Erresira e bute i dhuroi shtrengimin e vuajtur te saj ne kraharorin e tij. Xhupi i thjeshte prej lekure, ndjente te lagej vazhdimisht nga lotet qe rridhnin prej syve te saj. Xhoni qendronte ulur, pa pershperitur asnje fjale, nen ritmin e ngasherimave te saj.
'Perse me zgjodhen mua?' ne mes te qarravitjes shpertheu ne fjale. 'Dhe si kam shpetuar deri tani, ishte ne dore te fatit. Kush do zgjidhte dike si une?' pa dijeni, shtrengonte me eger belin e tij mashkullor, per here te pare ne jete duke mos i interesuar se ne krahet e kujt te panjohuri ndodhej. I panjohur vertete, trafikant po ashtu, rreziku i saj me i madh per me teper, e serish leshoi veten per t'u ndjere e sigurt.
Xhoni qendronte qete, hera-heres lepinte buzet i menduar, i ngrire duke perpjekur te kundershtonte me sy erresiren e dhomes. Ishin mesuar ne ate lloj qetesie te vaket, pa drita te ndriconin silueten e tyre. Mjaftonte prania.
'Me thuaj luledielli, c'te ndodhi?' pas kaq shume vitesh, tradhetoi veten. Shpertheu ciltersine qe i mblidhej sa here buzet e saj shprehnin fjale te dhimbsura. Te perplaste ne ajer perkedheli. Kishte harruar se dikur, perkedhelite i ngrohnin zemren. Por, ia kerkonte puna. Kafsha qe kishte mbire perbrenda, ushqehej me egersi, perkedhelite shqyheshin, copetoheshin, shkeleshin me kembe.
Gjithmone njerezit binden se veprat jane ato c'ka vlejne me shume, por s'eshte aspak e vertete. Mjaftonte nje ledhatim prej buzeve te Xhonit, te buzeqeshnin zemren e Kleores. E dinte qe do zgjaste vetme per disa caste, por ishin caste qe do i nguliteshin ne tru. Ndoshta ishte veprim i menduar prej tij, por zbertheu xhupin, duke ndjere menjehere mberthimin e saj ne kraharorin e zbuluar te tij. Pasi ngasherimat filluan te qetesoheshin, u shkeput me ngadale prej tij. U ul ne tavoline pa bere zhurme, qendroi perballe tij me syte e skuqur.
'Me thuaj, te ka bere gje kush?' te qendronte aq neutral ne ndjenjat e zerit, e fuste Kleoren ne dyshime nese vertete ishte i shqetesuar per te, apo tallej me te.
'Desh me rrembyen' deshmoi me ne fund, thua si ndonje eksperience e thjeshte. Me pak fjale permblodhi te tere situaten e djeshme. Buzeqeshja e tij tregoi se kishte pasur te drejte, duhet te kishte degjuar fjalet e tij. Qe nuk ishte i frikesuar per te s'mund te thoshte, por ajo cupeline kishte filluar ta kthente te bute, te adhuronte qetesine qe kurre nuk e kishte pelqyer. E trembte Xhonin. Puna e viteve te tera, t'i shkermoqej vetem nga disa shikime te lotuara.
'Rendesi ka qe je mire' i pasigurt, u mundua ta qetesonte me nje fjali te rreme. Rreshqiti doren e tij te ftohte ne kofshen e saj, duke i dhuruar nje dritherime.
'Cfare do te thuash me kete ti? Sot ishte nje, po neser mund te me dalin pese cope dhe nuk kam me shpetim' bertiti e frustruar, edhe pse nuk e kishte te drejten t'i shprehej ne ate menyre. Me mire se Xhoni, nuk e njihte njeri ate bote te piset. Por s'mund t'ia perplaste ne sy qe nuk kishte si te shpetonte ndonjehere nga ky rrezik, ishte e burgosur gjate gjithe jetes. Mjaftonte t'i vinin syrin. Po i kishin vene syrin, ishte e mbyllur ajo pune. Ose do e kapin dhe as qe diskutohej me, ose do e vrisnin heret ose vone. E vogla vajze veshtronte vetem nga njera perspektive dhe qetesohej ne tjetren.
Nuk beri ze, la heshtjen te mbizoteronte serish.
'Pse nuk largohesh nga une? Mos dergo tek ata me mire, se te te plaste ty...' e indinjuar, hodhi fjalet rendshem mbi Xhonin. Ai reduktoi hapsiren e madhe qe ndodhej midis tyre, duke iu afruar prane mjaftueshem.
