10

606 41 17
                                    

"Zemer si thua sikur te shkojme diku?" pyeti Klara pasi ishin kthyer ne shtepi ne darke.
"Po tani ku do shkosh Klar,ke ter diten qe se ke par shpin me sy.Jashte ke qene!" Ia ktheu ai.
"Po dua te kaloj sa me shume kohe me ty.C'te keqe ka te kaloj kohen me te dashurin tim?!" tha ajo.
"Kam edhe pune un Klara!"
"Vetem sot,me pas do te te le te qete." foli serisht ajo duke kembengulur.
"Ku?" pyeti i dorezuar.
"Ne Dajt."
"Ne Dajt!C'do kerkojm ne Dajt ne?" foli i habitur.
"Do kalojm kohe me njeri-tjetrin!"
"A nuk kemi kaluar mjaftueshem?!"
"Jo nuk kemi kaluar." I tha ajo e iu afrua ta perqafonte.
"Ku do qendrojm?" pyeti ai pasi i ktheu perqafimin.
"Tek shtepia e nje shoqes sime.I kam marr celesat,mjafton qe te ikim ne te dy." foli ajo.
"E paske bere fakt te kryer me kohe." nenqeshi.
"E di une qe i dashuri im nuk ma prish mua." tha e u perkedhel me trupin e tij porsi ndonje mace lozonjare.
"Po po,hajde flem tani." U nda nga ajo e u nis ne drejtim te shtratit duke u hedhur rendshem mbi te.Ajo vazhdoi pas tij duke iu ngjitur serisht gjithe pjesen tjeter te nates.

Dita e neserme tregonte nje dite te zymte,por neper te shfaqte disa rreze dielli qe te vrisnin syte.Ai ishte zgjuar me vone nga te gjithe e teksa shkonte ne kuzhine degjonte te qeshuren e Klares dhe zerin e Reit qe sec derdelliste andej.Nuk kishte nerva te duronte,nuk kishte nerva as te fliste.Qe keshtu tha ne pershperim nje "Miremengjes!" te vaket dhe deren e frigoriferit terhoqi pa hapur syte mire.Keto te fundit gati sa nuk iu verbuan nga drita e neonit te frigoriferit.

"Nuk keni futur uj ne frigorifer?" pyeti.
"Jo,djalosh,duhet harruar uji i ftohte derisa te mbaroj dimri." u duk serioz ne fjalet e tij,Rei.
"C'thua o trap?!S'kam nerva te duroj budalliqet e tua qe me mengjes. " iu kthye.
"C'mengjes thua o zemer,tani eshte drek.Ora 1!" u hodh Klara,e cila kishte tere kohen qe qendronte e ulur ne karrigen e tryezes se bukes."Na le pa shkuar dhe ne Dajt!" u ankua.
"Pse nuk me ke folur?" pyeti.
"Nuk te kam folur!Te dy bashke me Rein kemi ardhur ne dhome dhe ti vetem sa mermerisje." tregoi ajo.
"Mir,mir ik e behu gati tani!"
"Ika!" tha ajo e qeshur."Ah se harrova!Do vij me ne edhe Rei me Enaden." lajmeroi.
"Hajt se do bejm naj dor shahu atje.Kemi koh pa lujt,koh pa te rrah ee." foli Rei.
"Po ik ore se perfundimi dihet,ti do qash si gjithnje." u tall me te shokun.

Dhe te katert u gjenden ne Dajt.Dy djemve u desh te duronin cdo teke te vajzave rruges,cdo ankese te tyre dhe cdo fjale te kote qe shprehnin.Te dyve iu duk ca e veshtire ajo rruge,por si perfundim dolen gjalle prej aty.

