Te thoshte te drejten, po priste bemen qe Xhoni kishte ndermend te bente. Ndonese atij i shprehu qe nuk i interesonte nese lendohej, s'do te thoshte se donte te lendohej. Askush nuk do qe te thyeje zemren e tij kur e ka rritur tere pafajsi dhe perkushtim. Edhe ai i cili nuk eshte lenduar asnjehere e tregohet trim, nje lendim i vogel e gjunjezon ne toke. I ngelej Xhonit te vendoste neqoftese do perdorte serish trurin e tij, apo te vepronte sipas egos.
Ne nje ane kishte dhe frike se cfare mund te lindte ne mendjen e Xhonit, mjaftonte qe te kishte marre lejen e saj dhe nuk njihte limite. Po Xhoni nuk do e bente kete gje apo jo? Ai s'mund te sillej si nje femije dhe ta lendonte vertete. Nuk do e plagoste ate me qellim? I bente pyetjet vetes e pasigurte teksa ecte ne rruget e lagjes se saj me kufjet ne veshe, duke shkuar te blinte dicka ne dyqan. E qete, jo e preokupuar per asgje sepse si gjithmone harronte, perhere harronte qe luani duhet te mbante qetesine per te kapur prene e tij.
Nje zhurme makine i terhoqi vemendjen dhe dalloi qe ishte makina e nje fqinje, e bezdisur leshoi nje buzeqeshje dhe ia beri me dore. Urrente te prishte qetesine e mendimeve te saj vetem per te respektuar krenarine e te tjereve.
Serish nje zhurme makine arriti t'i terhiqte vemendjen por as nuk kishte ndermend te sillej e kulturuar dhe me nje fqinje tjeter, te bente sikur nuk e kishte pare do ishte me mire.
E heshtur vazhdoi rrugen dhe u habit kur nuk degjoi me zhurmen e makines, ashtu ngadale zemra sikur ndjeu tensionin. Ne momentin kur zhurma e gomave nuk degjohej dhe as nuk kishte kaluar rrugen, nje trokitje e forte ne kraharor solli ritmin me te shpejte te zemres se saj, bllokimin e trurit, te vendimeve. Qendroi e ngrire ne rruge dhe ashtu qendroi dhe makina. Te ngrinte syte, ishte sikur t'i falte veten e saj menjehere duke i rene te fiket. Xhamat e zinj ia hidhnin poshte perpjekjet e saj per te kuptuar personat pas atyre xhamave.
Hodhi nje hap, dhe makina xhiroi. Ndaloi serish. Kafshoi buzen e saj fort dhe i dhembi vertete, por as nuk e vuri re qe po i dilte gjak. Nje pike loti i rreshqiti ne faqe dhe qetesia e saj krenare, ne pune sekondash, u zhduk.
Nisi te vraponte dhe pa pritur gjate dolen tre meshkuj te maskuar nga makina duke vrapuar pas saj. Kleora nuk u habit, e priste. E dinte qe here ose vone, do i merrte fund jeta, kishte zgjatur shume ne heshtje.
Zemra po rrihte me furi, kishte frike, shume frike. Pa kuptuar kishin filluar t'i rreshqisnin lote. Kujt nuk do mund t'i rridhnin lote kur do e dinin se me, jeten tende se kontrolloje ti, por te tjetert. Sot, nuk kishte shpetim. E kuptoi qe me ne fund fati kishte perfunduar lojen me te dhe e kishte dorezuar aty ku duhej. Ajo,nje nxenese e thjeshte do perfundonte ne duart e grabitqareve. Kishte frike se si do e kthenin, si do e torturonin, si do e shkaterronin c'do copez te saj.
Ne mos i pari, njeri nga ata te tre arriti te shtrengonte belin e saj fort pas te tij dhe nje tjeter e kapi nga kembet, e mashkulli i fundit vendosi ngjites ne gojen e saj. Ironike si dite me pare e donte prekjen e nje trafikanti ne belin e saj, e sot ndihej e piste. Ndihej pikerisht si vajza qe ndodhej ne duart e Xhonit diten kur ai i kishte derguar ate foto. Ndihej e perdhosur, e pafuqishme, e paguximshme jo vetem t'i kthente fjalen, por dhe te bente dicka kunder tyre. Ishte me poshte se ata, e aq lart sa qendronte ata pertej saj ishte e pa-arritshme.
