Kapitulli 33

1.6K 107 25
                                    

Mendja i ishte trullosur pas tere atyre fjaleve qe ai i kishte thene. Akoma qendronte e perqafuar me te por ishte e ngrire. Te degjonte qe i vellai ishte nje vrases, torturat qe kishte perjetuar keto dite nga Xhoni ishin asgje. Personi qe gjithmone e kishte mbrojtur, i kishte dhene kurajo te ecte perpara, te behej zemermire ishte vete nje drakonian, mesonte te motren te sillej mire me te tjeret, vete ushtronte mekatet qe e motra s'mund t'i bente dot.

U leshua menjehere prej tij kur i deshifroi mire fjalet qe i tha. Pa e kuptuar ai, kishte rrembyer armen e tij nga xhepi dhe e la gojehapur kur ia zgjati ne duar.

'Jepi' e tronditi Xhonin, ndodhej i frikesuar.Per te vetmen qe keto dite kishte lenduar. 'Ai te vrau familjen,e ti vriti te vetmen dashuri'

'Kleora s'ka te beje kjo'

'Ka te beje shume mire, po te me vrasesh mua, ke vrare vete ate. Ate mund ta godasesh mijera here e me plumba e serish nuk dorezohet, mjafton te me gjuash vetem nje here mua dhe atij jeta i mbaron' te drejte kishte. Madje tha vete te verteten nga goja e saj.

'E kam lenduar mjaftueshem, t'i thoje qe je katandisur ne kete menyre,edhe mua me dhemb, jo me atij'

'Ty s'duhet te te dhemb aspak, ishe ti qe mi bere keto gjera, por jepi tani, mos rri me llafe' fjalite e saj kishin qene gjithmone si te shtena ne kraharonin e tij. Me pak fjale ironizoi ditet e tera ndermjet tyre, ai mund te kishte degjuar plot te bertitura e paragrafe te tera qe e lendonin prej saj, por kjo fjali vertete theu gjithcka. Theu cdo akull e ngurtesi.

I la menjane fjalet e saj dhe armen qe kishte ne duar,e drejtoi pikerisht ne ballin e saj.

'Mos u pendo,deri ne tre'

Xhoni mori fryme thelle, se dinte a ishte gati ta bente kete, ishte i papergatitur, cast i papritur. Vertete ajo mendonte se ai ishte gati ta linte ate te zhdukej?

'Nje'

'Dy'

Qetesi, kesaj rradhe mori ajo fryme thelle.

'Tre'

Nje e shtene shurdhoi veshet e te dyve dhe theu po te dyja zemrat. Lote nga syte e saj, pikonin ne parket. Xhoni uli koken zemerthyer nga vetja.

'Perse?' shikimi i saj i trishte priste te tijin. Kishte shtene dollapin prane ne vend te saj, i vinte turp nga vetja qe ishte treguar kaq i dobet, i paafte, i pafuqishem.

'Cdo me besh tani?' nje arsye duhet ta kishte qe s'e kishte shtene. Mendonte se ai do e torturonte me teper, prandaj nuk e gjeti guximin ta godiste.

Shkyci deren dhe e la hapur.

'Te te le te ikesh. Do i lajmeroj une te gjithe perbindeshat e tu te endrrave te mos te te prekin me dore teksa largohesh. Te jap fjalen' shpetimin e kishte ne duart e veta, por nese largohej nga ajo dere, me nuk duhet te kthehej me. Do te ishte nje lamtumire dhe asnjehere me nuk do njiheshin. Me shume se c'i dhimbte zemra atij, e sigurt qe nuk i dhimbte asaj. E perzuri ne ate menyre te ashper, por thelle deshironte qe ajo te qendronte aty, prane tij. Vetem se, jo te gjithe mund te duronin lojerat e mendjes se tij, ajo do largohej per te shpetuar veten. Ai serish mund te kthehej ne ate Xhon zemergur e me kurre s'do i linte shpetim. Duhet vertete ta linte te shkonte, e futi ne ate rrezik vete, e perdori, e torturoi mjaftueshem, e tani duhet ta shporrte larg tij.

'Te te bej nje pyetje?' ngriti koken ajo.

'Fol'

'Perse me lendon mua per te bere veten tende te ndihet mire?' duhet te kishte zgjedhur t'i thoshte jo, pyetjet e saj gjithmone e kapnin te trembur, te frikesuar per te kthyer nje pergjigje. E vetmja gje qe fitoi prej tij ishte heshtje. Asnjehere nuk kishte qene e mundur qe ai t'i kthente nje pergjigje te denje pyetjeve te saj.

'Largohu' kaq i ktheu asaj.

'Shpresoj te gjesh ndonje orkide pas lulediellit' doli duke perplasur deren, kesaj rradhe jo e zemeruar, me shume e lenduar.J o vetem nga ai, por dhe nga i vellai, nga vetja.

Hapi serish deren dhe e gjeti serish te ngrire ne vendin qe ishte.

'Me thuaj ne c'spital eshte Samueli'

'Ushtaraku'

Pas asaj pergjigje u largua duke e lene serish te vetem ne heshtjen e tij.

Sic i kishte premtuar, mori ne telefon Xhekun te lajmeronte meshkujt mos t'i benin gje dhe te dergonte dike qe t'a conte ne shtepi.

Le te thyhej zemra e tij per te sheruar te sajen,kujt i interesonte...

-----

'Me zgjodhet ate e zemra e saj me perket vetem mua,apo jo?' theksoi pyetjen ne fund, retorike me sakte. S'priste pergjigje prej tyre kur nuk pranonte pergjigje tjeter pervec po-se.

'Xhon po shkallohesh djalosh! Cfare dreqin na fut zemra e ndjenja ne keto mesele, se mos e kemi mendjen te dashuria ne sic e ke ti! Paraja la, per parane jemi futur ne kete udhe, tani na pengon rrugen me nje vajze! Jo po me zemra jo po me gjera! Te lejuam te merrje hakun e Samuelit nepermjet te motres, e ti tani e le te lire?' Xheku i veshtroi mire syte e djalit, fjalet e tij nuk kishin ndikuar aspak. Dukej qe nuk terhiqej nga ajo qe donte te arrinte, por kjo bote nuk ishte loje. Nuk mund te shkeputej sa here te deshironte nga ajo pune qe bente, harronte se duart i kishte te ndyra e pa kuptuar ndoste dhe vajzen ne krahe.

'Mire, po ajo a eshte e dashuruar me ty?' te dinte sekretin se perse po behej kjo gjeme kaq e madhe.

'Duhet te jete' perplasi deren me vrull nga inati qe i ndezi ajo pyetje, duke i rikujtuar se ne vend qe te kishte rene pre ajo e cila dukej si shembullore dhe e edukuar, kur ne fakt e kishte zbuluar si ishte ne te vertete, serish ishte qe vriste mendjen per te. Ajo rrinte dhe qeshte me shoqerine, e ai ishte nje hap te bente te paberen qe s'arriti te bente kurre kur e veshtronte ate ne ate menyre.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now