Capkenia e tij doli prej asaj godine e nisi rrugen e saj te kthimit.Bashke me te edhe ai!E percolli vajzen derisa hyri ne shtepine e saj e me pas iu drejtua te tijes.
"He me ca ben?" iu drejtua Reit pasi ishte ulur prane tij ne divan.
"Po te qeshka buza ty ee!" ia ktheu ai me ironi.Syte i mbante nga televizori e vazhdonte e shihte ate filmin aksion shume i perqendruar,sikur prania e Drilonit te mos ndihej.
"Pse flet kshu ti?" pyeti i habitur.
"Po si ti flas nje pa*e si puna jote.Po c'ishte ajo qe bere mër trap." u kthye tashme nga shoku duke lene filmin pergjysem.
"Ca kam ber un?"
"Syt qe t'pellcasin.Mashkull idiot je me rob shpie!Po si le gocen e huj vetem n'mes te lokalit e me shkove pas asaj si femer!" dhe pas fjaleve te shokut ai e kuptoi se per cfare behej fjale.Nuk kishte c'te thonte,e ze nuk beri."S'ke faj ti jo!Faj kam un qe merrem me nje torrollak kokbosh.Dua me te t'sjell ne vete un ty,se c'me duhet mu se kuptoj." ngriti duart si te thonte se me te vertet nuk dinte."Po a e kupton ti a jo o idiot se nuk ke pse ben si murgesh kur as nuk je i lidhur me ate.M'ben ti si i ndershem,sikur s'do ta tradhtosh.Po s'ke si e tradhton kur nuk e ke gje o vella.Ooo hapi syt!Je mashkull e mashkullit i leviz ngjala po nuk pati nje femer.Nuk e di se si duron!Je elektron i lir vella,kuptoje!" foli per here te fundit e u largua i nevrikosur per ne dhomen e tij.Ai duhej ta kuptonte Rein,te bridhte pas nje femre pa e pasur asgje nuk duhej.Nuk ishte dicka e denje per nje mashkull.Por dhe Rei duhej te kuptonte Drilonin.Duhej te kuptonte se ajo femer i ishte futur ne zemer pa pyetur,e tani pomponte vetem gjakun e saj,jo te tijin!Duhej te kuptonte se ai ishte i afte te kuptonte se c'bente me jeten e tij.E nese donte te rrinte i vetem,le ta linte te tille!Per aq kohe sa ne mendjen e tij jetonte vetem nje femer,nuk mund te jetonin dhe te tjera.Kete nuk e bente dot!Rei nuk e kuptonte,sepse dicka te tille nuk e kishte perjetuar,ai nuk ishte dashuruar ndonjehere.Ai ishte mesuar qe femrat t'i shkonin nga mbrapa,te perfitonte prej tyre cdo nate!Rei nuk e njihte dashurin aspak!
Kishte ndenjur i menduar, i ulur ne divan,kur Rei kthehet serisht indiferent e i afrohet laptopit te tij:
"Po ta marr un kte,sa te shoh serialin." foli e tjetri tundi koken pa ditur se cfare ai i tha.
(Pas 1 ore)
Sapo kishte marre laptopin e tij e po qendronte duke pare ne facebook.Per nje moment mendja i shkoi tek mesazhet,sikur te fliste pak me ata te shtepis.Kishte kohe qe nuk kishte folur me ta pervecse telefonatave te shkurter.E vendosi do i shkruante te motres.Por mendimi nuk iu realizua,dicka e pengoi te vazhdonte kur pa se ne bisedat e tij gjendej emri i njeres,te cilen nuk dinte te kishte folur.Klara!Po kjo nga doli!"- mendoi.Hapi biseden me te e nisi ta lexonte nga fillimi.Ai nuk kishte folur,e dinte shume mire.
Mori vesh qe te nesermen kishte nje takim me te.Ne mendje i kaloi ideja per te pare se ne c'ore kishin folur...Para nje ore!-shenohej aty."Dreq po kjo eshte ora kur Rei po shihte serialin!" foli me vete."Rei c'mutin ke ber?!" bertiti kesaj here.
"Ca ke më plak?" bertiti nga ana tjeter edhe ai.
"Hajde ktu hajde se ta tregoj un plakun ty!"
"Ja prit sa t'shkoj n'banjo!" ia ktheu tjetri e u ndjen hapat e tij te shpejta tek shkonin te drejtim te banjos.
"Dil qe aty ku je fut e m'shpjego cik se c'esht ai budallik qe ke ber.Kush te tha ty mër me m'ngacmu fejzbukun?!" foli e qelloi me dore deren.
"Aaa un thash se c'kam bere!" doli e u perball,me te,Rei,sikur te mos kishte bere asgje."Takim neser ee!Boo c'fat qe paske mër burr.Dua llokumet neser un'." u tall me Drilonin djaloshi.Pasi foli beri te largohej,por dora e Drilonit e ndaloi.
"Si mund te me lesh takim me ate palacon e lokalit.S'mund te me thoje njeher?!"
"Se mos do pranoje ti!"
"S'do pranoja normal.Dilet me ate Klarisen a Klaren,c'dreqin e ka em..."
"Po më dilet,gjithajo pele esht.C'te keqe ka?" i nderpreu fjalen.
"Per nje si tipi jot dilet normal." ironizoi.
"Qepe dhe mendo se nga do e çosh neser." I rrahu shpatull ai.E nesermja
Ndodhej ne vendin e takimit e po priste Klaren.Mendja i fluturonte tjeter kund,ndersa trupi i qendronte i gozhduar ne ate karrige ne pamundesi per te levizur.Nuk mund te tregohej serisht i pasjellshem me Klaren,ose 'pelen',pseudonim ky me te cilen iu referua Rei dje.Pele qe po i afrohej tavolines me buzet vesh me vesh.
Ishin ne te njejtin lokal te dites se djeshme!Ai e kishte vendosur takimin ne ate vend qe te pakten te shihte vecse nje here,per disa sekonda,balerinen e tij.Erlisa do te kalonte aty,e po ne te njejten ore si te djeshmen ajo do te kalonte ate rruge per tu nisur drejt kursit te saj.Ai dinte...dinte cdo gje per te,ishte mesuar me te e ajo ishte bere axhenda e tij e dites!"Ckemi Drilon!" preku krahun e tij Klara e iu afrua per ta takuar.Tjetri ktheu koken e lejoi qe buzet e saj te ceknin faqen e ashpersuar prej gjembave te dala ne fytyre.
"Ckemi!" ia ktheu ai me nje gjysem te qeshur."Me fal per diten e djeshme!" kerkoi me gjysem zeri.
"S'ka gje te kam falur qe kur pranove ftesen time." i foli tjetra si te ishte ne qiellin e shtate."Cfare ke bere ndonje gje ti?" pyeti ajo.
"Hic te perditshmet." iu pergjigj,por syte e tij lundronin pertej kornizes se xhamte te atij lokali.Silueta e saj u dukvetem sa per 5 sekonda.Aq i mjaftuan edhe atij per te marre veten,per t'i kthyer vetes se tij gezimin...
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92