Kapitulli 6

1.8K 125 47
                                    

Fundjava ishte si shpëtim për të, shpëtim nga ankthi e frika, por burgosje në shtepi për dy ditë, kishte harruar të dilte të thithte të paktën ajër të freskët. Në vetëm dy ditë, kishte lejuar veten të përhumbej në të gjitha drejtimet. Buzët i ishin carë nga ftohja e dukej pothuajse si një person i vdekur. Sytë i ishin tharë, ndiheshin të pajetë. Rrathët poshtë syve, nuk ia simpatizonin fytyrën.

Kishte bërë gabim që kishte lejuar hipotezat se mund të merrte fund, ta fundosnin. Dikush e priste në atë cep lokali, sytë kishte kohë pa ia parë, kishte kohë pa e bërë atë nervoze nga vetëm një vështrim. I dukej kohë e gjatë, ato dy ditë të shkurtra. Domosdo,për një te papunë si ai. Jo, nuk kishte rënë brenda me atë vajzë, as nuk kishte ndërmend, po bukur fort e dinte mjaft mirë rrezikun që i kanosej po ai të largohej nga ajo kafene vetëm për një ditë mësimi të saj. I turreshin grabitqarët, i turreshin telefonatat, i turreshin hienat që kishin marrë porosinë nga Maria ta grabisnin lehtë fare e më vështirësinë e mësimeve mos ta përjetonte kurrë, po të perjetonte ditë  për ditë vështirësinë e të gjeturit një klient me para shumë. Që nga shikimi dukej sa naive vajzë ishte, madje mund të betohej që do e kishte bërë ndonjë të pabërë në ndonjë nga vitet e gjimnazit, kishte rënë ndonjëherë pre ,se dukej. Dukej qartë se sa thjeshtë fundosej dhe pa ndihmën e Marias. Si Maria s'e cilësonte, se nuk e mohonte, cikëz e pafajshme i dukej, shpirt të keq nuk dukej se zotëronte. Pale c'mendonte vajza e shkretë, por ai vazhdonte të shikonte terezinë e tij, të pinte kafen e tij të mëngjesit e drekës ditë pas ditë, punë tjetër s'kishte. Me rastin e mbrojtes së saj, rrinte sodiste dhe ndonjë cupëline tjetër që i lëvizin pëllumbat ca si shumë, se nuk e preku Kleorën me dorë s'do të thoshte se ishte zemërmirë. Xhoni thjesht e dinte që ajo nuk do të sillte aspak fitime, do të ishte si një luledielli midis manushaqeve të thara aty në atë treg, në atë punë. Por mos të kujtonte se do qëndronte të mbronte atë gjithmonë. Një a dy javë, sa të qetësohej situata e meshkujt që ai kishte zbuluar se kishin në plan të perdorin atë vajzë të ciltër, të largoheshin.

Ditët kalonin, një nga një pa u ndjerë aspak. Ishin ditët e fundit të qëndrimit të tij në atë kafene, i vinte keq pasi tashmë ishte miqësuar aq shumë me atë kafené saqë mund të vinte dhe për veten, jo për vajzën. E cuditshme si dhe vetë Kleora ishte mësuar ta vështronte ditë për ditë atë djalë e  më s'e kishte frikë. Futej në shkollë, ai ndodhej aty, në atë lokal ku qëndronin mësueset e saj, po ajo as nuk e kthente shikimin nga ta, kontrollonte dikë tjetër, me faqet kuqaloshe të skuqura kthente vështrimin nga ai, tashmë jo më e frikësuar, tashmë e mësuar nga ato lloj shikimesh. E fortë ishte një ditë, kur ai guxoi të thyente rutinën e t'i shkelte syrin, të shkretës vajzë sikur iu thye xhami i zakonit të saj të qëndronte e ngurtë dhe në moment kur vëreu të bënte atë veprim, u hodh përpjetë. Prej atij veprimi fitoi një buzëqeshje të sinqertë prej tij, e para herë të vështronte fytyrën e tij serioze të ciltërsonte fytyrën. I dukej e cuditshme. Gjithsesi vazhdoi e tensionuar në klasë e kur doli e përshëndeti sërish djaloshin e panjohur, Xhonin, me një shikim.

Hyri në shtëpi lehtë kësaj rradhe, ndryshe nga ditët e tjera kur përplaste derën. Sikur e kishte parandjerë që sot duhet të vepronte me qetësi, pasi nëpërmjet asaj qetësie mund të zbulonte tepër sekrete.

Eci me lehtësi dhe e lodhur drejt dhomës së mamasë.

E hapi me shpejtësi dhe me zemrën e përplasur në tokë, bërtiti e dëshpëruar: 'Ma!' Mamaja thuajse e kishte lënë pasdore të bijen këto kohët e fundit, që në momentin kur kishte biseduar për herë të fundit me Marian, kishte ndryshuar gjithcka. Sapo hapi derën, gati sa nuk i ra te fikët. Zemra iu shkërmoq në mijëra copa, nuk do kishte lëndim më të madh se ky, as mësimet që ajo ankohej pothuajse cdo ditë e as dhimbjet e kokës, apo shikimet e Xhonit. Kjo ishte një dhimbje tjetër, një dhimbje që buronte nga thellësia e shpirtit. Të vështronte e të mbante sytë hapur në atë cast ishte guximtare prej saj. Si ishte aq e fortë të bënte atë veprim, nuk e dinte.

'Dreq Xhoni' bërtiti me lotë në sy, duke i rreshqitur lehtë në faqe. Jo, nuk e kishte më frikë, s'ndjente më as nervozisëm e konfuzim. Tani nuk e dinte më c'ndjente për të, por frikën...frikën e kishte zhdukur.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now