Kapitulli 9

1.6K 121 15
                                    

'Të kanë parë me një cupë' ktheu shikimin e tij të lodhur prej telefonit drejt Xhonit. E vështroi me dyshime e shtoi sërish. 'Të bukur. Një cupë të bukur' e më këtë të fundit arriti të fitonte vëmendjen e Xhonit menjëherë. C'donte të thoshte Maksi me atë? Thellë e dinte se c'nënkuptonte Maksi me bukuri, por preferonte të bënte sikur s'dinte gjë.

'Dhe?'

'Dhe nuk e shoh gjëkundi' hodhi kunjën kundrejt djaloshit. Pak i revoltuar ishte sot nga ajo vajzë që akoma nuk i kishte zbuluar emrin, tani dhe Maksi i hidhte drru zjarrit.

'Ku do ta shohësh ti pallosh?' sot nuk përtonte aspak t'ia kthente rëndë cdokujt që e provonte.

'Mor Xhon djalosh, po të pyes dhe njëherë,ku ma ke vajzën? Pse s'është këtu,e gjunjëzuar madje, e kishte planifikuar mirë Maria e ti më vete mua e i thua se s'është e duhura? Pse me zgjedhje janë këto pune o la? Mos na bëj të pendohemi që të kemi futur në mesin tonë'

'Aaa, të paska folur ajo bucja prandaj nxirrke tym ti, prandaj cuat një të pallonte mamanë e vajzës, nga inati im? Merresh me Marian, në vend të mbash vendin tënd, bie në nivelin e saj!' goditi fuqishëm me grusht tavolinën e zezë të Maksit dhe ngushtoi më tepër shallin rreth qafës,i kishte mbuluar dhe mjekrën e tij zeshkane, e kishte fiksim të tregonte vetëm sytë.

'Hajde këtu mor djalë!' bërtiste Maksi me vete por Xhoni vazhdoi rrugën. Sikur ia bënin me qëllim duke i përmendur moshën e re që kishte për këto pune. Se kush i kishte kapur pre tërë ato femra që i sillnin milionat në duar, e ata e injoronin. Kur vinte puna për vendimet e tij, i rikujtonin se ishte më i vogli e ai bënte gabime. Ai nuk bënte gabime, mendonte me logjikë. Por në ato punë logjika nënvlerësohej, as nuk egzistonte në ndonjë cep,ndersa ai guxonte ta fuste në atë ambient me zor, në mes të tërë shpirt-bosheve dhe imagjinatave të vdekura. Ky ishte i vetmi gabim i tij, të ngjallte pa dëshirë funksionin e mendjes pranë të tillëve persona.

Këtë natë nuk kishte vënë gjumë në sy jo vetëm Kleora, por dhe Xhoni. Kleora kishte fjetur në kuzhinë, në dysheme, kishte shtrirë një batanije dhe mamasë nuk i kishte dhënë shpjegime. Madje e kishte vështruar si një të panjohur, lotët ishin gati të formoheshin sa shikuan pamjen e mamasë së saj që qëndronte përballe saj, por qëndroi neutrale. Më mirë të bënte të paditurën, dhimbte me pak.

Ndërsa Xhoni vinte në dyshim logjikën e tij, ta përdorte këtë here apo jo. Ta përdorte do gjykohej, të mos do vriste shpirtin e një vajze që mund t'i falte gjithcka vetëm për një ndihmesë. Dhe t'i vritej, ai kurrë nuk kishte qënë aty për të shëruar njerëzit. Nuk kishte as të bënte me këtë punë. Po dhe sikur të kishte nuk është se do rrinte të gjykonte veten, kishte vrarë mijëra shpirtëra femrash dhe nuk e kishte prishur terezinë. Gjithsesi ai nuk mund të pastronte pisllëkun qe i ishte formuar të ëmës së saj, por mund ta ndalonte të mos ndotej më tepër. Të bijën, atë jo, nuk do e prekte, nuk do e ndoste. I pëlqente ajo vajzë ashtu e paprekur, e pastër. Ashtu jo e duhur sic ishte. Zor se gjente tjetër kënd ashtu. E la vendimin për në mëngjes, të surprizonte veten,e ndoshta mund të surprizonte shikimin e lodhur të saj.

Fatkeqësisht ai mëngjes ishte zhgënjyes për të dy ata. Vendi në karrike ndodhej bosh, ashtu sic ishte dhe shikimi i saj kur nuk vëreu askënd në atë lokal. Ishin nxënës e mësues plot por ishin të padukshëm në këto momente. Nuk e dinte a ndjeu zhgënjim apo lëndim kur e kuptoi që ai nuk ndodhej aty për ta ndihmuar. I kishte falur gjithcka, c'mund të ishte më shumë se të dhuroje dhe tërë veten tende? Sidomos në punet që ai merrte pjesë, ia bente më të lehtë. A thua e kishte inat atë vajze apo thjesht shpirti i tij i vdekur nuk ia lejonte? Por ajo i kishte dhënë veten në këmbim për vetëm një ndihmë, i kishte dhuruar jashtëzakonisht shumë në këmbim të dickaje të vogël. Sërish ai fuste preferencat në këtë mes. E dinte që nuk ishte më simpatikja, as me trupin më me forma dhe të hijshëm, as nuk vishej fine dhe elegante, por e meritonte një ndihmesë të vogël me një lutje të tillë. Askush nuk ka lindur i pashpirt, edhe nëqoftëse i ka kthyer jeta të tillë, fshehur brenda akoma aty ndodhet, thjesht e groposin njerëzit dhe mendojnë se e kanë humbur.

Ashtu humbi  shpresat. Sot nuk dihej kush kishte humbur shpresat, Kleora kundrejt atij apo ai kundrejt vetes. Gati mesditë e ai qëndronte akoma shtrirë në shtrat, zgjuar por me shikimin ngulitur në tavan. Ishte zgjuar që në shtatë madje, orët kalonin dhe ai shikimin nga tavani nuk e lëvizte, sa mendime i shëtisnin e përpiqej t'i largonte. Ishte e kotë kur nuk lëvizte nga vendi. Ishte koha kur ajo doli nga shkolla dhe ai akoma qëndronte në shtrat. Zhgënjimi në syte e saj ishte i hapur kur sërish gjeti në karriken e tij të ulur dikë tjetër. Vendimi i tij ishte i qartë për Kleorën, cdo fjalë e lutje ishin të kota. Ndoshta bota nuk ishte aq me ngjyra sa c'e shikonte ajo. Ndoshta vërtetë egzistonte vetëm bardhë e zi.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now