Po qendronin me veshtrime nga televizori,thua sikur ishin te vemendshem ne te.Kishte kaluar rreth trecerek ore qe nga situata e sikletshme mes tyre.Askush nuk kishte folur! "Ajo qendron fare prane meje.Ajo ndodhet ketu!Dhe une...un si idiot qendroj para ketij dreq televizori sikur jam i interesuar ne te.Sikur po me plas shume!" i foli vetes.
Rasti i vinte dhe ai nuk perfitonte prej tij.Duhej ta njihte me shume,te krijonte shoqeri me te,te afrohej."Idiot!" shau veten."O idiot qe flet me veten,kthehu e foli asaj.Mos ço dem mundin e Reit,mire tendin qe e ke çuar me kohe." qortoi serisht.Erlisa ndihej ne siklet.Gjate tere kohes luante me duart e djersitur.Kemben e tundte here pas here,dhe ne momente te tjera shetiste syte kudo pervecse tek ai."Mos syte andej!" urdheronte veten."Ka per te menduar per keq,mos!" mendonte,por ai as qe nuk e kishte vene re.Tjetri ishte teper i zene te qortonte veten ne vend qe te niste te bente per vete vajzen per te cilen kishte ndjenja.
Ajo deshironte te cohej prej aty,ndihej ngushte.Ne mendje i erdhi te dilte ne ballkon,te qendronte aty dreisa djaloshi te largohej prej dhomes se ndenjes e te fshihej diku larg saj,sa per te mos e vene me ne siklet.Sapo po behej gati te ngrihej prej vendit ku ishte ulur, degjoi:"Kush ishte ai djali i djeshem?" pyeti Driloni.
"Hemm..ai djali?!Ai eshte...ishte me sakt,i dashuri im?" u pergjigj ajo."Dua te te falenderoj per ate çka bere per mua,nuk di se si te ta shperblej,sinqerisht." tha ajo duke e pare ne sy."Dje ishte ditelindja e tij dhe...dhe e kishim lene te flinim bashke,por ai piu shume,nisi t'i kthente gotat nje nga nje,plus kishte pire edhe para se te shkonim atje.Uff,ndihem ne siklet,po te tregoj gjera per te cilat ti as nuk me pyete!Sa idiote,e per çfare te hyjne ne pune ty shpjegimet e mia.Me fal!" foli ajo pa pushuat.Driloni nuk kuptoi se si kishte mundesi qe brenda nje minute ishte e afte te thonte aq fjale.Ishte bere e lezetshme teksa shprehej me fjale e me duar.Ishte bere e lezetshme edhe vetullngrysur sic ishte ne ate moment,deshiroi ta vizatonte ate portret te krijuar...
"Hej nuk ka problem,mund te flasesh sa te duash dhe cfare te duash,une nuk e kam problem.Jam nje degjues i mire!" i buzeqeshi teksa ne fund i shprehu nje te vertete,sepse me te vertete ishte nje degjues i mire,sidomos per te.Per te edhe nese nuk do te ishte nje degjues i mire,do te behej.Per te,e dinte,e ndiente,se do te bente gjithcka."Mund te vazhdosh nese ke per te folur me shume."
Ajo buzeqeshi,u ndie e lumtur qe dikush,sidomos nje i panjohur,i fliste ne ate menyre e i thonte se do ta degjonte.I mjaftoi vetem ajo fjali e thene prej tij,pa i interesuar nese vertet do ta bente apo jo,qe ajo te niste te ligjeronte.
"As vete nuk e di se si u lidha me te,mendoja se ndieja dicka,por kam kuptuar qe ishte thjesht nje fiksim.E kam pasur shok kursi ne fillim,sepse une shkoj ne nje kurs baleti,aty edhe jemi njohur.Njohje i thencin se nuk e paskam njohur aspak.Ai me thonte se me donte e une i besoja nderkoh qe ai thjesht u tall me mua.Ndihem budallaqe!" u shpreh keq per veten e saj,ne fund.
"Nuk ke pse ndihesh e tille!" kundershtoi ai ndaj mendimit qe ajo kishte per veten."Ky ishte nje gabim qe shume vajza e bejne,jo vetem ti.Ti je genjyer ndaj atij dhe ndaj ndjenjave qe mendoje se kishe per te,kaq.Ky nuk eshte nje gabim i vetedijshem,çdokush e ben dhe jo vetem ti." tha ato fjale ne forme keshille.E kuptoi te dashuren e tij,kuptoi se kjo ishte dhe lidhja e saj e pare.E para e genjeshtert!
Mallkoi veten qe nuk kishte lejuar te bente per vete vajzen perball tij.Mallkoi pasigurit e tij!Te kishte qene ai e para dashuri e saj,nuk do lejonte qe te kishte nje te dyte.Do te bente qe ai te ishte i pari dhe i vetmi,me shpirt do mundohej,do flijonte veten per lumturine e saj.Te behej Romeo i saj,ta ndiqte deri ne vdekje,ta shoqeronte ne cdo hap te sajin...ne cdo vendim qe ajo te merrte.Mallkoi shume ne mendjen e tij,aq sa nuk kishte mallkuar ndonjehere.Kishte humbur shume kohe,dhe kishte lejuar qe edhe koha e Erlises te cohej dem me gjera te pavlera.Ajo meritonte cdo sekond te sajen me lumturi!"Te falenderoj!" perseriti ajo serisht,por pavaresisht mallkimeve ndaj vetes ai serisht u step,nuk foli.As ajo jo me.Qendruan serisht ne heshtje.
