Me shpejt i rrihte zemra sesa hapat qe hidhte, kishte frike te kthente koken mbrapa. Per pak do arrinte ne shtepine e saj. Per pak fare sa te prekte dorezen e portes se shtepise se saj, nje rrotullim i trupit te saj e beri te perplasej me ajrin e ftohte te dimrit ne fytyre. Dy duart e ngrohta te atij mashkulli e terhoqen duke e shtrenguar pas trupit te tij teksa ajo e deshperuar perpilitej per te arritur ate doreze. U mundua shume here,por ai e kishte te veshtire per vete te mbante peshen e asaj femre teksa perpiqej. Po dorezohej ne shpirt, kishte marre fund. Qetesia e saj kishte skaduar. Ishte faji i saj qe ndihej e sigurt ne territorin kur dikur u munduan t'i vidhnin jeten nga duart.
'Maaaaaaa!' me te bertituren ndoshta mund te zgjonte veshet e ndonje fqinje dhe po te dilte, ndoshta do e ndihmonte, sepse nga mamaja nuk priste ndihme. Ndoshta mund te nxiste me teper mashkullin te merrte Kleoren me vete. Donte Xhonin ketu, te vetmin qe kishte frike e tmerr, e donte ketu. Por ajo as nuk e degjoi kur ai e therriti, e sic Kleora kishte krenari te mos e degjonte, dhe ai kishte krenarine e tij te pacenuar te mos kerkonte me, mos ta ndihmonte me. Vete Kleora i kerkuar lamtumiren dhe te mos e ndihmonte me, por serish ai nuk ishte dorezuar, sepse e ndiqte emri i saj, jo ajo.
'Samuel!' zeri i saj doli i mbytur ne momentin kur shtrengimi behej me i forte dhe ndjeu fatin qe mund te kishte patur me Xhonin te behej realitet. Nuk ishte gati, nuk ishte e duhura, gabime kishte bere plot,e i kerkonte dite per dite Zotit t'i faleshin, por jo t'ia kepusnin zemren ne menyre te tille. Kishte plot vajza qe vete me veprimet e tyre e kerkonin ate pune, e ajo, kurre nuk e kishte imagjinuar ate profesion, jo me ta ushtronte. E detyruar,me zor.
'Ardit te shkerdhefsha robt,leshoje' nje clirim prej belit te saj solli dhe clirimin e loteve dhe frikes prej saj. Nuk i kishte nxjerre Xhoni ato fjale, as mamaja, e as ndonje fqinje. U perplas me shikimin e zemeruar te te vellait dhe ne vend qe te lumturohej qe ishte e lire, e shikoi te vellain e zhgenjyer. Samueli dinte emrin e atij mashkulli, ndihej me teper se e zhgenjyer nga i vellai, te flinte e sigurt ne supin e tij naten dhe diten tjeter, njeri nga miqte e tij pa vetedije ia shqyenin nga trupi ate siguri.
Hapi porten i irrituar dhe terhoqi brenda Kleoren sikur te ishte ndonje loder,aq e lehte dhe thjeshte per t'u kontrolluar.
'Futu brenda ne shtepi dhe kyce deren' por fjalet e tij nuk hyne ne veshet e saj. Sic e terhoqi ai brenda dhe vete stepoi jashte, ashtu veproi dhe ajo. Shtrengoi fuqishem krahun e te vellait dhe e terhoqi brenda me perpjekje. Nuk kishte ndermend t'i jepte lagjes bisede per te diskutuar. Pa pritur qe ai te fliste apo kundershtonte, nxorri celesin nga xhupi dhe mbylli porten. Pertej kangjellave ndodhej ai, kanibali qe as nuk i interesonte qe ishte e motra e nje shokut te tij. Arditi qellimin nuk e ndryshonte asnjehere, ai nuk ishte Xhoni, atij nuk i interesonin shikimet, as emrat. Atij nuk i interesonte pafajsia siperfaqesore, sipas tij, c'do femer kishte nje kurve te fshehur. Kleora nuk kishte shpetim, sot kangjellat e nje porte e kycur e mbronin, por dite per dite do e ndjente friken kur te dilte jashte asaj porte. Aty do e priste, sic kishte bere me cdo femer tjeter qe donte ta shiste apo ta felliqte. Mendimet e perfitimit, Arditi i tkurri kur ia dinte zanatin Samuelit, dhe do ishte ndryshe kur futej dhe Samueli ne ate mes.
'Ardit, mos guxo, kaq po te them. Asnjehere me mos guxo. Sot po te mbrojne keto kangjella qe ,por neser per shoqerine tone as qe me plas trapi fare' fjalet qe sapo nxorri ishin mendimet e Arditit persa i perkiste Kleores. Ai ishte grabitqari i Kleores, e Samueli ishte grabitqari i Arditit. Askush nuk ishte i qete dhe i sigurt ne ate mes.
E veryen Arditin teksa largohej i zhgenjyer, menjehere Samueli u hodh ne sulm me fjale.
'Po sikur mos te te kisha degjuar, po te mos kishe thirrur? Po te te kishte kapur rruges poshte e jo perballe shtepise,ku do na pershendesje? Rrugeve te Italise si prostitute? Pse me ty, c'kane me ty, c'te gjeten ty, me ke je ngacmuar?' shtrengoi doren e saj lehtshem,veprimet e buta binin ne kundershtim me fjalet e nevrikosura te tij. S'mund te duronte shpirtin e tij te therrmosej kur ta dinte te motren e masakruar nga jeta,t e detyruar dhe cenuar ne menyrat me te ndryshme. S'mund te duronte t'i largohej ajo pjese qe e mbante gjalle, ajo dashuri moterore qe i celte ditet gjithmone. S'mund te shkaterronte veten teksa i demtohej e ardhmja e motres.
'Oh c'je ne rrezik, nuk e ke idene ne cfare rreziku je! Si nuk e kuptove qe ishe preja e ketyre te eturve te marre? Ku e kishe mendjen? Na ke dhjere rracen. C'do bejme ne po te te gjeje gje ty? Te shkojme dhe ne si prostituta ne Itali per te te ngushelluar? Eh Zot na ruaj, kur vajtem ne kete grade me ty ne xhanem!' e perplasi pas gjoksit te vete dhe i dhuroi nje perqafim me mall. Me shume i shqetesuar ishte ai se c'ishte Kleora. Ishte nje mashkull, e dinte shume mire se ne cfare telashesh mund te futej ajo sesa pertej trafikimit, shitjes se organeve dhe prostitucionit.
'Pse te te humbase lali ty, ti je gjerdani lalit, do ndryshket po te te gjeje gje ty' e puthi te motren me lote ne sy. Ishte e vetmja qe arrinte t'ia nxirrte ndjenjat ne pah Samuel te mjerit. E adhuronte perqafimin e te vellait, por ndjente nevojen te kishte prane parfumin e Xhonit perreth nje perqafimi te tyre, atehere do te ndihej plotesisht e sigurt. Prane dy gjysmave qe e mbronin,nje e qe e kishte pasur qe ne lindje,dhe nje gjysme akoma te panjohur.
YOU ARE READING
E Pashmangshme
General Fiction"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...