Vajza qe qendronte krahe Drilonit,ne shtrat,ishte e para qe u zgjua te nesermen.Si dite pushimi te dy kishin fjetur shume,madje Klara duhej te ishte zgjuar me heret,por gjumi i bukuris kur te terheq nuk ka shanc qe te te leshoj me prej tij.
Ajo buzeqeshi teksa kthehej te shihte te dashurin qe i kishte kthyer shpinen.U afrua ta puthte ne sup,e me pas u cua prej aty e vendosur per te gatuar dicka per mengjes.
Neper bufe nuk gjeti gjurme buke,e ne frigorifer nuk kishte asnje veze.E detyruar mori kuleten e saj e zbriti shkallet me nxitim,ashtu sic ishte me rrobat e gjumit.
Pas 10 minutash e sorollatur neper supermarket,me duart e e zena prej qeseve iu drejtua shtepis."Klar,ti je?" degjoi zerin e Drilonit.
"Po une,isha ne dyqan.Shtepin e kishit bosh!" iu pergjigj ajo.
"Mir,po futem te bej nje dush!" tha ai.
Nderkoh qe ai lahej ajo ia nisi me mengjesin.Theku buket!Zjeu veze sa per te dy!Mbushi gotat me leng dhe i vendosi ne tavolinen e shtruar.E kur buket u theken i leu ato me gjalp,ndersa siper shtreses se gjalpit recel.Ne nje pjate te vogel preu e vendosi dy feta djathi.Mengjesi ishte gati,por ajo ende jo.
Iu drejtua dhomes me hapa te shpejte dhe hyri ne te pa ditur se aty ishte Driloni duke u veshur.Nuk e pati problem se ai ishte i zhveshur,nuk pati problem aspak por perkundrazi nisi te zhvishej dhe ajo.
"Mengjesi eshte gati!" foli teksa vishte xhinset e saj.
"Mir!" u pergjigj shkurt ai."Po shkoj para un!" shtoi kur ai ndodhej ne pragun e deres.
Asaj i beri cudi e folura e tij,por nuk e zgjati.Nuk donte qe kjo dite e re e ky avaz i ri te prishej prej nje debati te kote.
E qeshur doli para pasqyres per te pare veten e saj.Vereu se fytyra i shkelqente pa ndihmen e nje make up-i.Nuk u mbulua aspak,por la vajzen e vjeter te dilte ne pah.Ate qe koheve te gjimnazit nuk kishte qene si e sotmja.Ate qe mbizoteronte dikur.Ate fjalpaken,mendjezgjuaren,vajzen me te thjeshte te gjimnazit,ne kohen e saj.Kishte bere edhe ajo pjese dikur tek vajzat e mira,tek ato qe koken mbanin tere diten neper libra dhe nuk e kalonin kohen sa ne nje lokal ne tjetren.As oret nuk i linte,e as sherre te kota si shoqet e saj nuk bente!Sa e kishte marre malli per ate vajze.Per ate qe ne vend te fundeve te sotme parapelqente tutat ose xhinset e thjeshta.
Nje lot i shpetoi nga syte pa pyetur,e mes atij loti pati nje buzeqeshje lumturie.E arriti dhe diten kur zemra t'i qeshte serisht pas kaq kohesh.
Pas dy minutash u shfaq ne kuzhin ku u ul ne tavolinen e ngrenies,perball Drilonit.
"S'me prite dhe mua te hanim bashk!" foli e qeshur para se te kafshonte feten e bukes se mbushur me recel.
"Kisha shum uri,nuk te prisja dot." ia ktheu ai.
"Aha!Sot kam takimin e punes!" rrefeu.
"Cfare pune esht'?" pyeti.
"Nuk e di,kur te takohem me Anen do e marr vesh."
"Epo mire!" preu shkurt ate bised.E ajo u lendua paksa nga kjo mosperfillje.Pse te sillej i tille kur ajo me gjithe besimin dhe gezimin e saj rrefehet tek ai?!
"E di,kam menduar te gjej edhe nje shtepi me qera.Do filloj te gjej ndonje.S'besoj se mund te rri me ty kur nuk e di se sa serioze esht lidhja jon." u shpreh serisht.
"Mir e ke menduar edhe un' kete mendoj." i buzeqeshi ai."Po ngrihem un,Rei me ftoi per kafe.Kalofsh mir!" shtoi pas pak minutash qetesi.
"Kur te ftoi Rei ty,ai nuk esht ketu?" pyeti e ne mendjen e saj u ngjall dyshimi.
"Ai me zgjoi nga gjumi,me mori ne telefon!" shpjegoi tjetri.
"Ah,epo kalofsh mir!" uroi duke buzeqeshur.Buzeqeshje qe mbante ne vete copa lendimi.Gjithe ai pozitivitet dukej sikur do i largohej vetem nga kjo sjellje.Prej tij nuk mori asnje puthje,asnje buzeqeshje,pervecse largimit te tij te shpejte.E pasi rregulloi tavolinen e ngrenies shpejt e shpejt doli prej aty per tu drejtuar tek vendi i takimit qe kishte lene ne shoqen e saj.Ecte me hap te shpejtuar e me mendje tek siellja e Drilonit...
U gjend cerek ore me vone ne piktakimin e caktuar,ishte nje lokal.Hyri brenda saj dhe ne njeren prej tavolinave te shumta gjeti ate,Anen.
"Klara!" foli tjetra."Po ku je moj vajz!"
"Ja ku me sheh,perball teje!" ia ktheu ajo e qeshur."Si ke qene ti?C'ke bere ndonje gje?" pyeti.
