Ngjasonte e çuditshme, kishin kaluar ditë dhe Xhoni nuk ia kishte kthyer ndjekjen. Vetë i kishte këshilluar të bisedonin nëpërmjet instagramit dhe vetë nuk jepte shtysa për ta bërë këtë gjë. Kleora as që diskutohej t'i fliste. Njëri më krenar se tjetri.
Djaloshi as nuk e dinte që ajo ishte vajza e cila i kishte vrarë mendimet natë për natë. Deri në momentin kur ajo ndryshoi foton e profilit, një foto ku tregohej fytyra e saj. Atëherë një lexim i vogël i emrit mjaftoi të thërrmonte të gjitha copëzat e ngjitura me kujdes të tij. Gati, pothuajse të lëshonte lotë. Të dinte emrin e saj që në fillim, as nuk do i hidhte shikime, do largohej menjëherë. Nuk do e ngacmonte, as shkelte syrin, nuk do bënte asgjë që ta bezdiste, do e linte të shkonte e qetë. Do priste të gjitha pengesat, do sillej si një kafshë vetëm të largonte të tërë meshkujt që ishin gati t'a dëmtonin. Por tani, tani ishte vonë. Xhoni i kishte dhënë fjalën, vetëm nëqoftëse ajo s'do pranonte më ndihmën e tij. Do ishte si një shpetim për të, nuk do e vështronte më vajzën. Se tani që i mësoi emrin, do i thuhej zemra sa herë ta sodiste. I kishte premtuar vetes pandjeshmërinë dhe ajo ishte aty për t'ia thyer këtë ligj të krijuar nga ai. Nuk donte. Ishte i fortë, por ishte e dhimbshme. Ta kishte atë emër aq pranë vetes, e të mos copëtoheshin të gjitha pjesët e ngjitura, ishte e pamundur.
Shtypi butonin per t'i derguar kerkese dhe fluturoi telefonin tutje. U hodh mbi divan e shfryu i tensionuar. I hidheruar,i trembur. Sot, per here te pare ishte ai i trembur ne kete mes, i trembur pas kaq shume viteve.
S'donte me t'i shkruante, as ta ndihmonte, kot nuk e kishte paralajmeruar intuita te mos merrej me te, prandaj i thoshte vetes qe nuk ishte e duhura.
Vajzes sikur iu cel fytyra kur erdhi kerkesa prej tij, me ne fund u kujtua dhe ai do e ndihmonte. Priste mesazhin nga ai, por ajo se dinte qe ai po priste mesazhin nga ajo. Ishte e cuditshme sesi ishte kthyer ne kete menyre,me pare do merrte mendimin e te emes neqoftese ti shkruante atij djali e tani,tani duhet t'i merrte mendimin atij djali neqoftese duhet t'i fliste te emes.
Kleora__ : O Xhon?
Xhon.djaloshi : Vajza e Ismailit?
I kapi te dy te papergatitur shkrimi i te dyve ne te njejten kohe. Ose nuk shkruante asnje i pari,o do shkruanin patjeter ne te njejten kohe.
Kleora__ : E kam Kleora...
I ktheu ajo menjehere pergjigjen e cuditur perse ai i ishte referuar ne ate menyre kur emrin e saj e kishte perballe syve.
Xhon.djaloshi : E di.
Ishte me i ftohte se c'ishte ne realitet. Ta priste biseden vetem me nje fjali, sikur nuk i interesonte aspak me te. As asaj nuk i nevojitej shume biseda me te, por i duhej nderi i tij.
Kleora__ : Do doja te dija a ke folur me ate?
Xhon.djaloshi : Me ke ate?
Ai e dinte shume mire ke referonte ajo me 'ate' por ajo gabohej shume me nivelet ne punet e tyre. Kujtonte se liderin e kishin mik,e mund te flisnin hapur me te. Nejse,se ne rastin e Xhonit, ishte e vertete, por jo gjithmone mund te ndodhte ashtu. Pa qe nuk kishte ndermend t'i kthente pergjigje, keshtu qe i shkruajti serish vete.
