Kohët e fundit po e provonin shumë durimin e tij, edhe ajo vajzë e cila i dukej e pafajshme, po e testonte.
'Të thashë që nuk kam gjë në dorë' nuk kishte përse ta zgjaste. Nuk ishte nga ata personat që i ngjallte njerëzve shpresën e më pas thyente premtimet. Të vërtetën ia përplaste në sy, do i dhimbte, po më mirë se të jetonte me një shpresë të vdekur.
'Unë e di që ti mund të bësh dicka, të leshova veten time kundrejt saj. C'iu nevojitet një dyzetë-vjecare? Unë jam më e re, unë iu duhem' përpiqej t'i ndryshonte mendjen djaloshit misterioz por të kotë e kishte. Rrinte e vështronte me një shikim gjykues kur ajo fliste, as që i interesonte dhënia e vetes së saj në duart e tij. Kur nuk kishte c'të bënte, s'kishte.
Ai s'mund të levizte gurë ku fuste veten në rrezik. Një gjë e sigurt ishte, dashurinë për veten e kishte më të madhe se për të tjerët.'Më të vjetrat kanë më shumë përvoje, ti s'është se futesh shumë në punë'
'Mund të më mësosh' habitej nga kokëfortësia e asaj vajze, por nuk do e conte asgjëkundi.
'Të të tregohem i drejtpërdrejtë, unë jam tutor, nuk jam mësues. Askush nuk e can trapin për ty, të nxjerrim në rrugë të kryesh punën tënde e në darkë duam lekët në duar, e nëse nuk ke përmbushur tarifën e duhur, të drogojmë, ose të torturojmë, madje nëse jemi në qejf, të përdhunojmë' i shkeli syrin me këtë të fundit për ta trembur. I bezdisej ndonjëhere ai veprim por ishte e vetmja mënyrë të largonte atë. Qëllimi i tërë veprimeve të pista të përmendura ishin të zmbrapsin atë vajzë, me vështrimin që ajo i dhuroi kuptoi se ia kishte arritur qëllimit.
'Nuk ka problem, pranoj' ndaloi sërish para se të largohej. Cfarë? Ajo e kishte mashtruar me shikim pa pasur pikë turpi, ofendimi më i rëndë që mund të merrte Xhoni ishte prej shikime, jo prej fjalëve. Dukej që ajo vajzë s'njihte limite, ta paralajmëroje në atë mënyrë dhe sërish të binte me vetëdije në greminë, vetëm atë kishte parë.
'Me cfarë kujton ti se merremi ne?!' ishte i inatosur, nuk e harroi menjëherë gjestin e saj. Ajo s'duhet të luante në këtë mënyrë. Bota ishte e poshtër, nuk ishte aq e ngjyrosur sa ajo vajzë e mendonte. Nuk ishte bota se cfarë lexonte nëpër libra, këto punë ishin të rrezikshme. Ishin reale. Vinin në lojë jetë njerëzizh e ajo përsëri vazhdonte të ngacmohej vetë. Mesa dukej ishte gabuar per atë vajzë, mendonte se ishte e zgjuar, po ajo as nuk mundte të bindej. Ndoshta thjesht donte të sakrifikonte veten e saj për familjen si një e shkarë me mendimin se do ia dilte. 'Po sikur unë të kisha qëllime të tjera kur rrija në atë lokal, falë zotit erdha vetë të të shihja, se imagjino tani jo vetëm ti, po të dyja si gra do të ishit të futura në këtë punë' e kishte ofenduar cikëz me atë cilësim grua por ai as që e kishte mendjen aty. Gjithsesi ajo e vuri re shumë mirë dhe u mërzit, por e anashkaloi, nuk ishte koha e duhur. 'Ndoshta është më mirë të lësh mamanë tënde të ndjekë rrugën qe vendosi vete te merrte, fundja se detyroi kush'
'Epo puna juaj për bazë detyrimin ka apo jo?' u hodh ajo.
