Kapitulli 7

1.7K 124 38
                                    

Po, atë natë kishte treguar rebelizëm e moskokëcarje ndaj shtëpise ku kishte mbrojtur kokën. Ishte larguar duke përplasur derën e kishte vrapuar te Vjosana, të tregonte ngjarjen nuk e kishte lënë mendja, thjesht kishte fshirë lotët dhe i kishte treguar se e ëma kishte shkuar diku. Me gënjeshtra të bardha përfitoi strehim te e shoqja, mezi kishte pritur të shtriheshin për të fjetur që të shpërthente lotët të cilat i kishte mbajtur ato orë të kycura kur bisedonte me Vjosanën.

Kjo ishte arsyeja përse e ema ishte treguar e ftohtë ndaj ngrohtësisë së shtëpisë së saj, nuk ishte më ajo. Ishte shëndërruar në versionin rrugac të një femre të kulturuar e të hijshme. Ia kishte arritur këndshëm dhe plotësisht. Le të mos mendonte për veten. Po për fëmijët e saj, mirë për Kleorën por për Samuelin? Vetëm ta merrte vesh ai, e bëhej hataja. Mirë që ishte jashtë-shtetit, e për herë të parë dëshironte që i vëllai të qëndronte më shumë kohë andej. Le të digjej nga malli, po më mirë se t'i digjej shpirti kur të vështronte të vëllain të përballej me një turpërim të tillë.

Në mëngjes ishte ngritur e ngrysur, e pafuqishme fizikisht, por mendërisht kishte mjaftueshëm forcë. Ishte përgatitur për këtë betejë fjalësh tërë natën, nuk kishte vënë sy gjumë, prandaj rrathët e zinj ia kishin shpërfytyruar fytyrën e saj të ciltër sot.

U ngrit me Vjosanën, u bë gati me shpejtësi dhe merrte vazhdimisht frymë thellë, me shpejtësi. Vjosana e vuri re por nuk donte ta bezdiste. Që dje e kishte kuptuar që dicka e ngacmonte por nuk foli.

Sa zbriti nga autobuzi, sot as nuk i interesonte se sa shumë shtypej midis njerëzve, aq më shumë t'ia rrisnin inatin, aq më mirë ishte. Sapo zbriti kaloi në anën tjetër të rrugës pa vështruar asnjë herë të vetme nga lokali, atje donte të arrinte. Ngjiti ato dy shkallë të vogla që kishte dhe shikoi rreth e rrotull, ai nuk ndodhej aty e zemra filloi t'i rrihte fort. Shikimi i tij nuk ndodhej aty, jo sot. Por përse jo sot? Sot kur ajo për herë të parë do i fliste, sic ai për herë të parë dje i buzëqeshi?Përse të gjitha të zezat binin mbi të? Ndoshta ky ishte qëllimi i tij, ta mbante me ëmbëlsi  buzëqeshjesh e soditjesh për të mbuluar shkatërrimin e shpirtit të saj kur të mbërrinte në shtëpi.

U ul në një karrike dhe mbuloi fytyrën me duar, gati, pothuajse gati të lotonte sërish. Ajo brengë e madhe në shpirt ia cënonte aq shumë trupin, clironte një dhimbje aq të madhe saqë ajo s'mund ta përballonte. Ishte mësuar të kishte një mama të sinqertë, një mama të qëndrueshme, kjo s'ishte mamaja e saj. Ky ishte iluzion, ky duhet të ishte ndonjë halucinacion. Më mirë të kishte rënë në duart e atij djali e të kishte bërë c'të donte me të, ta kishte trafikuar, t'ia kishte shqepur organet nga trupi. Të përballej me një pamje të tillë nuk duhej, nuk ishte e denjë për një familje të shëndetshme sic kishin qënë ata.

'Keqardhje të të ndërpres të qarën, por më duhet të pi kafen e mëngjesit' menjëherë ajo lëshoi duart nga trembja që kapërceu nga fjalët e dikujt. Sot s'mundej dot as të ngrinte kokën lart, por e detyruar atë beri. Në cast sa njohu sytë monoton, tashmë për herë të parë i kishte përballë kaq pranë, u ngrit si një rrufe nga tavolina dhe ngriti pak zërin për t'i rënë në sy atij. E la analizimin e tipareve të fytyrës së tij, por ai nuk përtoi ta bënte dicka të tillë. E dinte që dicka kishte ndodhur kur vajza e ciltër që ai ndiqte ditë për ditë, sot dukej e vdekur.

'Hajde dalim pak të flasim cik' ngjasonte më shumë si një urdhër. Sot kishte arritur herët në shkollë, të kishte kohë t'i bërtiste e kërcënonte atë. Atë që supozohej ajo të kishte frike, jo Xhoni atë.

