Kapitulli 29

1.7K 117 14
                                        

'E une tani mutin e marr vesh se ke qene e lidhur? Vras mendjen a je dhe e vigjer' syte e tij te erresuar sikur mbanin peshen e zjarrin me te flakte ne bote. Mesa duket pafajsia e saj nuk po e ushqente me shpirtin e tij te ndotur kur vete ajo po ia ndoste me shume. Ajo u step duke hedhur hapat mbrapa, per tu larguar, por nuk kishte askund kur dera ishte e kycur me celes. Nuk e kuptonte perse ai e mbyllte kur askush nuk hynte dhe ai asnjehere nuk perpiqej te bente ndonje gje me force.

'Jo,jo s'do shkosh gjekund' i grabiti krahun me forcen me te madhe, ishte nje moment gjaknxehtesie. Si ndihej ai te merrte vesh nga djemte e shkolles se saj qe ajo kishte qene e lidhur dhe e cilesonin kurve? Te kota ishin grushtat e zenkat me djemte adoleshente kur ai s'mund ta ndryshonte dot te verteten. 'Une genjeja veten me pastertine tende dhe neglizhoja te te prekja!'

'Sepse asnjehere s'me ke lene te te flisja, duke folur gjate e gjere si admiroje e adhuroje pafajsine time. E kur perpiqesha te te flisja per mire, te te thoja qe jo Xhon, po gabon, nuk dreqin jam e pafajshme, ti vete e ndosje shpirtin tend duke me lene mua te depertoja' i plotesoi deshiren e tij egoiste, te dilte qe ai dinte gjithcka dhe e verteta ishte ana e tij e historise, por ne te vertete dhe ai si te tjeret ishte, paragjykues, trillonte me mendjen e tij kokeboshe.

'Si dreqin ke qene e lidhur e s'me ke thene? Kush eshte ai qen bir qeni po nuk ia shkerdheva turite tani!' bertiste si nje maniak, ajo veshtronte e qete, duke u munduar t'ia shpjegonte me fjale te pakta qe tani ishte e tashmja, ato veprime ishin shuar me kohe.

'Si nuk e kupton qe me nuk ka me rendesi!' bertiti Kleora duke bere gare me te, por nje therje e thelle e nderpreu te fliste me teper. Sikur iu mor fryma kur ndjeu aromen e gjakun te shetiste neper faqet e saj. Grushti i tij ishte perplasur me xhamin e pasqyres, duke bere t'i hidheshin copezat e shkeputura ne fytyren e saj te brishte, te bute. Fale zotit kishte qelluar ajo pasqyre aty se nuk dinte si ta shuante zemerimin. Por tek ajo, kurre, as nuk do e kishte menduar te godiste ate, nuk do e kishte lejuar veten, kot se koti i bertiste asaj se gjasme ishte e prekur, kur vete akoma e cilesonte Kleoren e tij te pafajshme, sepse thelle thelle ai e dinte qe ajo ashtu ishte. Thjesht haej kot me kot, se ishte gjaknxehte e aq donte.

Kleora kot te vendoste duart perballe duke treguar mjaft qarte qe ajo ishte shenje qe ai te pushonte, ajo ishte vrare. Por ai dreq djali gjaknxehte, vazhdonte te argumentonte me ze te larte e te bertiste sikur nuk e kishte perballe vajzen e shkrete.

'Mjafton' pershperiti me buzet e saj ku lotonte gjaku, s'arrinte te besonte veten sesi po qendronte aq e qete dhe fliste me ze te ulet per te qetesuar ate kur kishte nje cope gjigande xhami ngulitur ne faqe. Ndersa ai ishte gati si dreqi te kapte fytyren e saj te vogel nder duar dhe te perplaste buzet fort e as nuk i interesonte nese ishin te gjakosura. Nga cdo veprim i saj ishte i ndezur, gjaku ishte i padukshem ne ato momente. Ishte i padukshem per Xhonin, por jo per Kleoren, vajzes se mjere i dhimbte. Vriste mendjen a i dhimbte me shume fytyra apo fakti qe ai kishte mendjen te diskutonte kur perballe kishte nje vajze te gjakosur. Qendronte me syte e mbyllur e fytyren e mbuluar nga gjaku. I ishte falenderuese qe ne momentin e pare qe e kishte veshtruar nuk kishte guxuar t'i bente dicka te keqe, qe mospranimi i saj te kthehej ne pohim shume shpejt, nepermjet detyrimit. Por me kete po e kalonte kufirin, edhe nje kafshe nuk do te pelliste ne ate menyre kur te veshtronte se ajo qendronte e gjakosur dhe e vrare. Ndoshta ajo harroi se ai kot nuk ishte i perfshire ne pune te pista, ate anen e erret qe zoteronte gjate punes, sapo e kishte cliruar per here te pare ne pranine e saj.

'Do harrojme faktin qe i kishit shpikur pallavra vellait tim qe jam shtatzane me ty, madje e kishit goditur me pistolete, e une ne vend qe te vras mendjen per vellain tim, rri caj bythen me koken tende qe me llap per shpirtera te paster, pafajsi e gjera! S'je realist fare Xhon, po fare. Supozohet te ishe ti ai qe do ma beje 8 me 2 mua, por mesa kam pare, nje egoisti si ty i interesojne vetem puthjet dhe si te gjeje nje menyre te beje seks me nje vajze qe per t'i dredhur mendjen i thote luledielli. Epo gjeje cfare ti kafshe egoiste, mund te te puth e te ndjej shume mire, po me ate qe i kishe bere vellait tim, ate luledielli e ke thare pergjithmone. S'po lotoj sepse e di qe Samueli kur i ka thyer zemren nje kafshe si ty, arrije t'ia dale kundrejt nje plumbi'

Ato fjale ishin thjesht te teperta, nuk duhet kurre ta kishte marre guximin per t'i thene. Me te vertete ai e kishte kaluar kufirin duke e ofenduar ne ate menyre, por ajo i kishte vene vulen. E kishte kapercuer kufirin larg dhe nuk kishte me kthim mbrapa. Ishte mesuar me ate Xhon te bute dhe harronte lehte se tek ai flinte dhe Xhoni i erret, thjesht nuk donte ta shfaqte tek ajo, nuk donte ta trembte. Por kur ajo ngacmonte vete qellimisht plaget qe s'duhej, atij nuk i interesonte aspak si ndihej kur e puthte apo e prekte, dhe sic asaj nuk i plaste per te, as ai nuk ishte i detyruar te bente te perkujdesurin me te.

Maksi kishte te drejte, por Xhoni vazhdonte sipas mendjes se tij, duke enderruar e adminuar ate pafajsine false te saj. E si perfundim, c'fitoi prej saj? Te kthehej dhe ajo si i vellai, e pashpirte dhe e ftohte. Vetem se askush nuk duhet te matej me ftohtesine e Xhonit neqoftese donte ta shfaqte.

Veprimi i ardhshem fitoi menjehere pendimin e Kleores, menyra sesi ai e hodhi ne krevat ne menyren sic kapi Arditin si nje lecke, e trembi. Ndoshta vertete e kishte tepruar me shume se c'duhet dhe do hante pasojat.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now