6

705 45 24
                                    

"Loni si thua dalim edhe here tjeter?" i terhoqi per te disaten here,gjate dy oreve bashke,mendjen ajo.
"Se pari mos me quaj Loni,emrin e kam Drilon.Se dyti,nuk e di te shohim,numrin e telefonit ma dhe qe kshu do te te marr une!" I kujtoi ai.Ende nuk e kuptonte se si mund t'ia jepte nje djali numrin kur nuk e njihte aspak.
"Mir Oni!" Ia ktheu ajo pergjigjen sikur fjalet qe ai i tha te mos i kishte degjuar.
"Cohemi!" kerkoi sikur te donte t'i shpetonte sa me pare asaj.
"Cohemi!" perseriti ajo pas tij.
Por nuk ishte vetem Klara arsyeja e tij,por Erlisa,ajo me kryesorja.Nxorri prej xhepit telefonin e tij per te pare oren,e cila nuk tregoi se donte dhe pak qe Erlisa te mbaronte kursin.
"Numrin  tim e shenove apo jo?" i rikujtoi Klara kur vuri re se ai po mbante shikimin nga telefoni.E ai pohoi vetem me koke,per te vazhduar me pas rrugen drejt daljes se lokalit."A nuk do me shoqerosh?" foli serisht ajo."Rrugen ketej e kam!" shtoi e gishtin drejtues drejtoi per nga rrugica ku edhe ai do te kalonte per te pare Erlisen.
"Te pakten me ndihmove!" peshperiti,por siduket vajza ngjitur tij e degjoi,sepse menjehere reagoi:
"The gje?"
"Edhe une ketej e kam,thash!" i tha ai.

Rrugen vazhduan te dy pa folur aspak!Klara perdridhej duke e cuar belin e saj sa andej-ketej e ne fytyren e llaçosur kishte stampuar buzeqeshjen e saj.Ndersa ai ndihej ne ankth,veshtrimin e mbante gjithnje nga ana e kundert.Ndihej si ne siklet qe po kalonte me nje tjeter femer ne krah,ai duhej te ishte i vetem ose,ose ne vend te Klares te ishte capkenia e tij
Por ajo capkene kishte te tjera plane.Ne jeten e saj nuk ekzistonte nje Drilon,sic ne te tijen ekzistonte nje Erlis.Ajo capkene preferonte djemte me floke te gjate,te kapur ne maje te kokes,e me pjesen anash kokes te rruar.Ajo capkene kishte njohur buzet e tjeter kujt,jo te te cmendurit Drilon,jo te mashkullit qe edhe me nje femer ne krahe mendonte per te.Jo mashkullit qe sa kishte njohur ate nuk kishte patur asnje femer tjeter.Capkenia e tij e lendoi!Ai u ndie i tradhetuar nga nje dashuri,e cila nuk ekzistonte!

Djaloshi naiv i dashuruar kerkoi t'ia kthente te dashures se tij me te njejten monedhe,e dashur e cila nuk ekzistonte.Si te ishte i marre pas Klares ai iu versul buzeve te saj,kerkoi nga ajo vajze e cila nuk luftoi per te kunderten,por perkundrazi e priti krahe hapur.Ah,syte e tij te mbyllur e benin edhe me te pandalueshem!Ata sy xhironin ne erresiren e tyre,ate fragment "tradhetie".Ai mini-film e shtynte Drilonin per edhe me shume ne ate mes rruge.Djaloshi naiv i dashururar u mposht dhe beri te pranonte nje femer si ato qe Rei,miku i tij me i mire,kalonte cdo nate.Si per habi te tij,balerina
hodhi syte per here te pare tek ai.Mbase thjesht ishte nje shikim i pavetedijshem,ose mbase...Jo,jo ai thjesht ishte nje veshtrim i pavetedijshem,keshtu deshi t'i mbushte mendjen vetes se tij.

"Ti me puthe!" degjoi komentin e Klares e pa veprimin e saj tek prekte buzet e saja si ne pabesi.Priste nje tjeter veprim,ndonje shuplak surratit ndoshta!
Nuk komentoi rreth saj,terhoqi leht Klaren prej krahu,duke i thene vetem nje: "Hajde!".

Do e diskutonte me vone kete veprim te pamend qe sapo kishte bere.Do e diskutonte e Klares do i justifikohej me nje fjali fare te thjeshte per cdo mashkull," Ishte gabim!".
E shoqeroi pa fjale,e kur arriti prane shtepis se saj,ajo iu hodh ne perqafim me nje puthje,me pas.E beri ate veprim si te ishte zonje e buzeve te tij.Ajo,tashme,kishte keqinterpretuar veprimin e tij,kishte krijuar nje lidhje mes tyre vetem nga ajo puthje e papritur e tij.