'Je e pashmangshme. S'mund te te dorezoja ne duart e tyre kur te doja te gjithen per vete' fryma e tij e ngrohte u perplas ne buzet e lagura te saj. Ne ate erresire, nuk shikonte asgje, por ia kishte bere te mundur te ndjente gjithcka. Nuk donte ta prekte, as ta puthte serish. E donte te paprekur, jo vetem nga te tjeret, por dhe nga vete ai. Te paster, te pafajshme sic e cilesonte pa ditur asgje. Por pasioni nuk diskutonte me trurin, vepronte me vete, sigurohej te pushtonte te gjithe trupin e Xhonit, te bente veprime te pakontrolluara. Veprime qe ndoshta thelle, Xhoni deshironte t'ia bente asaj, por nuk ia lejonte vetes. Ta puthte ne c'do cep te trupit te saj te brishte dhe ashtu pa turp te vazhdonte ta ndjente prane vetes, pa i interesuar qe ajo ishte e vogel, e panjohur me keto metoda qe ai perdorte. Ndoshta me ndonje puthje adoleshente ne buze mund te funksiononte, por mosha e Xhonit, dinte shume me shume. Nuk e dinte neqoftese ajo ishte gati te lejonte veten ne duart e tij, nuk e dinte neqoftese ajo ishte gati te ndjente dike tjeter pervec vetes brenda saj.
Dori e tij rreshqiti per te disaten here ne kofshen e saj te mbuluar nga getat e holla te zeza. E ferkoi dhe e ngrohi ate pjese mishi, por me te ngrohu me teper atmosferen mes tyre. Ashtu sic ishin perballe njeri-tjetrit, ngriten syte per tu veshtruar por vetem shkelqimi i syve arrihej te dallohej. Ne vend qe te spostohej drejt saj, vuri dhe njeren dore ne kofshen tjeter te saj dhe i shtrengoi te dyja ato, duke e terhequr pas vetes dhe duke e perplasur ne prehrin e tij. E tronditur qendronte ajo kur ne pak momente ishte duke qendruar ne ate cep tavoline e me nje te terhequr, ndodhej e rrethuar nga ai, me duart e prekura ne belin e saj. E cuditshme si disa dite me pare, prehrin e tij e perdorte per te zbutur lendimin qe kishte brenda, sot, qendronte si nje objekt pasioni.
Vendosi doren ne faqen e saj te bute dhe e perkedheli. Thelle, nuk e dinte vete ai neqoftese ishte gati ta prekte ate ne menyrat qe pasioni i tij urdheronte. E urrente imazhin e saj qe i dilte ne endrra e zbuluar, e zhveshur, pa asnje pengese qe ai ta bente te tijen. E adhuronte, por e urrente. Vetem sa trulloste mendjen e tij, fuste djallin te luante me te dhe Xhoni i dorezohej atij duke deshiruar trupin e tij prane te sajit.
Per Kleoren kishte mjaftuar vetem prekja e tij ne kofshen e saj dhe kishte ndezur mijera shkendija, te cilat fatin e kishin te fikeshin prape teksa degjonin fjalet e Xhonit te flisnin :
'S'mundem'
Shtrengoi fort belin e saj duke e mbajtur per ta leshuar serish ne tavoline.
'S'mundem te ta zhduk ate pjese te pafajshme qe une adhuroj' kishte mundur pasionin, e kishte mberthyer ate ne zinxhirin e pantallonave dhe nuk e kishte lejuar te dilte. Nuk do te kishte ngopje po te kishte lene pasionin te mbizoteronte kunder tij. Kafsha brenda tij, duhej te ndizej vetem ne momentin e punes. Nuk do dinte te kontrollonte veten. Etja nuk i shuhej vetem me nje te puthur.
'Ik. Ik, largohu para se te me ndryshohet mendja' i irrituar me veten, apo situaten, uleriti. Kleora i degjoi fjalen, u ngrit menjehere naive me mendimin se do largohej aq lehte. Trupi iu rrembye nga duart e tij. Kesaj rradhe dora e tij shetiti ne te pasmet e saj, i perkedheli dhe degjoi ngerdheshjen te dilte nga buzet e Kleores.
'Po me gudulis' e degjonte me admirim kur buzeqeshte, por sado e adhuronte, ia ndaloi ate gazellim te buzeve duke i dhuruar nje puthje, e shtrengoi pas vetes sikur ishte dita e fundit qe do takoheshin bashke. Por jo, s'mund tae linte te shkonte, edhe pse i kishte dhene lamtumiren, nuk guxonte ta linte te shkonte.
'Kujtove se do te lija te ikje pa te prekur buzet' nuk e ndjeu dot buzeqeshjen e tij ne ate erresire. I dhuroi nje puthje te vogel ne balle para se t'i jepte nje shuplake vitheve te saj dhe kesaj rradhe, ta perzinte vertete jashte.
DU LIEST GERADE
E Pashmangshme
Aktuelle Literatur"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...