Kapitulli 3

1.9K 140 57
                                    

Ndoshta shikimi i saj fallso nuk kishte funksionuar. Po i hapte punë vetes. Nuk ndodhej nëpër filma, tjetri të kap dhe të dërgon aty ku nuk ta pret mendja, më nuk njeh veten, më nuk sheh as familjen. Shpresonte që me vështrim mos të kishte shpërthyer hapur frikën e saj, madje madje, ta kishte trembur. Gabohej, Xhoni s'mbante mend kur kishte soditur një vështrim aq të butë sa i saj prej kohësh. Mos të harronte frikën që e shfaqte  menjëherë. Aq i trajnuar sa ishte ai, dinte të lexonte fije për pe sytë e femrave, sidomos frikën. Frikën që Kleora ia jepte në pjatë. Ashtu i konfuzuar sic ishte u ngrit menjëherë nga tavolina duke shkëputur shikimin me Kleorën, ai shikim me atë vajzë i kishte treguar shumë. Aty ishte momenti kur frika e saj kaloi kufirin, të shikonte djalin e huaj të lëvizte këmbët. Ndoshta ai as nuk kishte punë me të e Marian, por ishte i dyshimtë si dreqi. Me shpejtësi marrëmendëse u nis për në stacion, kishte harruar se Maria priste përgjigjen e saj. Po c'përgjigje të priste, kur dhe vetë Maria e kishte dalluar frikën në cdo lëvizje të saj.

'Vërtetë nuk është se s'dua por më duhet të iki, faleminderit, mirupafshim!' me vrap arriti në stacion e hipi në cilin autobuz që i doli përpara, edhe pse kishte abone për një autobuz tjetër. Zemra i rrihte si e marrë, e frymën me vështirësi po e mbante të kontrolluar. Gjithsesi cdo njeri në autobuz shikonte punën e tij dhe nuk i kushtonin shumë rëndësi. Pa nga xhami me qëllim të gjente siluetën e Marias. Ndodhej pranë të njëjtit djalë që kishte vështruar. Nuk dukej i  kenaqur. E trembte më shumë kështu, dukej i egër. Dukej se po i bertiste. Mos ndoshta ishte sic i kishte thënë mamaja? Sigurisht që ishte sic i kishte thënë mamaja. Mamaja kishte gjithmonë të drejtë. Qetësoi veten. Dinte të mbronte veten. Dicka që kishte mësuar, ishte se kur nuk ngacmohesh, nuk të vjen kush nga mbrapa. Po c'e gënjente veten? Dihej që do i vinin nga mbrapa. Ajo ishte karremi. Ndoshta ai po i ulëriste prej faktit se Maria nuk kishte arritur t'ia mbushte mendjen. I kishte prishur asaj punë, por të paktën kishte shpëtuar veten.

E kishte gabim, mendimet e saj ishin shumë ndryshe nga realiteti. Kleora nuk dinte aspak se pas vështrimit të gjatë me atë mashkull, Xhoni kishte vështruar më thellë se c'kishte menduar ajo. Marias nuk po i bërtiste se përse e kishte lënë të shkonte, i kishte bërtitur përse nuk e largoi që në fillim.

'Tallesh ti?' i bërtiti Marias në mes të rrugës mes tërë gjimnazistëve të cilët kalonin aty, aq donin ata femijë, të vinin re sherr e të nxirrnin celularët, por Xhoni mjaftonte të kthente shikimin nga ata e dukej sikur vetë shikimi i kërcënonte të largoheshin përpara se të linte përgjysmë zënkën e t'u afrohej atyre. Nuk guxoi t'ia falte atë shikim vajzës së mëparshme, e ndaloi veten.

'Për cfarë të tallem? E kuptoj shqetësimin tënd që nuk arrita t'ia mbushja mendjen vajzës, por do ia arrij me kalimin e kohës'  fliste Maria tërë konfidencë në zërin e saj, e guximshme dhe e sigurtë në vetvete. Por ëndrrat nuk do ia thyente Kleora me mohimin e saj, do ia thyente ai në keto momente.

'Ti mbushje mendjen? Asaj?' preokupohej për atë vajze sikur kishte vite që e njihte. 'Nuk e vure re vështrimin e saj kur më shikonte mua? Gati sa nuk i ra të fikët në vend. Unë thashë se mos kishe zgjedhur ndonjë kurvë a ku di unë,po jo atë. Nuk është e duhura, mut zgjedhjeje paske bërë'

'Mos nxirr justifikime tani, edhe kurvë të ishte frikë do kishte!'

'Sa amatore je, po të ishte kurvë ajo nuk do rrinte të më shikonte sikur e dinte c'kishte për të ndodhur me të, do përpiqej të më bënte përshtypje me shikim, kjo më vështronte sikur i kisha ngrënë bukën, më futi frikën e mua!' i acaruar në kulm që c'do gjë kishte filluar t'i kthehej për ters, nuk arrinte të qetësonte dot veten.

'Ti dhe je pa bukë dhe ke dhe kushte. Fundja vajzat e mbara ashtu kanë përfunduar gjithmonë në punën tuaj, dhe kjo s'ka pse të bëjë ndonjë ndryshim, po mbylle aty dhe të të tregoj lagjen, e mbaro punë shpejt' e cuditshme si kishin arritur t'ia mbushnin mendjen aq lehtë ata meshkuj të fundoste vetë familjen e kushurirës së saj.

'Cfarë e ke atë ti njëherë?'

'Unë? Gocën e kushurirës'

Vështrimi që i dhuroi asaj, ishte i papërshkrueshëm. Nuk e kishte vëryer ndonjëherë këtë shikim në sytë e tij, nuk e perceptonte a ishte mëshirë kundrejt veprimit të saj apo mëshirë ndaj Kleorës.

'Sa bukur di të shkatërrosh fisin ti, po thuaj kur u fute vetë në udhë të keqe, do i fusësh sesbën dhe të tjerët' i fuste kunja tek-tuk sic bënte gjithmonë me Marian. Vërtetë i kishin vënë pseudonimin Xhon Djaloshi, sepse ishte më i riu në atë tregtim e punë, ia kishin cik frikën se i ri ishte, s'dinte c'bënte, si tani që klasifikonte kë do të trafikonte apo jo ; por një gjë e dinte ai, të sillej mirë me femra si Maria s'duhej. Nuk i interesonte shumë si sillej e sa zemërmirë ishte ndonjëherë, mjaftonte një veprim si të shiste nderin, jetën e të ardhmen e vajzës së kushurirës së saj, fliste shumë. Vërtetë, nuk është se i interesonte nderi i vajzës që kishte vëzhguar sot, por me aq sa kishte parë, ajo nuk ishte e duhura. Qëllimin që kishte në fillim për të duhet ta zhdukte. Sepse nëqoftëse e zgjedhura e tij nuk ishte e duhura, e tërë puna shkonte lemsh.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now