Kapitulli 31

1.7K 109 14
                                    

Qendronte me krahet pas qafe, shtrire ne krevatin e tij tashme te gjakosur, jo vetem nga plaga e saj, por edhe nga pakujdesia qe kishte treguar gjate aktit. Ajo qendronte me kurriz te kthyer prej tij, me trupin qe i dridhej jo vetem nga i ftohti, por edhe nga dhimbja e vazhdueshme. Plaga ne faqe nuk kishte ndaluar se rrjedhuri gjak, akoma vazhdonte te leshonte ndonje pike gjaku, ai as nuk ishte perpjekur ta ndihmonte me ndonje lecke, por e kishte lene te plagosur ne cep te krevatit, shtrire.

'E di qe po qan, boll bere sikur fle'nuk gjente dot forcen ta shihte ne sy, lere me t'i fliste.

'Duhet te ishe e pergatitur, do ndodhte se shpejti,e prisje' serish foli duke mos lene hapsire qe ajo mos te pergjigjej. Zemra e saj trokitjen e nisi rendshem si gjithmone kur ai fliste, lotet nje nga nje shtoheshin me furi.

Me ne fund fjalet e saj tingelluan ne veshet e tij.

'E prisja, por jo prej teje' mjaftonte ajo fjali e vogel te heshte buzet e Xhonit. Më as ai nuk kishte asnje vend ku te kerkonte per fuqi t'i fliste asaj.

Pas nje qetesie te gjate pa asnje pershperime,me ne fund ai theu heshtjen,s'mund te qendronte duke duruar te qarat e saj ne ate qetesi.

'Kush eshte Xhulio?'

'Ska rendesi,sbesoj te te kete bere gje ty..' ashtu e derrmuar sic ishte e kishte pranuar faktin qe kjo do ndodhte edhe neqoftese ajo nuk do te fliste, tani ishte ne duart e tij dhe me s'kishte shpetim. Duhet ta kishte mbajtur veten qe ne fillim e tani po e pesonte, ndodhej ne nje krevat shtrire prane nje trafikanti, e prekur ne dhjetra menyra, dhe pothuajse gati per ta nxjerre gati ne rruge.

'Kush eshte Xhulio?' perseriti dhe njehere pyetjen e tij por kesaj rradhe ngjasonte me shume si me nje te bertitur. Tani donte nje pergjigje.

'Nje kushuri'

'Eshte fejuar me nje Iva mesa di une' ajo fjali e tij e ngriti menjehere nga krevati e trullosur. Jo, nuk duhet te vazhdonte me teper duke germuar ne familjen e saj,per me teper Xhulion i cili ishte gjaknxehte me teper se Samueli.

'Ste dhimbka tani e?' ironizoi ai ngritjen e saj ne kembe.

'Iven mos guxo ta prekesh,as Xhulion madje' frike per Xhulion nuk kishte shume,pasi ishte e sigurt qe ai mund t'ia dilte mbane vete te mos e gjente gje,por Iven nuk e mbronte dot nga tere ato qenie te grumbulluara per t'i bere keq.

(I prangour nga ti bichissss)

'Ty do te te pyes une?'

'Per hater te ndonje shikimi ose dickaje qe ke ndjere prej meje,te lutem' syte e saj nuk kishin ndaluar asnjehere te vetme lotimin,ashtu te skuqur kishin ore qe qendronin. Nuk kishte vendosur sy gjume, e as nuk kishte ndermend.Mjaftueshem ironike qe me pare ai shqetesohej si dreqi per te e si ajo nuk ushqehej, sot ishte ai qe kerkonte qe ajo te mos ushqehej vetem me pak lumturi.

'Skam ndjere gje' genjeshter. Nje genjeshter e trashe dhe e pamend, per t'iu larguar menjane te vertetes se hidhur e cila i prishte shume pune. Ishte e mjaftueshme aq per te shembur dhe te vetmet shpresa te Kleores qe mund ta mbanin ne kembe prane tij. Shikimi i saj e bente gjithmone te pendohej prandaj nuk donte t'i kthente syte nga ajo. E dinte qe do e vriste me shume po te vazhdonte te lendonte pjesetaret e familjes se saj.Mbase per hir te atyre kujtimeve sado te vogla e te shkurtra qe ishin ; ai mund ta linte ate te qete per nje dite te vetme,mos t'i bente nje presion te tille psikologjik e mos ta demtonte me me ate shikim prej mizori e gjakatari. S'i kishte bere asgje, thjesht i kishte kthyer fjalen, ia ktheu dhunshem dhe plot ligesi. Nje njeri i ngopur me djallezi, i gatshem per te infektuar e te tjeret, se nuk i mjafton vetja per te felliqur vetem shpirtin e qenien e tij, por duhet te kthente ne nje qenie te pahijshme dhe ate.Te vetmen qe nuk e kishte gjykuar, mashtruar per tu larguar tutje. Tani e sikur te donte, s'mundej, sepse e merrte parasysh se c'ishte ne gjendje te bente ai.Personi i vrazhde e vulgar qe ai kishte fshehur tere mjeshteri brenda vetes.

