A besoni se dashurit platonike jane te verteta?Se meshkujt dine te perjetojn nje dashuri te tille?E besoni?!Nese duket e pabesueshme,Driloni mendon te kunderten sepse vete ishte duke e perjetuar.Ai ndodhej ne dhomen e tij prej ditesh.Nuk kishte dal me qe aty qe prej asaj dite,kur Erlisa shpalli me nje puthje pranin e nje mashkulli ne jeten e saj.
Prej ditesh ai nuk kishte bere gje tjeter vecse kishte menduar e menduar,per ate,drenushen e tij.Edhe kishte enderruar,ishte perpelitur neper krevat prej enderrave.
E kishte quajtur veten humbes.Nje te paaft qe nuk bente per hicgje,nje frikacak,mashkull i pashpres.Kishte share veten e tij per ate femer.Ajo mund te ishte e tija me kohe nese do kishte lene veten te lire e te mos druhej nga asgje.Ishte mashkull fundja fundit dhe meshkujt nga natyra nuk jane te tille,si mund te dilte Driloni i ndryshem nga te tjeret."Plak do vish te pim maj kafe?" u shfaq ne dhomen e tij Rei.
"Jo!" ia preu shkurt.E tjetri u largua pa shume fjale kokeulur.I vinte keq per te shokun qe kish arritur deri ne kete gjendje prej nje femre qe as nuk e dinte per ekzistencen e tij.Mendonte se si t'ia arrinte qe te kthente serisht mikun e tij si me pare,se si ta bente serisht te qeshur.E koken ngriti serisht,i vuri nje qellim vetes,do shkonte t'i fliste.
"Degjo ketu ti trap mashkull.Je shoku im prej vitesh,je vellai im e nuk te shoh dot ne kete gjendje.Ktheu serisht sic ishe ose perndryshe do te t'varros te gjall.Mjaft u bere kaq i djegur per nje femer,mjaft u solle si femrat kur ndahen.Vella ajo ka jeten e saj,jete ku ti nuk ekziston.Po behesh shume i shpifur,ta them si vella.Kthehu sic ishe ose perndryshe s'do e kemi mire bashk." foli gjithe furi.Driloni levizi prej nga ishte ulur e u nis ne drejtim te Reit.E perqafoi!
"Mire!" tha ai pasi u largua prej shokut te tij.Pas kesaj rrembeu canten e tij,bashke me fletoren e vizatimit,te cilen e futi ne te,dhe u nis drejt daljes.
"Si 'mire'?Ca 'mire'?Ku po shkon Drilon?Ej, nuk mund te me lesh kshu!" por pergjigja qe ai mori ishte vetem nje perplasje dere dhe qetesia qe mbizoteroi ne shtepi."S'po e njoh me!" konklidoi me veten e tij.
E pervec Reit as Driloni nuk po njihte me veten e tij.S'po dinte kush ishte,e se cfare dreqin po bente me veten e tij.Ai arsyetoi se fjalet e te shokut ishin te verteta,se ai po sillej si nje femer.Cfare ishte duke bere?-mendoi.
Ai vetem sa kishte ndjenja per nje vajze,asgje me shume.
Por harronte Driloni se ajo vajze nuk kishte ndjenja per te,e kjo perbente te keqen.Ai nuk kishte zgjedhur femren e duhur,ose te pakten nuk kishte zgjedhur menyren e duhur per te dashur nje femer.Sepse ai harronte te gjente nje menyre,nje rast per te folur me Erlisen.Harronte te kishte nje shoqeri me te,si fillim.Driloni harronte cdo gje tjeter,pervec balerines se tij,sunduesen e jetes se tij.Me mendime te shumte dhe me shkaktaren e shkaterrimit te tij ai iu drejtua nje vendi,ne te cilin kishte qene para nje muaji.Ate dite kur ndiqte te dashuren e tij.Ate dite kur pikturoi peisazhin me te bukur qe kish hasur gjate jetes se tij,pikturen me me ngjyra jete qe kishte realizuar ndonjehere.
U ul ne stolin ku ajo ishte ulur ate dite,fiks ne vendin e saj,e qendroi aty.Shqoi syte pertej liqenit e u perhumb ne nje pike qe as vete nuk e dinte se ku.I pavetedijshem per veprimet e tij nxorri prej cantes bllokun dhe doren,me pas, futi me thelle per te gjetur lapsin e tij.Do te hidhte ne flete ate qe mendja e tij kishte te fiksuar.
Pa melodi lumturie hidhte vija ne ate flete,e vizatonte nje zot e di se cfare.Por vizatimi nuk kishte jete,ne te pranvera nuk ekzistonte,ishte vetem nje qiell i zymte,gri.Ishte dicka boshe me mijera molekula ndjenjash brenda saj,dicka te cilen Driloni nuk deshironte te ndjente.Degjoi te qeshura tek i afroheshin atij.Te qeshura te nje femre,e kryet ngriti per te pare se kush ishte.Degjoi nje ze!Zerin e asaj femre,te cilen ai kuptoi se e njihte mjaft mire.Ishte ajo,Erlisa!Ajo me ate veshje te sajen sportive,ku ne krah te saj qendronte i ngjitur ai,idashuri i saj.Ata shihnin njeri-tjetrin sy me sy,e flisnin gjera qe Driloni nuk mund t'i degjonte.Ai e bente per te qeshur,ai i ledhatoi fytyren me kurrizin e gishterinjve,e ajo leshoi te emblen buzeqeshje te sajin.
Zemra Drilonit pikoi!Duart e tij nisen te dridheshin dhe ai i shtrengoi forte,te bere grusht.Syte aq sa i shndrrisnin tek shihte ate femer,aq edhe erresoheshin tek verente mashkullin prane saj.Trupi iu lehtesua gati ne te rene,zhgenjimi ndaj vetes iu shtua edhe me shume.U cakordua!Djaloshi me dashurin platonike fajesoi edhe me shume veten,rriti edhe me shume pesimizmin ne te.Shpirti i tij mbylli syte,ndersa zemra tik-taket e veta i ndaloi,ato nuk buzeqeshnin me...
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92