Hapa te njepasnjeshem te tyre e psheretimat e njejte i shoqeruan gjate gjithe rruges,vajze edhe djale.Ai shijonte pikturen e formuar ne syte e tij e harronte se ku shkelte.Vereu se vajza mori kthesen per te hyre me pas ne nje dyqan veshjesh.Si te hynte aty,si te ish afer saj,menyren nuk po gjente dot qe keshtu qendroi perball vitrines se dyqanit me syte e ngulur shigjete ne cdo levizje te sajin.
Per nje moment e humbi nga syte,por ne tjetrin i doli rrezellitese si perendi.Ajo kish veshur nje fustan te gjate e te ngusht,e cila tregonte mjaft mire linjat e saj prej balerine.Ndihej xheloz per te bardhin e mendafsht,ndihej sepse ai e kish mberthyer ne cdo pjese trupi.Deshiroi te ish i tille,si ai fustan!Prandaj enderroi.Enderroi te ish ato momente perball pasqyres sic ish ajo,e pas saj tek e mberthente prej beli.Enderroi t'i ledhatonte me frymemarrjen e tij at' qafe te zhveshur e dinake,te largonte prej saj ato pak fije floku qe kishin mbetur.Enderroi qe me pas ta kthente me fytyre nga ai e t'i prekte fytyren,ta ndiente afer,e te depertonte brenda saj ndjenjat e tij.Enderroi shume,enderr qe dem i bente e e conte ne nje nivel shkaterrues per te.Ai iluzion ish aq fuqiplote per ta bere te afte te shkonte tek ajo pa pyetur,diku ta perplaste e me pas vetem ta shihte.Nuk e kuptoi se pse i erdhi ky mendim,por ai donte ta shihte,syte,buzen,vetem eksploronte me syte e tij.
Realitetin preku kur pa Erlisen prane kases tek paguante.U fsheh ne nje qoshe e priti derisa ajo te shkonte.
Serisht e ndoqi ne fshehtesi.Ndonjehere detyronte veten te ngadalesonte megjithese e pamundur.Vajza e tij e kishte hapin teper te vogel e te ngadalte.Ia bente te pamundur,ndonjehere,qe te mos perplasej pas saj.
Po i drejtoheshin Liqenit,ajo para e ky pas.
"Eshte momenti i duhur!" mendoi sapo pa qe ajo u ul ne nje nga stolat e atyndodhur.Floket i levizi pas,ndersa qesen e kartont e vendosi perbri me te."Mos po pret ndonje?" pyeti veten e tij teksa prej cantes se dores nxorri nje fletore vizatimi e lapsin e tij.Po..po ai vizatonte e kohet e fundit me shpesh.E sotmja ishte serisht dita e nje vizatimi.
Vendi rreth tyre ishte bosh,kembe njeriu se dukej.Dhe as tek Erlisa nuk po afrohej kush.Ishin vetem ato te dy.Ajo tek veshtronte liqenin dhe shijonte qetesin e mundesuar,ndersa ai pervec ketyre veshtronte edhe ate,vajzen e ulur ne stol.Nisi te luante doren ne fletore,sa majtas-djathtas,sa lart poshte,e here here fiksohej ne je pjese te fletes se bardhe.Diku lejonte te kish drite,e diku tjeter erresonte me lapsin e tij.
Me pamjen e marre ngjante me nje statuje,te cilit vetem syte i kishin bere te levizshem.Pas disa kohesh mbaroi,por pa harruar qe ne fund te fletes te linte firmen e tij,daten dhe nje fjali qe e lidhte me ndjenjat e atij momenti,e cila ish: "Ne pyllin tim u ndezen zjarre te cilat vetem ti mund t'i fikesh.Shuaji!"
Ajo u cua prej stolit ku ish ulur,e ai e la te ecte para pa e ndjekur per nje moment.E kur dhe ai beri te cohej telefonin ndieu t'i dridhej ne xhep.Ishte Rei!
"C'e mire te beri te me merrje mua?!" u pegjigj pernjehere ai.
"Drilon hec urgjentisht ne shpi." foli ai me nje ze te prere,gje qe ish jashte karakterit te tij.
"C'a ka ndodh me?"
"Hec n'shpi."i tha tjetri dhe mbylli telefonin.
'Shihemi neser Erlis!' peshperiti kur prane saj kaloi sa hap e mbyll syte.
E shpejtoi edhe me shume.Zemra i rrihte teper,jo vetem nga ecja e shpejte,por dhe nga telefonata e Reit.Cfare mund te kishte ndodhur?!
" Ca ka ndodhur Rei?" pyeti sapo hyri ne shtepi.
U cudit kur pa tjetrin te ulur ne divan me telefonin ne dore e kembet mbi tryeze.Ne fund te divanit ndodhej dhe canta sportive e tij.
"Hajd se do ikim n'kalceto." shpalli ai pa e prishur terezin e tij.
"Ca thu mer p*ll.Per kte mut gjeje me kerkove ti." foli i nevrikosur.
"Pse me vlla c'kujtove ti se kisha shpikur bomben atomike." tha e qeshi.
"Mos fol me se po t'leshoj naj grusht turinjve."
"Ua,mos se qepar i bera trajtim fytyres." holloi zerin ai.
"Nuk vi!" ia ktheu Driloni duke e bere qe mimika e Reit nga e qeshur te kthehej ne nje "Cfare dreqin po thua?!"
"Kush te pyti iher.Hajde vella sa per sot,ngaqe mungon Bledi."
"Vetem sot?" pyeti ne medyshje.
"Vetem sot Lono se kush esht' ai i lojtur qe te merr ty ne futboll.E ke?!Ty qe dy fjal nuk di te nxjerresh jo me te pasosh topin,e jo me te shenosh gol." nenkuptoi dicka ai me fjalin e fundit.
"Rei qepe!"
"Nuk ka qep o Lono kan mbaru!" u tall ai.
"Po pse prap n'kalceto ju?A ishit dhe dje?!" pyeti ne te bertitur nderkoh qe behej gati ne dhomen e tij.
"Po c'te bejme t'u rrim cupave nga pas si ca e ca?!" Ia ktheu shoku."Hec e behu gati shpejt se po te pres poshte me cunat!" foli me te shpejt ai e doli nga shtepia pa nje pa dy.
Driloni e diti se pse ai fliste me nenkuptime.E diti edhe pse e thirri ne ate menyre,si dhe pse pikerisht ate kur ne te vertete kishte dhe shoke te tjere.Sepse nuk donte qe i shoku te qendronte i tille pas fustanit te nje femre.Nuk donte qe i shoku te hutohej serisht pas nje femre,por gje qe nuk behej...Erlisa atij i ish futur thelle ne zemer e zor se mund ta nxirrte ndokush qe aty.Dhe mendja nuk mbetej pas,e cila po te njejten vajze qe zemra e tij mbante brenda,ajo e mendonte.
Ne fushen e blerte te atij vendi ai serisht nuk e kish mendjen,aq sa arriti deri aty sa te bente nje autogol.U sha e u bertit,kurse ai nuk mori vesh gje.
"Vella ti nuk ben me!" e komentoi Rei ne fund te ndeshjes.
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92