Sirena e ambulances zgjoi gjithe njerezit qe ne ate ore flinin te qete ne shtreterit e tyre.Shume ndezen dritat e dolen ne dritare.Komshinjte ngjitur me njeri-tjetrin sec peshperisnin mes tyre ashtu te pergjumur.E kur ambulanca nuj u degjua me secili tha fjalen e tij te fundit e u largua ashtu sic edhe kishte dale ne mesin e asaj nate.Gjithsecili u shtri serisht po i qete,i pandikuar nga ngjarja e meparshme,ndersa Driloni ia kishte nisur me te qarat per mikun e tij.Ai nuk po reagonte!
"Beni dicka qe te zgjohet.Pse rri ashtu ai?!" u fliste infermiereve qe ndodhedhin brenda asaj makine.
"Qetesohu djalosh, atij i kane rene te fiket nga humbja e gjakut.Mesa shohim plaga nuk eshte e rende." shpjegoi tjetri,por Driloni nuk pyeste.Qe ta besonte ate gje ai e donte Rein zgjuar.
"Atehere zgjoje!" ngriti zerin.
"Na lini ne punen tone,iu lutem!" iu kthye tjetri i bezdisur.
Kur ne spital arriten qendroi gjithe padurim mes gjithe asaj bardhesie i ulur ne blute e stolave.Pse Rei?
Mendja nisi t'i mbushej me hipoteza te ndryshme rreth plagosjes se shokut te tij."Si eshte?" pyeti doktorin sapo e pa qe dilte prej dhomes se tij.
"Gjendja e tij eshte ne rregull.Tani ndodhet nen efektin e qetesuesve." tha ai."Te shkuara!"
"Drilon,pse nuk me the?!Duhej te degjoja ambulancen qe te vija ketu?"
"Erlis si erdhe deri ketu?" pyeti ai duke mos i degjuar fjalet e saj."Eshte vone,madje as pija nuk te ka dal akoma.Pse erdhe Erlis?"
"Rei eshte edhe shoku im Drilon." foli mjaft serioze ajo.
"E di qe eshte e rrezikshme, sidomos per nje femer qe te dale ne kete ore. Dhe sidomos e pashoqeruar.Ku te shpjen mushka xhanem?!E mbi te vjitha je e pire. " iu kthye i inatosur.Po permbahej shume per shkak se ndodhe ne spital.
"Epo ja qe nuk me gjeti gje, c'ke tani!Nuk jam e pire, jam ne rregull. " tha e u ul rendshem ne karrige.
"Zot me ruaj mendt,njeri me plagoset, ndersa tjetra me tregon kokfortesin." ferkoi fort fytyren, nderkohe qe ulej edhe ai."Hajd se do flasim,po jo sot, jo ketu." iu kthye asaj,e ajo thjesht tundi koken moskocarese.
Ne oret e para te mengjesit,sapo ata i kishte zene gjumi ndjejne pranine e dikujt qe hapte deren e dhomes se Reit.Hap syte e sheh se ishte nje polic i shoqeruar nga nje infermiere.Duhej ta kishte thirrur spitali per te marre deshmin e tij.Nuk eshte gje e lehte te plagosesh ne oret e vona te nates,pa pasur njeri neper kembe.
"Kam ardhur te marr deshmin tuaj." degjuan policin te fliste dhe aty kuptuan se Rei ishte zgjuar.
"Zoti polic une jam shoku i Reit." nderhyri Driloni.
"Djalosh kam ardhur per te marre mikun tuaj ne pyetje,jo ju.Mund te dilni jasht!" e dera u mbyll pa qene askush tjeter prezent ne ate dhome pervec Reit dhe policit."Ne c'ore ndodhi ngjarja?"
"Rreth ores 3 besoj,nuk e mbaj mend." u pergjigj Rei me zerin e mekur.
"Si ishte gjendja juaj ne ate momente?C'kerkonit ne ate vend?"
"Isha pak i pire.Aty po prisja mikun tim,Drilonin,i cili shkoi te shoqeronte te dashuren e tij."
"Cfare mbani mend gje tjeter?" pyeti serisht tek dicka shenonte ne bllokun e tij.
"Asgje te qarte.Mbaj mend tek me qelluan e rashe menjehere pertok.Kaq!" sqaroi.
"Po fytyren e atij qe te qelloi e pe?Te kujtohet?"
"Jo,jo.Sic thash kam qene i pire e gjithcka e kam te turbullt."
"Ne rregull djalosh,per cdo te re do t'iu kontaktojme.Nese dicka tjeter te kujtohet paraqitu ne komisarjat." foli per here te fundit para se te largohej prej aty.
"He,si je?" u shfaq menjehere ne dhome Driloni sapo pa qe polici u largua.Pas tij hyri edhe Erlisa.
