9

591 49 16
                                    

U zgjua nga ndjesia e disa ledhatimeve femerore.Ndjeu disa thonj qe e bezdisen ne mjeker e menjehere hapi syte.U gjend perball fytyres se Klares,perball dy syve,ku bebet e syrit ishin zmadhuar shume.Ajo e veshtronte e qeshur,tashme e pastruar nga tualeti i piset qe mbante dje.Fytyra i ndriconte,e per nje moment rrethoi ate te shtrire ne shtrat,i cili ishte ende pergjumesh e se c'po ndodhte nuk dinte ende.Me pas mbeshteti koken ne gjoksin e tij,levizi pak si nje kotele qe kerkonte dashuri.

"Faleminderit!" shprehu ajo.
"Per cfare?" pyeti i pergjumur.
"Per dje,per...qe nuk me le vetem!" ngriti koken e iu drejtua e qeshur tek tregonte si femije buzeqeshjen e saj.
"Gjithkush do e kishte bere." qe justifikimi i tij.
"Por ti je ti,jo gjithkushi.Nuk do te lumturohesha kaq shume nese do te ishte " gjithkushi"." shpjegoi ajo.Ai nuk foli,por qendroi i qete duke pare tavanin.
"Mund te cohem,m'duhet te shkoj ne banjo." kerkoi per tu larguar,e kerkesa iu plotesua.

Doli para pasqyres,nisi te lante dhembet e nderkohe shihte pasqyrimin e tij.Shihte mundesin e dyte.A ishte i lumtur?!
E hodhi pas kraheve kete mendim teksa shplante fytyren.Nuk duhej te mendonte me te tilla gjera.Nuk duhej te behej me ai i zymti qe vuante prej dashuris platonike.
Nga pas ndjeu dy krahe ta perqafonin,e sigurisht kush mund te ishte tjeter pervec Klares.Ajo e puthi ne sup e koken me pas mbeshteti po aty.Nuk behej fjale qe te shkeputej prej tij.

"Klar!" thirri si per t'i bere te ditur qe te shkeputej prej tij,por tjetra as qe e kishte ate mendje."Klara!" thirri serisht.
"Po!" iu pergjigj ajo.
"C'do besh tani?Do kthehesh ne shtepi?" pyeti ai.
"Jo,jo nuk mund te kthehem prap atje per disa dite.Do te behen ne keq ata nese shkoj sot." tha ajo.
"Duhet te flasesh me prindrit e tu.Te sqarosh muhabetin."
"Nuk sqarohet ai muhabet Drilon."
"Po kush esht arsyeja qe bere fjal?"
"Ëë,arsyeja...punë pune.Ato i zmadhojn shume gjerat." tha ajo e Driloni e veshtroi me medyshje."Nuk dua te flas per kete tani,po per ne!C'do bejm sot?" pyeti ajo.
"Akoma nuk me ke then se ku do qendrosh." vazhdoi me te tijen ai.
"Mund te qendroj ketu,me ty?" pyeti ajo."Do qendroj me te dashurin tim." iu pergjigj pyetjes se saj.E beri fakt te kryer pa thene gje Driloni.Ky i fundit nuk kundershtoi,perkundrazi pranoi ne heshtje pergjigjen e saj.
"Do dalim!" shpalli ai.
"Po une nuk kam rroba!"
"Vish ndonje bluz nga te miat.Prindrit i ke ne pune ne kete ore,besoj." pyeti.
"Po!" iu pergjigj.
"Do shkojm te marrim rroba te tuat,at'her.Per aq dite sa do qendrosh ketu." i tha ai.
"Per ty mund te qendroj dhe pa gje fare." provokoi ajo,nderkoh qe afrohej  teper prane fytyres se tij.
"Shko ndrrohu!Erdhi dreka e mua po me haet." tha duke mos vene re fjalet e saj, ai.U kthye ne dhomen e tij e kapi te parat rroba qe i zuri dora.Shpejt e shpejt u vesh,pa care shume koke,dhe priti Klaren te mbaronte me te sajat.
"Gati!" foli Klara teksa,tashme,ndodhej para tij.

Dolen nga shtepia e tij e u nisen drejt te sajes.Duhej te mbaronin kete pune si fillin qe me pas te ulej diku e te hante i qete.Stomaku i tij kishte filluar te bente naze me kohe,por duhej te sakrifikonte edhe pak.
Kur arriten atje,ne njerin nga lagjet e Tiranes,ne shtepine e Klares,e cila ndodhej ne nje pallat te vjeter,ai priti jashte per te,edhe pse ajo e ftoi.Pas gjysem ore pritje perjashte duke soditur ate vend,me ne fund Klara doli me nje cante shpine ne sup,e nje qeske ne dore,ne te cilen mbate kepuc te sajat.

"Ke gjysem ore aty brenda dhe ke marr kaq pak gjera." iu drejtua ai.
"Me fal por nuk po gjeja dicka." u justifikua ajo.
"Mir,hec se erdhi dreka dhe akoma nuk kam ngrene." u ankua.
"Ku do shkojme?" pyeti.
"Nuk e di,te shohim rruges."

Pas disa minutash te tjera u ulen ne nje lokal per te ngrene.Porositen e ndejten ne qetesi.Te dy nuk dukeshin aspak si nje cift,por si moter e vella.E kjo dukej nga siellja e tij,aspak prej te dashuri.
Ai i qete hante ushqimin qe kishte porositur,por nuk dukej se do te vazhdonte i tille edhe per me shume.Syte e tij udhetuan pak larg ushqimit te tij duke veshtruar neper tavolina te tjera,ku tek njera prej tyre ata shtangen.Ishte dikush qe prishi qetesin e krijuar,dikush qe e beri gjendjen e tij te cakordohej,e duart t'i djersisnin.Ishte ajo,jo dikushi,ishte Erlisa.Ajo me te dashurin e saj,ndodheshin disa tavolina larg te tijes,e si nuk i kishte vene re.I pa tek coheshin per tu larguar dhe tek largoheshin per te humbur larg syve te tij.
Me mire qe nuk i vuri re me pare,mendoi.

Ore me vone te dy ata ndodheshin duke ecur pa ditur se ku.Ishte errur e freskia e krijuar e nates atij i pelqente,i freskonte shpirt e mendje bashke.E pelqente erresiren per qetesin qe ngahera krijonte,pelqente dhe ate ndricim te rrugeve.Ndryshe nga nata,diten nuk e pelqente aspak.I dukej teper e zhurmshme dhe jo e rregullt,teper verbuese.

"Drilon,shkojme ne kinema?" degjoi Klaren tek pyeste.
"Nga te erdhi ne mendje kjo?" ia ktheu me pyetje.
"Nuk e di.Shkojme?"
"Po mir,shkojme." u pergjigj."Cfare filmi do shohim?"
"Nuk e di,e zgjedhim atje."
"Mire!"

Kinemaja qe e zbrazet,jo me shume persona te pranishem per te pare ate film.Ata te dy u ulen diku nga fundi,e paksa larg atyre qe ishin te pranishem.Do te shihnin nje film i cili kishte disa kohe qe kishte dale ne treg,e sigurisht i zgjedhur nga Klara,ai,ishte nje film dram-romantike,qe fliste per jeten e dy te rinjve te njohur qe ne femijeri,e teksa rriten nen pranine e njeri-tjetrit nje tragjedi u ndodhe...
Ishte nje film jashte pelqimeve te tij,por ishte i bukur,mjaft terheqes dhe disi i dhimbshem...



~~~~
SebastjaN1 konfirmo me nje vote po te ka ardh njoftimi i pjeses se kishe ankesa 😜

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now