Me hapa te ngadalte e te keputur iu drejtua dritares. Pamja e mykur e nje fshati mund te quhej, qendronte po njejte si ne diten e pare qe ate e kishin hedhur ne ate dhome te ftohte. Asnje gjethe nuk kishte celur ne dy-tre pemet e thara qe qendronin prane lendines, nese mund ta caktonte ashtu. Ne ate ambient, ajo s'dinte asgje cfare te pershkruante. Faktikisht, ndodhej vetem si justifikim qe ajo te humbiste mendjen ne objektet e kota, kur e dinte qe heret ose vone do merrte fund si njeri, te pakten castet e fundit mos t'i kishte duke menduar per ate, apo per gabimin e madh qe ai kishte bere por nuk arrinte ta kuptonte.

'E di, Maksi me tha te te dergoja ne shtepi e mos te merresha me me ty, por ti duhet te flisje,te hapje ate gojen tende te vogel camarroke dhe t'i hapje pune vetes. Do ishe ne shtepi tani, prane mamase tende pasi e kisha planifikuar ta hidhja tutje nga ajo rruge, per vellain s'te premtoja gje'

Degjoi mjaft mire fjalet e tij teksa vinin te turbullta ne veshet e saj. Ashtu si padashur rreshqiti nje tjeter lot ne faqet e skuqura vjollce te saj prej plages. Leshoi nje buzeqeshje te hidhur kur veshtroi disa zogj te fluturonin perballe syve te saj. Disa jete te lira, te ciltera. Ku e dinte qe nje dite, vetem nje xhest kaq i vogel do i falte nje buzeqeshje qe e kerkonte dita-dites me ngulm.

'Nje buzeqeshje' pershperiti ai lehtas kur vereu nepermjet paqyres qe ndodhej anash saj si ajo e gjakosur arriti te harkonte nje buzeqeshje aq te vogel. Si ishte e mundur, pyeste veten mijera here. Duhet ta demtonte qe ajo te buzeqeshte?

'Me thuaj c'te beri te buzeqeshesh?' pas pyetjes se tij i vinte te qeshte, aq lehtas arrinte te kthehej ne ate aktrim te bute, te rifitonte ato kofidenca te humbura ne pune sekondash. Nje qeshje ironike behej fjale.

'S'ka rendesi' do pendohej qe i kishte kthyer kete pergjigje, por ai nuk duhet t'ia vriste dhe te vetmen ciltersi qe i kishte ngelur nga ajo djallezi me te cilin ai e kishte mbushur.

'S'ka rendesi?' pyetja e tij nenkuptoi dyshim. Te mendohej dhe njehere tjeter para se te fliste. Ne momentin kur u ngrit nga krevati, menjehere ajo nxorri fjalet.

'Zogj, po fluturonin disa zogj, me lumturuan pak'

'Pak?' ndjeu aromen e tij t'i afrohej prane dhe e vetmja gje qe ndjeu me pas ishte nje tronditje e trupit te saj kur degjoi zhurmen e te shtenave te shkaktonin dhimbje ne veshet e saj. Nje-dy-tre,aq te shtena sa zogj ishin. Fytyra e saj ishte neutrale, vereu zogjte te plagosur ne lendine dhe vetem mbylli syte, mori fryme thelle e pa bere shamate, lehtas mberriti ne krevat e u shtri duke mbuluar veten me ate carcaf te gjakosur.

Mbylli syte me lotet e thare,por gusha e saj tundej sa here thithte pershperimat e te qares. Lotet i digjnin, ishin te ngrohte, kur bashkoheshin me faqet e saj te ftohta akull, benin reaksion. Ajo me kurre s'do bente pjese ne jeten e tij.

'Per te palluar ke me qindra,po per te perqafuar sa ke?' si nje thike e rende dhe e mprehte e goditi Xhonin fuqishem, saqe masakrat qe ai i kishte kryer asaj, nuk krahasoheshin me cfare dhimbejeje ndjeu ai tani.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now