E perplasen brenda makines dhe imagjinata e saj filloi te fantazonte skenat me te dhimbshme dhe qe e lendonin shpirtin e saj me teper. Por cdo mendim u shua ne momentin kur ata i perplasen copen me kloroform ne fytyre duke e bere ate te binte ne gjume ne fraksion sekondi. S'kishte me c'te ndjente, lote te nxirrte, me c'te imagjinonte.
'Mos e prek, se pastaj e hengrem te katert' futi ne ate mes dhe shoferin.
'Qenka sa e bukur me nder familje' veshtronte fytyren e saj ne gjume. Ishte vertete simpatike per nje adoleshente naive qe ishte. 'Nga ta dijne ata qe e kemi provuar ne'
'E dallojne dhe pastaj te dhjejne rracen ty'
Dy nga ata u shtrine ne sendilet mbrapa dhe lane ne prehrin e njerit Kleoren. Meqenese gjithmone e kishte dhene veten si me seriozi, e ndoshta duronte te mos bente ndonje te pabere.
'Une e njoh kete cupelinen,' iu hapen syte mashkullit qe kishte Kleoren ne preher. Dukej i tronditur, keto dite, te gjithe po tronditesh nga ato qe arrinin te kuptonin.
'Eshte motra e Samuelit' aty filluan tere te ndjenin te njejten tronditje si njeri-tjetri. Heshtje. Ajo deklarate ne mes atyre trafikanteve solli heshtje. Vetem disa shikime te stepura. Sikur shikimi i tyre thoshte c'do fjale te mundur. 'Ma ka treguar njehere me fotografi, eshte e vogel, eshte 18 vjece tani'
Dhe Xhoni qe vazhdonte te ushqente deshirat seksuale kundrejt saj, harronte se sa e cilter dhe e vogel ishte ajo ne ate bote. Do akuzohej per pedofili, por atij s'i kishte interesuar ndonjehere. Atij asgje nuk i interesonte, derisa vinte puna te Kleora. Aty stepej, aty shkallohej, aty mallkonte veten qe kishte rene pre e disa shikimeve. E mallkonte veten qe nuk e kishte kryer punen qe i kishin dhene qe ne fillim, e sot mund te ishte duke shijuar parate, jo ndjenjat.
'Xhoni eshte i zgjuar, shume i poshter' foli shoferi i cili po ecte larg rrugeve te njohura te Tiranes.
'Kush vret gjak, pastron gjak' e kishte ne kuptim te dyfishte drejtuar dikujt. Duke iu referuar dhe Kleores, e cila do e pesonte nga bemat qe as nuk ia kishte idene.
'Ca gjaku, po se c'kam nje mendje qe ai do e qije mire e mire derisa t'ia marre shpirtin dhe do ia hedhi ne deren e shtepise. Dhemb me shume ashtu, une keshtu do veproja per vete. Te shohim Xhonin tani a eshte aq i zgjuar sa mendova une' te ishte i zgjuar Xhoni, nuk do e lendonte aspak qe ne fillim. Ata vazhdonin flisnin me tere zili dhe padituri, duke patur nje femer aq te bukur afer dhe nuk mund t'i benin dot asgje.
Ata nuk dinin asgje per Xhonin, as ato qe ai kishte lene te lire te merreshin vesh. Ai nuk mund ta prekte ate dot as me deshiren e saj, jo me ta perdhunonte. Nuk mund te zhytej ne gjoksin e saj per te zbehur dhimbjet e tij dhe me vone t'ia kthente duke e ndotur. Si do mbrohej, ku do i sheronte dhimbjet? I bertiste vetes me mendje se sa shume e kishte rritur injorancen me veprimet qe bente. Pale sa do e kishte frikesuar, pale c'mund t'i kishin bere ata burra, pale si mund te ndihej tani ajo. Nuk u zihej bese edhe sikur tu perplasje nje mal me para ne fytyre.

KAMU SEDANG MEMBACA
E Pashmangshme
Fiksi Umum"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...