Xhon.djaloshi : Jo.
Kleora__ : Jo?
E zhgenjyer kthente pergjigjen menjehere.
Xhon.djaloshi : Jo,sepse se di kush ishte ai qe pranoi ta fuste ne pune mamane tende.
Kleora__ : Mos eshte Maksi?
Pergjigja e saj e konfuzoi. Po ajo vajze nga e njihte nje burre aq te rrezikshem sa Maksi? Po dyshonte ne pafajsine e saj, po dyshonte ne intuiten e tij.
Xhon.djaloshi : Nga e njeh Maksin ti?
Kleora__ : Degjova njehere Marian t'a permendte kur po flisnin per lloj lloj punesh...
Xhon.djaloshi : Ah,qenke dhe pergjuese.
Kleora__ : Gabohesh. Gjithsesi, s'te shkruajta te zgjasnim biseden me fjale te kota, ti e di per cfare te shkruajta.
I kishte mberritur si ofendim ai mesazh. Deri tani ishte mesuar ai te nderpriste ai biseden e te bente te painteresuarin dhe tani sapo mori nje mesazh qe pak a shume donte te thoshte se ai duhet te mbyllte gojen ose te fliste pak dhe per ate qe duhej.
Xhon.djaloshi : Pa e zgjatur shume,e vetmja ndihme qe mund te te jap keto dite eshte qe ne momentet e keqija mund te vish te flesh ne apartamentin tim. Pa merak,une nuk jam ndonjehere ne shtepi,rralle,shume rralle.Meshkujt me te cilet fle mamaja jote nuk jane engjej,se flejne me mamane tende s'do te thone qe nuk mund te te prekin ty me zor.Nese e sheh te arsyeshme ndonjehere,apartamenti eshte aty.Nese do te ta jep celesin qe neser,me lajmero sot.Qe te vij neser te lokali. Do shoh c'do bej per mamane tende,por kur te mbarojme pune se bashku mbaron dhe njohja sigurisht.Me s'shihemi.
Goja e saj u hap nga habia kur pa mesazhin e gjate qe ai kishte derguar,u mesua me ato dy-tre fjalet e vogla qe dergonte. E lexoi qete e qete dhe pa vetedije i kishte celur nje buzeqeshje ne fytyre,sado ndihme e vogel per punen e apartamentit,do te thonte shume.T e flinte diku ku nuk kishte zhurme dhe jo aurole tensioni,ishte dicka qe se kishte perjetuar me kohe.
Kleora__ : Faleminderit shume. Neser eshte e shtune,nuk para dal nga shtepia. Por te henen,nese je i lire...
Sa e emocionuar ishte, por prap dicka nuk kuptonte nga ai. Perse u kujtua pas kaq shume kohesh dhe perse ai kujdesej shume ndaj meshkujve qe ishin gati te drejtoheshin tek ajo?
Kleora__ : Te te pyes per dicka?
Xhon.djaloshi : Po,jam i lire.Naten
Ne momentin qe ajo mblodhi forcat ta pyeste, ai i tha pershendetjen e fundit, deri kur pa mesazhin e saj.
Kleora__ : Ah,mirupafshim atehere.
Xhon.djaloshi : Po,mund te pyesesh.
U bene nje lemsh i madh. Por ajo e la fare ate pune, me mire te qendronin pyetje pa pergjigje ne mendjen e saj, me hipotezat e mendimet e veta. Se ndoshta pergjigja e tij nuk do dilte sic e kishte imagjinuar dhe do zhgenjehej.
Kleora__ : Ska gje po he,naten e mire.
Ajo bisede perfundoi me fjaline e fundit nga Kleora, Xhoni ia la te shikuar dhe vazhdoi punen e tij, ndersa Kleora per here te pare pas kaq shume kohesh,u shtri te flinte me nje buzeqeshje ne fytyre.

YOU ARE READING
E Pashmangshme
General Fiction"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...