"Mir ja ne kerkim te nje shtepie me qera,por le te flasim njeher per ty,per punen qe te kam gjetur." thote ajo.Ne ate moment prane tyre afrohet kamarieri,i cili i kerkon porosine Klares.
"Nje caj boronice!" thote e kur tjetri largohet,i flet Anes."Po,me thuaj c'pune eshte?"
"Banakiere dhe esht pikerisht ky lokali ku jemi ulur ne.Pronarin e kam mik timin dhe kur me pyeti nese njihja ndonje mendja me shkoi tek ty,meqe dhe ke punuar si banakiere me pare.Si thua?" I tha tjetra.
"Qenka fush qe kam njohuri!Ne rregull,te flasim njeher me shokun tend." pranoi Klara.
"Ai vjen pak me vone,e presim dersa te vij qe te behet sot muhabeti." i tha shoqja dhe Klara aprovoi.
Me pas erdhi porosia e saj dhe mes tyre pati nje pauze ne bisedim.Te dyja qendronin te qeta ne boten e tyre duke menduar kushedi se cfare.
"Me the se po kerkon shtepi me qera!" vendosi te thyente heshtjen e tyre Klara.
"Uf,po!Te kjo shtepia qe jam tani me cmenden pronaret,nje mije e nje budalliqe me nxjerrin sa here u jap qeran,dhe prandaj dua te gjej shtepi e te largohem sa me shpejt." shpjegoi situaten Ana.
"E gjejme bashke,per te dyja!" dha Klara mendimin e pare te pamenduar mire,qe i erdhi ne mendje.
"Po ti pse?" e habitur pyeti tjetra.
"Kam disa probleme me te shpis dhe dua te dal menjan."
"Po mir,ndajme te dyja nje apartament,do e kemi me mire kshu." i tha ajo.(Pas nje jave)
Sapo kishte dale nga shtepia,tashme e saja.Bashke me Anen kishin gjetur nje shtepi te pershtatshme per te dyja.Ishte mjaft e lumtur.Te shtepise u kishte thene se po ndryshonte dhe do te vazhdonte jetesen ne nje shtepi tjeter.U kishte thene se i nevojitej liria,e ata e kishin kundershtuar.Kishin leshuar fjale te cilat nenkuptonin se ata e kishin lene te lire,por vete ajo kishte burgosur veten duke ia etiketuar fajin familjes se saj.Ata ishin njerez te thjeshte qe fitonin buken me djersen e ballit,por siduket Klara e kishte harruar kete dhe zilia per nje jete te mire e kishte bere te hynte ne nje shoqeri te gabuar.
U kishte thene se do t'i takonte,u kishte thene se edhe pune kishte gjetur dhe ata me ate lumturi qe u krijohej nga fjalet e bijes se tyre per ndryshimin e saj,kishin pranuar.C'zgjidhje tjeter kishin pervec kesaj?!"Alo,zemer!" foli kur nga ana tjeter e telefonit u degjua zeri i tij.Tashme ishte ndare nga Ana e po i drejtohej apartamentit te Drilonit.Ishte jo shume larg tij!
"Po Klar!" u perserit per te shumten nga heret ftohtesia e tij.
"Kam nje lajm.E gjeta shtepin!Po vij per ne shtepi tani." gezimin deshiroi te ndante me te qe pa u takuar,por...
"Eja,duhet te bisedojm per dicka." i tha.
"Erdha!" tha dhe tjetri mbylli pernjehere telefonin.Ngjiti shkallet e pallatit me nxitim saqe fryma iu morr prej tyre,e zemra kish nisur te dilte vendit.
Dera e shtepis u gjet pakez e hapur,iu desh vetem nje e shtyre e vogel qe ajo te mund te hynte ne shtepi."Drilon!" therriti.
"Jam ne kuzhin!" iu pergjigj tjetri.
"Erdha!Cfare ka ndodhur,per cfare duhet te flasim?" pyeti pernjehere sapo u gjend prane tij.Po fillonte te kishte frike.Si gjith te tjeret edhe ajo po ndiente se asgje e mire nuk do i vinte.Ndoshta ka te beje me sielljen e tij!- mendoi.Sikur dinte,kuptonte,ndiente se ajo siellje kishte pasoja.Pasoja qe binin mbi te.
"Me vjen keq,por dua te ndahemi!" perplasi, ashtu sic kish perplasur cdo gje me sielljen e tij,ato fjale.Dreqin,c'qenka kjo qe po ndodh!- ajo serisht mendoi.Dhe me te vertete,c'dreqin ishte kjo qe po ndodhte, ku ai i ngulte pa i interesuar shume,ato fjale therese,per te.Te ishte nje shaka pa krip?!
"Cfare po thua Drilon,kjo nuk eshte loje?!"
foli duke u ndiere e shushatur.
"Me degjove Klara,me vjen keq por dua te ndahemi.Nuk mund ta vazhdoj me kete.lidhje.Nuk e di po nuk po mundem,me vjen keq!" fliste ai e syte nuk tentonte t'ia hidhte.
"Po po,te vjen keq!Perse?" kerkoi te dinte ajo.
"Mund te qendrosh ketu derisa te kalosh ne shtepin tjeter,nuk do kete problem.Nese ti do e kesh,mund te largohem une per aq dite!" tha ai injorues i pyetjes se saj.E ajo nuk ktheu pergjigje,sepse nuk po gjente dot nje te tille.Te dy u larguan nga ajo dhome.Njeri doli jashte prej apartamentit,tjetra u mbyll ne dhome pa dalur me ate dite.
Dicka e tyre qe nuk kishte qene kurre e rregullt sapo u thye...!
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92