minuta në grumbullin e madh të nxënësve që po dilnin, e më në fund arriti të dilte prej aty.
Ngriti kokën prej telefonit pasi ndryshoi këngën, dhe u struk sic bente gjithmonë kur vështronte sytë e vdekur te saj. Duart filluan t'i dridheshin, veshët as që dëgjonin muzikë, dëgjonin ankthin e saj. U trondit kur vështroi Marian ta priste te porta e shkollës. Si mund të kthehej sërish në klasë? Po ndodhte sic e kishte paralajmëruar mamaja. Mimika e saj e frikësuar bëri për të qeshur shoqet e saj, por ato nuk e dinin që ishte panik, trembje. Uli kokën, ngriti volumin e muzikës sa mundi. Me shpejtësi kaloi portën e shkollës, eci duke soditur pllakat pa ngritur asnjëherë të vetme shikimin. Zemra i dridhej nga meraku, aq fort saqë në tërë trupin ndihej. E sigurt që më nuk e cilësonte veten trime. Ndryshe nga femijëria se kishte frikën mos vritej kur luhej, tani kishte frikën se mos i vritej shpirti. Fuqinë të mbronte veten nga rrëzimet në tokë, e kishte. Po ku e kishte forcën të mbronte veten nga të padrejtët dhe ata më të fuqishmit?
Momenti kur dora e saj ndjeu një ngacmim, gati sa nuk ra përtokë. Gjunjtë iu dobësuan, por e mbajti veten. Uli volumin dhe ktheu kokën nervoze dhe u përplas me buzëqeshjen e pistë të Marias. Më mirë të qëndronte si e paedukatë sesa të bënte atë veprim që kërkonte Maria. E detyruar kufjet hoqi në vazhdim, akoma e detyruar lëshoi një buzëqeshje, pa lënë përshtypje të frikësuar. Pak dinte ajo, se arrinte të fshihte cdo ndjenjë përvec frikës.
'Ca bëre? Si shkon me shkollën?' nisi bisedën Maria. Dyshoi. Si të mos dyshonte Marian? Dyshoi jo vetëm nga pasiguritë që i kishte ushqyer e ëma por edhe nga biseda që akoma ishte kurioze të zbulonte gjithcka.
'Miirë. Faleminderit. Ti s-si je? Cne këtej?'
Zot, sa donte ta largonte. Të largonte stresin e telashet bashkë me të.
'Po ja, kisha ca punë këtej e meqënëse të takova ty, thashë të dalim për ndonjë kafe' donte të qeshte. Betohej se do të shpërthente në të qeshura si e marrë. Atë? Pikërisht atë? Sic i kishte këshilluar e ëma, normalisht nuk do të pranonte, por tashmë e kishte të vështirë të gjente një justifikim që as mos ta ofendonte atë.
'Më fal, por se ke idenë sa kam për të mësuar, kam dhe dy provime nesër e janë shumë të rëndësishme. Herë tjetër me siguri' siguri e shuar. As nuk e kishte ndërmend të binte pre vetë me këmbët e saj.
'Aaa mos bëj kështu tani se unë do iki sot. Ja te ky lokali afër vemi ska gjë' drejtoi Maria gishtin te lokali përballë dhe Kleora e bezdisur ndoqi shenjën e saj. Ku do ikte? Mos ndoshta do të largohej atje ku i kishte thënë mashkulli në celular? Donte dhe ajo të zbulonte bëmën interesante që kishte ndodhur. Por, s'mundte të fuste veten në rrezik, s'mund të qendronte duke e përgjuar gjithmonë. Sytë e saj vëzhguan të irrituar lokalin sa për sy e faqe, dhe për cudi ndaluan. Një mashkull i ri, pothuajse i dobët, ia kishte ngulur sytë me intensitet. Sytë i kishte gjysmë të mbyllur, serioz, sikur biseda mes saj dhe Marias po e bezdiste akoma pa e dëgjuar. C'justifikim të gjente zemra që po e kërcënonte Kleorën për ndonjë atak? Buzët i shkëputi, ngadalë mori cigaren nga tavulla dhe butë e thithi duke picërruar sytë. Kleora nuk e levizi shikimin, nëqoftëse nuk donte t'i tregonte panik, duhet të sillej qetë. Ashtu me mundim, rregulloi dhe ajo shikimin ne një më të paqtë, më të pashqetësuar. Buzët e tij të plota u lakuan në një cep, gati për të shfaqur një buzëqeshje, por u zhduk. Djaloshi thithi sërish cigaren.
YOU ARE READING
E Pashmangshme
General Fiction"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...