"Klar,jemi perpara shtepis tende." i buzeqeshi i sikletosur,a thua sikur femra e turpshme te ishte ai,ndersa Klara mashkulli moskokcares.
"On mund te me japesh dhe ti numrin,qe te kontaktojm!" serisht nuk i vuri re fjalet e tij,por nisi me kerkesat e saj.
"Me dhe ti tenden,do te te marr un'!" nuk deshi t'ia jepte,kerkoi mijera justifikime nga mendja e tij,por kjo e fundit nuk ishte e afte ne ato momente per te tilla gjera,kishte halle te tjera,problemin Erlis.
"Hë pra ma jep,ti kushedi se kur me merr!" kerkoi perseri.
"Ne rregull!" tha e nisi te shqiptonte numrin e telefonit.

* * *

Ndodhej perpara deres se shtepis e kembet nuk i benin qe te hynin brenda.E dinte me siguri se Rei ndodhej aty duke pritur ate.E dinte se do ia niste me pallavrat e tij.Ngene nuk ia kishte,e tjeter zgjidhje nuk gjeti pervecse te hynte ne shtepi.Uli braven e deres dhe veten shtyu te ecte,u mbeshtet pas deres se mbyllur,tashme.Nje,dy...

"Ooo kush na erdhi!" u shfaq perball tij fytyra e qeshur e Reit."Ndal!" urdheroi me zerin e tij sapo Driloni hodhi nje hap per tu larguar.
"C'ke tani Rei,doje te dilja me Klaren,dola.Tani me ler rehat!" foli i pafuqishem.
"Ku jan llokumet?" pyeti tjetri e syte e Drilonit gati sa nuk dolen vendit.
"C'thua mo?!"
"Llokumet vella!Nusen ta gjeta po llokume s'me solle.Mir mir...mendon vellai per ty c'ke ti?!Ti mos mendo hic!" beri te indinjuarin ai.
"Mos me caj shum koken ate bej!Un' thash se c'kishe?!" iu kthye i bezdisur."Erlisa esht lidhur!" foli pak caste pasi ishte larguar ne drejtim te dhomes.
"Kush Erlis vlla?"
"Sa njoh un n'Tiran!"
"Shum!Erlisen e Bakes!Te Dules!Erlisen bullafiqen,ate qe ben sufllaqe te puna ime.Ta kam prezantuar vet kete te fundit,e mbaj mend mir!Ndersa ato qe permenda me kan rastisur.!" u tall me te Rei.
"Ohu!"
"Mir mir,se tallem me ty!Po mir edhe ça se esht lidhur ajo,edhe ti u lidhe.E kujt i plasi se u lidh ajo...Vetem Klares po e mori vesh!Hahaha!" qeshi ne fund.
"Si nuk u solle njeher si njeri tamam!Mu m'plas per te!" shpertheu Driloni.
"Oh Romeo avash se do na ngelesh n'duar.Po ik o rob Zoti se le nam.Ajo u lidh,ti u lidhe,harroji te tjerat."
"Nuk e harroj dot o Rei!" zeri i tij i trash,e teper mashkullor,u kthye ne te nje te sfilituri.
"Zemra kaq shume sac po shprehesh per ate,s'po shprehesh per mua,qe kemi ngrene nje buke bashk." foli per here te fundit e u largua nga ajo dhome i lodhur.Ndonjehere skenat e te shokut i dukeshin te tepruara per nje mashkull,ia benin koken daulle,e shpresonte gjithnje te mos behej si ai."Femra te con per lesh!" i peshperiti vetes teksa nisi te gatuante darken e te dyve.

Ai qendroi ne dhomen e tij,nuk e dinte se sa por qendroi.Me majen e plumbt serisht ledhatoi ate fletore te mbushur me vizatime.Kesaj rradhe aty nuk gjendeshin fytyra,as trupa me pamje magjepsese,as enderra te tij,por dy buze tek puthisnin njera-tjetren.Ato nuk kishin zot,ishin thjesht dy buze te huaj.E dinte shume mire se thelle thelle ato nuk ishin vetem buze,por nje kujtim,dicka qe perbente nje histori ne te.Dicka qe kur dikush tjeter te rastiste ta shihte,ai te rrefente ate dite,diten e sotme.Ashtu sic dhe ne cdo krijim tjeter tijin ai shkruajti serisht daten,firmen e tij dhe pershkrimin e asaj dite,ate fjali qe permblidhte ate kujtim: "Diten e tradhetis me veshtrove per here te pare!"

"Qesharak je,Drilon!" i qeshi vetes se tij ne fund te asaj dite.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now