'Lëviz duart, rregullo mbulesat. Do vijë Maria' një tkurrje kur dëgjoi emrin e Marias. Ndaloi në momentin që vërtetë i ishte bindur të ëmës dhe po pastronte sic e kishte urdhëruar. Dyshonte nëse ndonjëherë lutjet e saj dëgjoheshin. Maria gjendej ditën e dytë sapo ajo qetësonte mendjen se nuk do të dukej. Vështroi drejt në sy të ëmën, por e ëma s'dinte të lexonte shikime. E largoi pas disa sekondash duke e ditur se e ëma s'do e kuptonte bezdisjen e saj.
'U bë si e shtëpisë, duhet të vijë ajo të pastrojë këtu tani'
'Mbylle dhe vazhdo' injoroi të ëmën, vazhdoi të mendonte për Marian. Prezenca e asaj femre asnjëherë s'i kishte pëlqyer. Por thuaj, kush ia merr mendimin një shtatëmbëdhjetë vjecareje? Mamaja dhe e këshillonte të kishte kujdes prej saj, më pas me dijeninë e saj e ftonte në shtëpi. E kuptonte, mamaja e saj dëshironte një mikeshë që të shtynte kohën, që të qeshte e të bisedonte. Sërish e kuptonte, ishte kushërira e saj e cila e kuptonte më së miri, por të arrinte të analizonte shikimin në sytë e Kleorës nuk do e sillte më në shtëpi.
'Ca punë bën ajo o ma?' ose do t'ia nxirrte të ëmës nga goja fjalët, ose kurrë nuk do të flinte qetë. Ishte kokëfortë. Thellë e dinte shumë mirë se cfarë pune bënte ajo, e kishte frikë, prandaj e ëma e këshillonte të kishte kujdes, prandaj i thoshte që në momentin e parë kur dilte nga shkolla të vraponte për në stacion, nëse do e takonte Marian kurrë mos t'i pranonte ofertat e saj për kafe. Ndonëse nuk kishte ndodhur kurrë kjo e fundit dhe s'besonte të ndodhte, ajo vetëm strukej sa herë dëgjonte emrin e saj.
Dera trokiti dhe zemra e Kleorës filloi të godiste me shpejtësi, në tension. Gjithmonë ndjente sikur do të ndodhte dicka e keqe kur ishte në praninë e saj. Mamaja spërkati sallonin me parfum dhe vrapoi të hapte derën. Dukej e gëzuar, binte hapur në kontrast me Kleorën. Kleora u pergatit për buzeqeshjen fallso dhe e vuri në dukje sapo dera u hap.
'Maria!' krahët e mamasë së saj mbuluan shpatullat e Marias. Kleora, e ëmbëla, fali buzëqeshjen më të ciltër. Nuk kishte nevojë të maskohej, ishte simpatike natyrshëm.
Maria ia ktheu. Meqënëse ra fjala, Maria, ishte kushurira e mamasë së saj, një femërmjaft e pashme për moshën e saj rreth të tridhjetë-tave. Mbahej goxha, lyhej, ishte e divorcuar, kishte një vajzë. Këtu dyshonte Kleora për burimin e madh të parave që ajo merrte. Nga i gjente? Të eksploronte restorante e zgara ditë për ditë, të rregullohej në parukeri, s'mund të përballohej nga dyqind mijë lekë të poshtra.
U ulën dhe folen ,diskutuan. Lira shtroi drekën e filluan të hanin. Kishte përgatitur gatime të shijshme, por për të parën herë Kleora nuk e kishte mendjen te ushqimi.
'Kleora zemër ma rregullon cik këtë gjënë këtu te telefoni se nuk di si' i zgjati telefonin e saj në duart e buta, të vogla te Kleores së tensionuar. Kishte frikë të prekte telefonin e saj, sikur do e infektonte dhe të.
Vëreu anash rrethoret e mesenxherit e dukej që ishin djem, madje të rinj. Menjëhere rregulloi atë që kërkoi dhe ia zgjati sërish telefonin në duar. Nuk ishte aq kurioze sa të rrezikonte veten. Nuk i dukej femër e saktë, s'është se vete ishte shenjtore, i dinte gabimet, por nuk ishte në gradën e saj.
'Do flesh këtu sonte?' e vetmja arsye që pyeti, ishte me shpresën se do të përgjigjej jo.
'Jo zemër jo, më pret Mondi me makinë atje poshtë'
Mesa duket lutjet e saj, dhe dëgjoheshin.
Mondi? Burri i saj nuk ishte, se ajo ishte e divorcuar, po as për tu martuar sërish nuk besonte se e bënte. I hodhi një shikim të shpejtë mamasë dhe luajti buzët.
'Hajde të të përcjell' i ofroi mamaja e saj Marias.
'Larg qoftë!' bërtiti pa dashur Kleora. Mamaja dhe Maria kthyen menjëherë kokën të konfuzuara, e në atë moment Kleora e kishte kuptuar gjestin trashanik që kishte lënë.
'Jo jo, mu kujtua dicka, nuk ka lidhje me ju' gënjeu përballe syve të mamasë për të shpëtuar veten. Shikimi serioz i të ëmës e dinte mirë përse Kleora i kishte thënë ato fjalë
Orë më vonë,gjendeshin sërish në tavolinë. Kësaj rradhe vetëm ato të dyja.
'Na fëlliqe,' përplasi e ëma pirunin në pjatë. 'Vërtetë të kam thënë të kesh kujdes prej saj por jo ta bësh të dukshme'
'Më thuaj ca punon ajo dhe nuk them më gjë'
'Thjesht flet me djem e ata i cojnë para, sa herë të kam thënë?'
'Jam 17 vjec, të dukem gjë idiote? S'marr vesh nga realiteti? Pse nuk i shkruaj dot ndonjërit unë c'kemi, ca bëre, si je dhe të më sjelli miliona lekë? Ca flet,u dashka tu them c'kemi tërë djemve të shkollës e pasuruam shtëpinë' uli kokën e inatosur dhe vazhdoi të hante makaronat duke përplasur pirunin dhjetra herë në pjatë. Kush budalla i dërgon dikujt para vetëm se flet me të? Lira e vëreu zemërimin dhe kuriozitetin e saj, por kishte frikë sa do ndikonte në mendimet e vajzës.
'Është prostitutë' nxorri fjalët që Kleora mezi kishte pritur t'i dëgjonte nga goja e të ëmës. Një trokitje duarsh cënoi tërë atë qetesi dhe u shoqërua me buzeqeshjen e ëmbël të Kleorës.
'E dijaaa!E dija që ishte prostitutëëë!' bërtiste si ndonjë fëmijë i lumtur.
'Mbylle moj aman,mos bertit!' ja përse nuk donte t'ia tregonte të bijës së saj,e priste kete reagim. 'Prandaj të them të kesh kujdes, e di që nuk ka ardhur por po të erdhi ndonjë ditë te shkolla e të ftoi për kafe, e di ti, thuaji do dal me shoqet. Mirë? Se të griva, pale kush i ka mbushur mendjen për të bërë ndonjë gjë' përsëri të njëjtën këshillë nuk i dihej për të satën herë. E buzëqeshur Kleora vazhdoi të hante makaronat e saj, tashmë e cliruar nga brenga dhe entuziaste si gjithmonë dinte të nxirrte të vërtetën.
YOU ARE READING
E Pashmangshme
General Fiction"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...