"Ckemi!"
Qe pershendetje e degjuar te thuhej pak metra larg tyre.E ishte dikush!Dikush qe ata te dy e njihnin,kush me shume e kush me pak.Ai dikushi kishte nje sy paksa te nxire e nje vetull paksa te care.Dikushi ishte mashkull,ai qe desh te abuzonte mbi Erlisen.Ishte ai balerini i dites se djeshme,i cili arriti qe ne ate moment tek Driloni te ndizeshin shkendijat e para te zemerimit.Do t'ia thyente turinjte shume me shume,kesaj here.
"Denis!" peshperiti Erlisa.Duartrokitje u degjuan!
"Bravo!Te pergezoj,paske zene shoqeri te re." ne zerin e tij dalloheshin notat e ironise.
"Cfare dreqin kerkon,Denis?" iu kthye ajo,e fuqishme te ndeshej me personin qe nje dite me pare e kishte zhgenjyer.
"Je e dashura ime!" vuri ne pah ai ate detaj."Kam te drejte te di se me ça shoqerohesh ti,zemer."
"E humbe kete te drejte Denis,e humbe dje.Tani largohu e me ler te qete."
"Jo..jo!Ti dhe une nuk jemi ndare,ajo qe bera dje ishte nje gabim trashanik.Isha i pire!" u justifikua.Nxorri pijen shkaktar te vetem te veprimeve te tij,e veten e fshehu,ndoshta sepse ende nuk kish perfunduar me ate vajze,jo pa e bere te tijen...
"Ne nuk jemi te dashur,nuk jemi!" ngriti zerin per t'i perplasur serisht vendimin e saj perfundimtar.
"Pse,apo ke zen te ri tani?!" nuk e zgjati me lojen e tij prej te penduari,nuk duroi dot pa shfaqur fytyren e tij te vertete,nuk duroi pa thene ato fjale.
"Po e kam zen!E more vesh,tani zhduku!" hodhi ato fjale e peshtirosur prej Denisit,djalit qe me te vertete e kishte besuar shume.
"Jo,jo un' nuk largohem.Ne te dy nuk kemi perfunduar asgje.Hajde bisedojme vetem,t'a sqarojme qete kete pune." i mshoi me shume te tijes.
"Jo!"
"Eja pra,po te kerkoj te sqarohemi!" u perpoq te kapte krahun e saj per ta terhequr tek vetja.
"Me lesho!" kerkoi ajo.Ai nuk degjoi,dhe personi qe derime tani kishte qendruar i heshtur mes tyre,duke i veshtruar e lene te lire ata te dy te flisnin mes tyre,reagoi.
"Te kerkoi ta leshosh!Te kerkoi te zhdukesh!Zhduku!" kapi prej bluzes Driloni Denisin dhe e shtyu.
"Jam i dashuri i saj,c'dreqin ke qe nderhyn ti mo?!" foli ai,pa vene re aspak zemerimin e Drilonit,e pa u trembur prej shikimit te tij.
"Zhduku ose ta mora shpirtin ne vend!" kercenoi.
Tjetri nisi te hidhte hapa pas ende me fytyren drejt tyre.I veshtronte ata te dy e ne mendje kalonte c'do fjale te mundur sharje e mallkimi.I shihte e mendonte se asgje nuk kishte perfunduar me kaq.Se Erlisa nuk mund ta linte ate.E para se te largohej perfundimisht ai leshoi edhe disa fjale te fundit:"Do te ta jap mundesine te ma marresh shpirtin,ama jo sot,jo ketu,por nje dite tjeter kur te mos kesh balerinen tende ne krahe." shkeli syrin sapo permendi balerinen,ia shkeli asaj!
Driloni ktheu koken per te pare Erlisen e vuri re qe ajo ishte e trembur.U afrua prane saj dhe guxoi ta perqafonte.E rrethoi plotesisht me krahet e tij,koken ia mbeshteti ne te tijin gjoks,e me duart e tij ferkonte shpinen e saj.Donte ta qetesonte!Gjate atij momenti perfitoi qe te ndiente aromen e saj.Te prekte floket e bute...E kishte afer dhe bota iu ndal.Do te qendronte vetem ashtu.-vendosi.Te qendronte pa e vrare mendjen se kush mund t'i shihte,pa e vrare mendjen se c'do thonin per to.Ishte momenti i tyre,i shumprituri i Drilonit.Nuk do pranonte nese ajo do largohej,por ajo nuk po e bente.Dukej se ne krahet e tij po qetesohej disi.
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92