'Absolutisht' anoi pakëz buzët dhe ndoqi Kleorën teksa zbriti sërish të njëjtat shkallë. Aty anash atij lokali, afër një lulishte të vogël, ndaluan e qëndruan përballë njëri-tjetrit.

'Shumë dëshirë të të dëgjoj' atij i dukej tallëse të përdorte gjuhën e edukuar, por asaj i dukej bezdisëse.

Tani që ajo qëndronte përballe tij, nuk dinte c'të fliste, përballë shikimit të tij gjykues, sytë krejtësisht të zinj të cilet e vështronin atë në pritje. Në pritje të një fjale, një përgjigjeje.

'Mund...Mund të më kishe prekur mua me dorë, të më kishte futur thikën në stomak, të më kishe nxjerrë në semafor apo të më torturoje e rrihje në mënyrat më të ndryshme, tulla të më hidhje në kurriz e me kamxhik të më godisje derisa të perëndonte por kjo? Kjo dhemb më shumë sesa të më diskriminosh në mënyra të tilla! Të më kthesh mamanë në një prostitutë vetëm se mua nuk më arrite te më bëje një të tillë? Po të lutem, të përgjërohem na, na!' drejtoi duart e saj të brishta drejt tij me lotë në sy. Duart e vogla e të thara, kthyer në një ngjyrë vishnje të lehtë nga i ftohti. Xhoni e dalloi, zemra iu struk. Kush person ia lejonte vetes t'i ndodhte dicka e tillë? Nuk ndodhej në vendin e saj. 'Urdhëro vetë fjalën time që do të bëhem skllavja jote vetëm mamanë time mos ma ndot. Të kam dhënë fjalën të bësh c'të duash me mua, nuk bëj zë. Nuk ankohem aspak, vetëm ktheje mamanë time në rrugë të drejtë. Nuk të shaj, nuk të ofendoj aspak, s'të bërtas. Ty s'do të të bënin përshtypje gjithsesi. Une të lutem, të lutem qindra herë të ndryshosh personin që ke vendosur të kthesh në atë rrugë. Më hiq nga shkolla, më shkatërro të ardhmen, më hidh në plehra, më nxirr të lyp, por jo mamanë' lotët nga sytë e saj rridhnin me furi. Nga burimi brenda i kishte shprehur ato fjalë aq hapur, tërë ajo bisedë që kishte planifikuar mbrëmë ishte e kotë, kur brenda thellë biseda ishte e planifikuar nga dhimbja. Do bënte cmos që kishte përmendur vetëm të mos e shihte atë pamje sërish në shtratin kur dikur mamaja e saj kishte vendosur kokën në supin e babait të saj. Nuk kishte dhimbje më të madhe se të vëreje nënën tënde në atë mënyrë, copëzim i fortë, copëzim në mijëra pllaka.

Ai djalë s'mund ta besonte. Ku e dinte ai se do ishin fjalët për të që një ditë do e bënin t'i krisej zemra, fjalët e një vajze të panjohur që i digjej shpirti nga ato lotë të nxehte që derdhte për nënën e saj. Xhoni as nuk kishte të bente me këtë situatë, as nuk dinte se kush e kishte kthyer mamanë e saj në atë menyre, por që tregtia e tyre kishte punë në këtë mesele, e dinte. Si të kishte kushurirë Marian, do të kishte ndërhyrë diku. S'ia kishte arritur me të voglen, i kishte mbushur mendjen të madhes. E keqja ishte se e vogla fajësonte Xhonin tani, duhet t'i ndalonte lotët edhe vajzes .

'Nuk kam asgjë në dorë' ndoshta keq pakëz i vinte të vështronte një vajze si ajo të këputej përballë syve të tij, por i kishte premtuar vetes se nuk do lejonte asnjëherë keqardhjen t'i hapte punë. Vetë e kishte zgjedhur këtë punë, s'është se e kishin detyruar. Tani le të përmbushte kërkesat e urdhërat. Se qante njera nuk do kthehej Nene Tereza. Ashtu gojëhapur e la me lotë në sy Kleorën aty dhe u nis të largohej, ishte i siguruar ne mendje që kaq mjaftonte të vinte të mbronte vajzën e huaj.

'Mos u largo prej meje' fjalët e saj i tërhoqën vëmendjen. Ato fjalë të vrara, të thata. Nuk mund të ndihej dot as ndonjë emocion, të pakten ta dinte se nuk po aktronte. I vështroi sytë, u bind. Po  vuante.

E PashmangshmeNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