Ai fërkoi disa herë mjekrën i nervozuar. Në dreq të shkonte Maria, paskërkësh qënë një djall tjetër i vogël qe do ia bënte nervat kacurrel me fjalët e saj.
'Detyrojmë ato që nuk hidhen që në momentin e parë me dëshirë!' u përgjigj pa përtese ai, po e acaronte vërtetë. Duhet të shkonte në mësim e të shikonte punën e saj si një nxënëse shembullore, mos të merrej me një djalosh si ai, se herët ose vonë mbrojtja e tij do të ishte së koti dhe do e hante.
'Epo dhe ime më do jetë detyruar pa e ka bërë dicka të tillë. Zhdetyroje' i vinte të qeshte me padjallëzinë e saj dhe kokën e pabindur.
'S'kam si ta zhdetyroj kur e ka futur vetë në shtratin e shtëpise së saj botin, një gjë të dish, ne kur detyrojmë nuk të kërcënojmë ta kryesh punën në shtëpi, kemi dhoma speciale' sa më shumë argumenta ai nxirrte nga buzët aq më shumë i vinte të qante. Më e lënduar se c'kishte qënë sot ,s'kishte qënë ndonjëherë, i dhimbte zemra nga veprimi i së ëmës.
Një veprim i papritur nuk la vetëm atë të cuditur,por më tepër djalin. Kleora vrapoi drejt kraharorit të tij dhe e shtrëngoi fort sikur të ritakonte vëllain e saj që kishte kohë pa e parë. Ia përplasi dhe lotët në bluzë duke ia lagur e me kokëfortësi të lotuar e kapi pa mendje. Kishte ngelur i shtangur, nuk e priste, nuk kishte marrë ndonjëherë një përqafim pas aq shumë viteve.
'Të lutem, të lutem, të lutem, të lutem,bëj dicka, thuaji atyre ta largojnë atë nga puna. Do bëj c'të duash' e kishte kapur në një degë të fortë në ato momente, ishte i konfuzuar me botën e tij të brendshme. Sikur lotët e saj po depërtonin dhe brenda shpirtit te tij, po ia nguliste dhimbjen e saj dhe atij. Nuk mundej më të qëndronte pranë saj e ta vështronte të qante.
'Dhe të besh seks me mua?' e testoi. E testoi me një pyetje të pështirë dhe përfituese. Ashtu sic e kishte shtrënguar fort ktheu shikimin lart për t'u përballur me vështrimin serioz të tij. Ai gati të lëshonte veten e të dridhej nga ajo ndjesi e përqafimit, hera e parë që dikush kishte dashur ta përqafonte me aq ngulm dhe vetëm kjo herë ishte për shkak përfitimi.
Fjala e shkurtër që doli nga buzët e plota të saj i trazoi mendjen, ia turbulloi më tepër gjendjen. Kapi me shpejtësi duart e saj dhe ia largoi larg prej tij. Kishte thënë po. E kuptoi se mamaja e saj ishte e rëndesishme më tepër se shëndeti dhe nderi i vetes. Sërish nuk do e prekte atë vajzë edhe pse e kishte mundësinë. Edhe nëqoftëse ajo do kishte thënë jo, sërish do e kishte mundësine. As ai s'njihte limite. Thjesht s'donte, ishte zgjedhja e vendimi i tij. Do mendohej, nëqoftëse do e gjente veten nesër përsëri në atë lokal, vendimi i tij do të ishte i qartë.
KAMU SEDANG MEMBACA
E Pashmangshme
Fiksi Umum"Ishte rritur me mendimin e frikës, në rrugët e lagjes mund të humbiste veten kur dikush ta kapte me forcë dhe të turbullonte jetën e saj, të mos shihte më të vetmen forcë që kishte në jetë, familjen. Frika u zbeh me kalimin e viteve, kur në mendjen...