Si nje i lojtur qe nuk pranonte te luftonte,kishte frike,ai mori ne duar laptopin e tij,i cili qendronte mbi tavoline.E vendosi ne preher dhe dicka nisi te kontrollonte aty.
"Pse bardh e zi?" degjoi Erlisen te pyeste.U habit prej saj qe beri nje pyetje pa lidhje,por mendoi se mund te ishte duke folur ne telefon.Ktheu syte tinez drejt saj dhe pa se ne duart e saj qendronte fletorja e tij e vizatimit.Kishte harruar kur kishte marre mjetin e tij te punes se fletorja ndodhej poshte saj...
Ajo e kishte marre pa pyetur.Kishte shfletuar cdo faqe te vizatuar te saj,kishte lexuar cdo fraze qe i shoqeronte ato.Kishte hyre ne nje zone intime,pa marre leje prej tij!"Sepse ashtu eshte edhe jeta qe une bej!" dha nje pergjigje teper te sinqerte.
"Po keto flete pse te grisur?" pyeti serisht vajza, kurioze.
"Hem..epo kur kam vizatuar kam bere gabime dhe i kam grisur." u pergjigj i ndiere ngushte,gje qe tregonte se ai genjeu me pergjigjen e tij.
"Me ka pelqyer gjithnje edhe mua piktura,por asnjeher nuk e kam praktikuar dhe mir kam bere se e di se c'katastrofash do vizatoja.Jam mir ne balet,kam gjetur qetesin aty,ndihem vertet ne nje bote tjeter."
"Sa ke qe e praktikon baletin?" e pyeti ai.
"Qe 10 vjec,kam marre pjese ne konkurse te vogla dhe gjithmon kam pasur frike te hidhja hapa te medhenj." u shpreh Erlisa.
"Perse?"
"Nuk e di!As vete nuk e kuptoj kur deshira per te ecur para ne balet ka qene teper e madhe."
"Ndoshta pasiguria ne vetvete!"
"Ndoshta!" mbeshteti ajo mendimin e tij."Po ti,kur ke nisur te vizatosh?"
"Qe kater vjec!" iu pergjigj.
"Hahahah....atehere kam vizatuar edhe vete,madje e para e kopshtit kam qene." fliste e qeshur ajo,dhe ai shkelqim qe syte i moren gjate saj,Drilonin e beri ta ndiente edhe me shume dashurine per te."E kisha fjalen per vizatimet sic ndodhen ne fletore jo ato zhgaravinat e nje femije,e kisha fjalen per kaq bukur e me ndjenj sa ne kete fletore.Kur?"
T'i thonte qe me kaq ndjenje kishte nisur te vizatonte qe kur ajo ishte bere pjese e jetes se tij,nuk mundej.Do e trembte,prandaj tha:"E kisha me te vertete,ndonese e pabesueshme.Sa here me jepnin lapsa e stilolapsa ne duar dhe fleta perpara,sa here qaja,nisja vizatoja dhe jo zhgaravina,por kukullat qe shihja nga televizori.Mundohesha domethene dhe nuk dilnin aq keq jo.I kam pare kur m'i ka treguar mamaja.E pabesueshme per mua,por ajo i ka ruajtur ende." shpjegoi ai."Pastaj kur u rrita me shume,vizatoja neper fletore ne klase,gjate oreve te mesimit, e keshtu ka vazhduar derisa kam arritur te vizatoj aq bukur sa thua ti." perfundoi.
"Me bere kurioze tani!" foli ajo menjehere sapo ai mbaroi se treguari.
"Mbase ndonje dite,nese do vij ajo dite,do te t'i tregoj." neperdhembi me shpresen se do ndodhte,ndersa asaj thjesht i buzeqeshi e i tha:"Do te t'i tregoja nese do i kisha ketu,por i kam ne Sarande tek shtepia atje."
Dhe vazhduan te flisnin e pyesnin njeri-tjetrin per oret ne vazhdim.Te dy u mesuan me bisedat e tyre e nuk munden te ndalnin me derisa nje ze i shkeputi nga bota e tyre:"Te solla Hirushen sot,besoj se u kenaqe me te.E sheh cfare shoku jam mor,mendoj per ty...mendoj.Do te ta kisha lene ter diten per tu kujdesur per ty,por nuk mund ta mbanim vajzen apo jo?!Turp ashtu!Nejse, kenaqu me kaq!" ishte Rei ai qe fliste qe nga dhoma e tij.
Drilon dhe Erlise ngelen te habitur duke pare nga njeri-tjetri.Driloni u ndie ne siklet,e shau ne mendjen e tij,Rein,ne menyra te ndryshme.Ai djale sa rregullonte pune,aq ose me shume prishte.
"Rei pusho!" foli Driloni per te ndaluar ndonje tjeter nga ato qe thonte Rei,te dilte prej gojes se tij.Mjaft kishte degjuar edhe Erlisa.
"Pse ore nuk te pelqeu surpriza ime ty apo nuk ia kalove edhe aq mire me Hirushen?" nuk diti te mbyllte gojen ai.
"Rei po te them pusho!" ngriti zerin pak me shume Driloni.
"E mo si ben kot edhe ti.Ca ke qe pellet njeher?!"
Ora shenonte fiks kater e cerek dhe ai kishte menduar mos ajo do te ishte larguar.Por mendimi i tij ndaj realitetit ishin krejt te kundert,ajo ishte aty,i kishte degjuar ato fjale.Kishte kuptuar se Hirushja ishte vete ajo,dhe..."Ckemi Rei,Hirushja nuk eshte larguar ende!" i foli Erlisa pas shpine.
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92