Kapitulli 34

1.6K 111 20
                                    

Nje shuplake rreshqiti ne faqen e ftohte te te vellait i cili ishte i shtrire  ne ato krevatet e pista te spitalit te pakujdesur. Nuk e priste asnjehere kete nga e motra, e sikur te kishte bere bemen me te madhe. Zell me te madh se kur pa te motren prane tij nuk kishte, deri ne momentin qe ajo shoi gjithcka me ate goditje.

'Kleora mos perfito!'

Ajo hoqi shallin prej fytyres dhe dorashkat prej duarve e pamja qe i tregoi te vellait ishte zemerthyese. Kur e veshtroi te motren te enjtur ne ate menyre, me nje plage gjigande te kuqe ne faqe e me fytyre te tkurrur nga sa e dobet ishte kthyer, e shtena qe i kishin dhene ishte asgje. Vertete nje asgje, ia kishin gjetur piken e dobet dhe ia kishin derrmuar. Mund te dalloheshin lotet teksa formoheshin ne syte e Samuelit. Dhimbte shume,t e veshtronte te vetmen dashuri t'i shuhej nga duart ne ate menyre.

'Ndjeje Samuel, ndjeje si eshte thyer Xhoni ne momentin kur ti i vrave te vetmen e tij, kur i vrave femijen, i vrave femren e jetes se tij. Mos kujto se vetem jam e sakatuar, jam dhe une e vdekur perbrenda. Te merrja vesh qe im vella ishte nje vrases, me vrave dhe mua. Shih tani si jam kthyer une, si nje e gjymtuar, sepse ti, kishe thyer zemren e nje djali duke i vrare familjen'

'Cdokush atje te njihte Samuel, cdokush, cdokush qe kishte inat Xhonin te kishte shok,e ata qe i donin vertete te miren Xhonit, me mbanin si shenjester per te te lenduar ty!'

'Me s'te shoh dot ne sy,me nuk kam nje vella. Dhe sa per dijeni,jot eme eshte kthyer ne prostitute. S'kam me as nje mama, as nje vella, se babain se kam patur ndonjehere...'nuk e la per nje sekonde te vetme te fliste. Ashtu e lotuar vuri serish shallin e doreshkat per te fshehur te enjturat,e u largua. Samueli ne pamundesi per ta ndaluar. E la te vellane te vetem,te vdekur qe i kishte humbur e vetmja qe ia mbante shpirtin gjalle, e motra.T ani lutej qe ai plumb me te cilin e kishin goditur, ta kishte vrare qe ne momentin e pare.

Kleora u nis per ne shtepi, e dinte qe vetem do ishte. Mamaja nuk eshte se ndihej me ne shtepi, Samueli per nje kohe te gjate s'do ndihej, madje e dinte qe do te zhdukej nga faqja e dheut. Asnjehere nuk do e besonte po t'i thonin muaj me pare se kjo tragjedi e priste. Me pare shante e mallkonte monotonine e saj, sot i lutej Zotit me tere shpirt t'i rikthehej e c'do gje te zhdukej si me pare.

U shtri ne dhomen e saj e nuk priti shume te erresohej. Ra ne gjume me lote ne sy si c'do dite e nate qe kishte kaluar prane Xhonit. E vetmja arsye per te cilen i ishte atij mirenjohese ishte qe e la te ndjente serish aromen e saj te shtepise e te ndihej e sigurt qe po te kycte dyert e dritaret e shtepise se saj, me askush nuk do e prekte me dore.

Ditet kaluan, ajo pa bere shamate kur e ema e saj vinte ndonjehere ne shtepi, rrinte mbyllur ne dhomen e saj qe e ema mos te kuptonte qe Kleora me ne fund ishte e lire. Por edhe kur largohej, serish ne dhomen e saj qendronte. Nuk hante as buke, as uje nuk kishte futur ne goje me dite. Aty e izoluar ne dhomen e saj te vogel, ndihej e vetmuar, me te vertete ishte e lire, por e ardhmja ishte e shkaterruar. Nuk mund te dilte e te vazhdonte shkollen si nje person normal kur e vetmja gje qe kishte ne mendje ishte e tere tragjedia e jetes se saj.

Nuk e dinte ajo qe edhe pse ajo kishte harruar te mendonte per te,ai ishte penduar qe e kishte lene te shkonte, nuk e kishte harruar ate, edhe pse muaj kishin kaluar. Kishte lene Vloren per te qendruar ne Tirane, kishte ndodhur si c'kishte imagjinuar. I vuajtur mbyllur ne dhomen e tij, me shishe alkooli ne dore duke thithur here pas here aromen e carcafeve i lutur te kishin theksuar aromen e saj. Kishte pasur te drejte vertete, emri i saj kishte qene vetem nje pretekt per t'iu afruar, pafajsia e saj kishte qene vetem nje justifikim per shpirtin e tij. S'kishte kurre per t' besuar qe nje tjeter femer do dilte e t'ia merrte vendin Alexias se tij, ku ta dinte qe do ishte ajo femer me te njejtin emer si vajza e tij nje dite.

Me s'po ia veshtronte buzeqeshjen, me s'po ia veshtronte lotet, me s'po e veshtronte ate.

E PashmangshmeTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang