Kapitulli 17

1.5K 120 54
                                    

'Perpara se te filloj,me ler te them qe asnjehere nuk kam patur asnjehere qellime te keqija, kurre nuk kam dashur te te perdor...'

'Dicka qe do thoshte dikush qe ka perdorur dike' ajo arrinte te shikonte shkelqimin e syve te tij po jo plotesisht shikimin.

'Po me keqkupton...'

'Nuk po te keqkuptoj aspak,po nejse vazhdo' nje prekje e vogel e beri Xhonin te dridhej i teri, Kleora kishte marre doren e tij dhe e kishte shtrenguar. Priste ndonje te bertitur apo ndonje shuplake, keshtu kishte pare neper filma, te fitoje kofidenca me njerez qe kryenin pune te tilla. Por ai thjesht shfryhu,e kishte mbyllur syte, por ajo s'kishte si ta vinte re ne ate erresire. Ishte qetesi, heshtje, e s'do e besonte asnjehere qe heshtja prane tij do ishte kaq qetesuese per trurin e saj. Veprimet e saj te sotshme nuk po cudisnin vetem Xhonin,por dhe Kleoren vete. I nevojitej ajo ngrohtesi, ngrihej nga ftohtesia. Jo vetem fizikisht, po brenda nuk ishte nuk ishte ndjere ndonjehere aq e ngrire. Njelloj sic beri ne shtepi ne preherin e te vellait, keshtu beri dhe te Xhoni. Vendosi koken ne preherin e tij. Dora e tij u vendos siper kokes se saj, ajo u habit, por qendroi pa levizur. Mbylli syte dhe ajo, ishte gati ta zinte gjumi, por fjalet e tij penguan.

'Mund te flasesh' kishte frike te tregonte. U qetesua ne momentin kur u shtri ne prehrin e tij dhe ai nuk do e pyeste,por kishte gabuar.

'Ne nuk duhet te takohemi me' heshtje. Mori fryme thelle. 'Faleminderit per ndihmen qe me ke dhene deri ne keto momente por s'ka gje. Edhe nese nuk  e kthen mamane time ne rruge te drejte, e di qe je perpjekur. Faleminderit per gjithcka, por te lutem, me nuk do e shohim kurre njeri-tjetrin' pas fjaleve te saj nuk pipetiu me as miza. Nje heshtje e mbytur dhe Xhoni...Xhoni ne vend qe te fliste dicka, nisi t'i ledhatonte floket.

'Me degjove?' ai nuk beri ze serish. Vazhdonte te perkedhelte floket e buta te saj. Keshtu kishte bere dhe Samueli pak me pare, por ndjenjat ishin te ndryshme, nga dy duar te ndryshme. Ate ngadale po e zinte gjumi, syte po i mbylleshin, ajo erresire dhe ai ledhatim po ia benin shume te lehte te binte ne gjume.

'Ajo do te ishte si ti, lekure bardhe si bora, me floke te bute, e buzeqeshje te cilter. E pafajshme, e ndrojtur, ndoshta e frikesuar. Por une s'do e mesoja te ishte e frikesuar. Jo, do e mesoja si te ishte e forte' zeri i tij dridhej kur fliste ato fjale.

'Per ke po flet?' pyeti ajo pa qellim te keq, por s'mori pergjigje. 'Dhe une s'jam e pafajshme' tha te verteten, por ai me veten qeshi. E kishte marre si nje shaka, por Kleora nuk po tallej. Te dinte realitetin e Kleores, nuk do e cilesonte sic mendonte.

Ajo nuk priti shume te mbyllte syte, kishte rene ne gjume te thelle. Pas shume oresh me kujdes puliti syte, kesaj rradhe per tu perballur me  dhomen plot drite. Dritaret ishin te hapura, ndihej vesa e mengjesit. Kishte fjetur shume meqenese ishte mengjes ne keto momente, por personin qe e kishte vene ne gjume nuk po e veshtronte gjekundi. Pa rrotull dhe jo, nuk ndodhej askund. Jo,a s ne kuzhine nuk ndodhej. Por nje shenje nga ai, e vereu.Nje leter te vendosur ne tavoline. E shpalosi e nje shkrim i vogel ishte shkruajtur aty.

Neqoftese do te ishe dikush tjeter,nuk do e imagjinoje dot se c'do te ndodhte me ato fjale qe me the. Por une s'mund te thaj te vetmen luledielli qe kam gjetur. Lamtumire,Kleorë.

'Ku ishe Lea? Ku ishe?' edhe pse vellai qendronte i acaruar, te pakten i vinte mire qe me ne fund ne shtepi kishte dike qe mendonte per te, interesohej dhe frikesohej. Ishte mesuar keto jave qe jo vetem te mos kishte perkujdesje, por ta injoronin, ta lendonin.

'Te nje...'

'Shoqe? Kleora, kur kam qene une ne gjimnaz,cupat vinin benin seks me mua naten e ne mengjes shkonin u thonin prinderve se ishin te shoqja'

'Po per ty vdesin te gjitha mor ca thua, ti dhe Xhulio tere Tiranen keni provuar ju' ironizonte Samuelin e te kushuririn ajo.

'Vec shkollen' qeshi ai me te motren. 'Eee mos me nderro mua muhabet, po ku ishe?'

'Isha te nje shok' i tha te verteten, por shok nuk mund te thuhej se quhej. Tashme nje i panjohur.

'Si si?' i vellai u tremb kur degjoi fjalen shok.Kohet me s'ishin si me pare, tashme qellimet e nje shoku ishin te dukshme qe ne momentin e pare. Nuk kishte me 'shok', te tere kishin qellimet e tyre te pista.

'I kishte vdekur dikush' i kishte vdekur shpirti.

'Aa, po mire.Normal qe s' keni bere gje se supozohet te marre njehere veten ai pa te fuqizohet' fliste me veten ai po nuk e kishte me tallje. Kleora i buzeqeshi dhe u nis per ne dhomen e saj,por Samueli e ndaloi duke e terhequr pas vetes dhe i dhuroi nje perqafim te ngrohte.

'Aa sa e ka marre malli lalin per ty' e puthi ne koke dhe asaj menjehere iu kujtua kur Xhoni i perkedhelte floket. Nuk i kishte thene as arsyen perse s'duhet te takoheshin me, e kishte lene ne pritje dhe konfuzim.Pale cfare kishte krijuar ne mendjen e tij.

'Hajde dalim sot meqenese doje dje' i buzeqeshi te vellait.

'Kalojme nga ismaili, mos ka ndonje te mire'

'Mos u trego pedofil tani, sa vjec jane ato e sa vjec je ti'

'Po s'do ngacmoj ato une, do ngacmoj praktikantet' i dhuroi ai nje puthje te lehte ne balle.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now