"Brr po ktu qenka ftoht!" foli Enada pasi kishin hyre ne shtepine prej druri.
"Prandaj ke ardhur kaq trash ti,per t'iu pershtatur te ftohtit ketu!" ironizoi Rei.
"C'thua o zemer?!C'pershtatje?" nuk kuptoi ajo fjalet e tij.
"Te ishe veshur me trash,po te thot!" u hodh Driloni.
"Jo,nuk tha kete!" kundershtoi ajo.
"Ate nenkuptoi o Enad!" nderhyri Klara."Qenka me e zgjuar kjo!" menduan dy shoket.
"Nejse,do ndajm dhomat tani?Un dua te fle pak." kerkoi Rei.

Ata nuk kishin c'te ndanin duke qene se ajo shtepi kishte vetem dy dhoma gjumi,por vetem te zgjidhnin se kush do qendronte te e para e kush tek e dyta.Te paren e mori Rei me Enaden,ndersa te dyten Driloni me Klaren.Teksa Driloni dhe Klara largoheshin per ne dhomen e tyre,Driloni degjoi Rein te fliste i nevrikosur:

"Pse me flet me nenkuptime ti mua?" e pyeti Enada.
"Pse tregohesh kaq e trash Enad!Per at' zot a nuk kupton ti,a s'i ke mesuar qe ne shkoll kto gjera.Supozohet qe femra te jete me e msuar,po ti m'duket se nuk paske pas tru qe at'her,mir tani!" ia ktheu ai dhe me nuk u degjua gje pervec kercitjes se deres.
"Vetem zihen ata te dy!" komentoi."Nejse,cdo bejm ne te dy?" pyeti duke u kthyer nga ai.
"Te qetesohemi!" iu pergjigj.
"Po pastaj?"
"Pastaj..se di!"
"E gjej un per ty!" ngacmoi ajo.

Qendruan te dy te shtrire ne shtrat, por pa flejtur.Ajo perpiqej per dicka me shume gje qe ai nuk e lejonte.Ne fund Klara u dorezua!
Pjesa tjeter e dites kaloi me te dy ciftet duke luajtur lojra te ndryshme me njeri-tjetrin.U kenaqen e vendosen qe kete nate ta perfundonin po ne ate shtepi dhe te nesermen te ktheheshin ne Tirane.
Naten vone thuajse nga ora 3 e mengjesit ata vendosen te flinin.U shperndane neper dhoma duke i thene njeri tjetrit "Naten e mire!", per tu harruar me pas brenda dhomes.

"Ti sillesh ndonjehere si femrat!" foli Klara e kyci deren per t'iu afruar atij,i cili qendronte tashme ne shtrat...

....
Pasditen e dites tjeter ai kishte dal me shoket e tij per nje dreke shoqerore duke qene se heren e fundit nuk mundi te ishte prezent.Klaren e kishte lene vetem,dhe kjo e fundit i kishte thene se do ishte me shoqet e saj.E tani qe po kthehej per ne shtepi shpresonte aq shume qe ajo te mos ndodhej aty.Shpresonte qe te shtrinte kockat e tij i qete dhe te qetesohej nga gjithe keto ditet e ngarkuara nga kerkesat e Klares.Shpresoi t'i dilte koha edhe per te punuar,nuk kishte gjetur kohe per punen e tij.I ishte marre fryma!
Ishte momenti kur deren e apartamentit hapi per te hyre brenda,atehere kur nuhati nje ere te njohur,por asnjehere nuk e kishte hasur ne shtepi.Mund te ishte Rei ne shtepi,por nuk dinte se ai perdorte hashash, ishte i sigurt per kete.Mund te ishte edhe Klara,por nuk donte ta besonte nje gje te tille,ajo nuk kishte lene kete pershtypje.E kush pervec ketyre te dyve mund te kishte pire hashash.Iu drejtua dhomes se Reit per te pare nese ai ishte aty,por rruges degjoi zhurmen e dushit e kuptoi se Klara po lahej.
Ne mendje i shkoi te kontrollonte sendet e saj,e dinte se nese e pyeste ajo nuk do thonte te verteten,kete e dinte.
Nisi te rremonte gjerat e saj,filloi t'i bente lemsh duke kerkuar,e derime tani nuk ishte duke gjetur gje.

"Drilon!" degjoi zerin e femres pas tij...

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now