"Mire vella,ja gjalle." iu kthye me te qeshur.
"Mos u tall." e goditi ne shpatull.
"Auch!" renkoi nga dhimbja.
"Kush e beri,Rei?" vendosi Erlisa ta beje ate pyetje.
"Nuk e di!Nuk mbaj mend gje."
"Vertet?" pyeten te dy ata njezeri.Dike e kishin ne mend,dike tek i cili dyshonin,por pa pergjigjen e Reit nuk thonin dot gje.
"Ju e dini qe isha tap, e si mund ta mbaj mend." iu pergjigj e ata nuk ben me ze.
"Te shpise e kane marr vesh?" pyeti ai se ishte e vetmja gje qe i interesonte.
"Jo akoma!"
"Shume mire!Mos trego se c'ka ndodhur, nuk kan pse te behen merak kot.Fundja une gjall jam,me probleme nuk mbeta."
"Hajde na bej ndonje shaka tani ti, se sikur nuk te shkon kjo cehre keshtu.Se ke dhene ndonjeher veten si te vrar nga jeta dhe as nuk te shkon te jesh i tille madje. " i kerkoi Driloni.
"Na mbyten hallet po lere tani.Po me presin femijet ne shpi, kushedi sa kan' qare."
"Ta paska qefin per femij ee..." foli Erlisa.
"Jo moj moter,mua s'me ka hyre ende qefi per nuse."
"Le nam le, kane nisur duke te dal thinjat." foli Driloni.
"Une po shkoj te blej ndonje gje poshte, vazhdoni ju." tha Erlisa.
"Edhe te mos na thoje ti do vazhdonim ne." u tall tjetri i shtrire ne krevatin e spitalit,ndersa ajo nuk ktheu pergjigje me,vendosi te mos replikonte se perndryshe do kishin vazhduar per me shume.Mendoi t'i linte vetem te dy shoket.
"Vertet nuk e mban mend se kush te qelloi?" pyeti serisht miku ne dyshime per pergjigjen e tij.
"Isha tap o vella,si ta mbaj mend.C'ma ben ate fytyr ashtu?!" iu kthye si i bezdisur,sepse ne fakt per ate muhabet nuk donte te fliste me.
Dy dite me pas Rei doli nga spitali me njeqind keshillat e mjekut,qe diheshin se nuk do te zbatoheshin nga ai.
U shoqerua nga miku i tij per tere kohen,i cili e shihte gjithnje e me shume me shikimin e tij dyshues.Ai nuk e kishte besuar aspak per sa i perket pergjigjes se tij se nuk mbante mend asgje!
Erlisa nuk ndodhej me ta kur ai doli.Ajo qe ato dy dite i kishte qendruar e kujdesur si nje moter,ishte ne kurs e i kishte thene atyre se sapo te mbaronte do t'u shkonte menjehere ne shtepi,ku kjo e fundit ishte lene ne nje rremuje te madhe.Prej Reit askush nuk ishte marre me te.Sapo ishte rehatuar ne divan.Driloni endej neper shtepi tek rregullonte e ate e kishte lene te shihte filmat e tij.
Djaloshi Rei po perfitonte shume nga kjo situate,tek ledhatohej si nje femi i vogel.Kishte gjetur rastin te perfitonte prej atyre te dyve qe edhe i quante si prinder te dyte.Dera bie dhe per ta hapur shkon Driloni.
"Erdha une!" perhapi zerin e saj Erlisa.
"Uu mami Erlisa,cfare me ke sjell sot?" ferkoi duart i gezuar.
"Lajme!" iu pergjigj serioze tashme.
"C'lajme?!Kaq te rendesishme qenkan saqe as mua nuk me puth?" u hodh Driloni.
"Denisi nuk erdhi ne kurs sot.Ca zera thane se e ka lene kursin e eshte larguar jashte shtetit." foli e syte mbante drejt Reit.
"Ne rregull mos me shihni ashtu!Ishte ai qe me qelloi." deklaroi kur dy pale sy ndjeu mbi te qe e shihnin mese serioz e pyetes."Frikacaku eshte larguar,ka menduar se jam si ai une,e do e denoncoja."
"Pse nuk e denoncove?" bertiten me ze te larte, njeherazi,dy te dashuruarit.
"Qetesohuni,thjesht doja ta sqaroja vet muhabetin." pergjigjet i patrazuar.
"Nuk i vure njeher mend ti kerkon prap te denohesh e te te hiqet lirimi me kusht apo si esht puna?!" iu kthye Driloni.Ne pak raste e kishte hasur Drilonin ne kete gjendje.
"Mbaroi vella mbaroi!Shpetova nga denimi, ai shpetoi nga une dhe JU shpetuat nga ai." qetesoi gjendjen me ate deklarat.Me nje te vertete!
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92