14

590 47 17
                                    

"Hajde se do kenaqemi sot!" fliste Rei neper shkalle e duart rrokte me njera-tjetren."Te erdhi vllai ty,s'ke nga ia mban tani.Nat' per nate neper lokale do jemi.Ta shijojme kete jete se nje te vetme kemi,po dhe po patem dy c'pune prish po t'i shijojme." fliste ai,a thua se ishte i emocionuar prej te dalures me shokun e tij te ngushte.
"Shume i lumtur sot zotrote.C'paska ngjare keshtu?" pyeti dyshimte Driloni.
"Un keshtu kam qene perher o vella po nuk e ke vene re ti." ia ktheu tjetri.
Mes tyre ra qetesia derisa arriten ne hyrje te club-it qe kishin zgjedhur per sot.Sigurisht qe Rei kishte nxjerre ne pah gjithe vendet qe njihte,por Driloni kishte zgjedhur nje,ate ne te cilen ndodheshin tani.

Ne ate ambjen aq te erret njerezit kishin nisur te harraboheshin.Kishte vajza qe kercenin me njera-tjetren mes shoqesh,por dhe nga ato te ngjeshura me te dashurit e tyre tek kercenin ne pranine e njeri-tjetrit pa iu interesuar shume te tjeret rreth tyre.Kishte edhe djem qe qendronin me shoket e tyre duke vezhguar vajzat e lira,ato pa nje mashkull ne krahe,por dhe nga ata qe qendronin te vetem prane banakut.Kishte lloj e soj!Ne fund ishin ata te dy,Driloni dhe Rei.Rei iu bashkua grupit te djemve qe i fluturonin syte sa ne nje femer ne tjetren,falenderonte Zotin qe sot ndodhej pa Enaden.Tipave te banakut iu bashkua Driloni,ai qe e tregonte veten si te pikelluarin e shekullit,qe nuk ia ndjente me per asgje e nuk i plaste nese vdiste ne ate moment.Dashuria platonike qe ndiente per Erlisen e kishte bere te ndihej kaq egoist ndaj te tjereve dhe vetes.Ajo dashuri e kishte kthyer ne nje te huaj,por a te bente dashuria keshtu valle?!A quhet kjo nje dashuri?!

Qendronte i humbur teksa pinte pijen e porositur,i lene vetem nga shoku i tij,i cili kishte shkuar te kercente me njeren qe i ishte vardisur.Ky ambjent nuk bente per te,i duhej shtepia,divani i rehatshem dhe laptopi i tij.I duhej lundrimi pas ekranit te shndritshem te merrej me punet e tij e te harrohej aty.Kerkonte monotonin e zymte,ate me te cilen ishte mesuar.Ndjeu dy duar te buta mbi shpatullat e tij.Kthehu koken te shihte se kush ishte,por ai kthim e perballi me nje pamje tjeter,jo te femres qe qendronte pas tij e buzeqeshur flirtueshem.Peisazhi pas tij ishte tjeter kush...Ishte trupi hollacak i mbuluar me nje cope  te holle e sjelle ne forme fustani,supet e zbuluara aq te deshirueshme per te.Ishin floket e gjate deri ne mes-shpine,te kaftet e preferuar.Ishte ajo fytyre aq e qeshur,e puthshme per te.Ishte qenia e tij platonike,Erlisa! Ajo qe aq shume enderrohej ate mbremje te ishte perkrah tij,por qe nuk mundej,sepse gjithcka e prishte frika e tij dhe ai mashkull qe sapo i kishte hedhur krahun ne belin e saj.Ai mashkull prishi buzeqeshjen e formuar ne buzet e tij duke sjell nje shkelqim vrases mbi to.U lendua edhe me shume per te pamunduren e tij!

Ata iu afruan nje tavoline te rrethuar nga miqte e tyre,dukeshin teper te gezuar tek takonin miqte e tyre.Ishte nje tavoline e mbushur me pije te ndryshme,ku njeren prej tyre e dashura e tij e ktheu me fund.Une nuk do te kisha lene!-mendoi me veten e tij dhe vazhdoi te vezhgonte ate tavoline.Ishte perkushtuar aq shume ne te saqe e kishte harruar vajzen qe i kishte vendosur duart ne sup.Ajo ishte larguar tashme nga mosperfillja e tij.

Erlisa terhiqte doren e te dashurit te saj dhe i kerkonte qe te kercenin,por tjetri kishte naze dhe bente rezistence,gje qe Driloni nje ftese te tille nuk do e kishte menduar dy here.Por ja qe tjetri e mendoi dhe pas kembenguljeve te shumta te saj pranoi te kercente me te.Duhet te ishe ti duke iu lutur mer trap!-foli ter mllef me vete.Syte nuk ua ndau kur ata nisen te leviznin nen ritmin e muzikes se vendosur.Syte iu egersuan kur tjetri vendosi duart ne te pasmet e saj dhe e afroi me teper prane tij.Syte iu lenduan kur pa se ishte ajo qe i afrohej per ta puthur.      Kishte nevoj per ajer!Largoi syte prej tyre dhe nisi t'i hidhte mbi te tjeret,duhej te gjente Rein,por tjetri ishte zhdukur.Pa lajmeruar shokun,doli prej atij vendi te merzitshem.Diku aty afer club-it pa nje dyqan.Driloni i atij moment kerkoi me ngulm narkotin,ate drogen qe besoi se do ta qetesonte.E pasi bleu paketen e Malboros nisi te ndizte nje nga nje pa numeruar fijet qe ndodheshin ne te.Ai tym qe leshonte cigarja i dukej si ajer i paster dhe e thithte pa pyetur shume.Qe mbeshtetur ne njeren nga makinat e parkuara aty,koken mbante ulur,pamje kjo qe te linte me te vertete pershtypjen e nje te lenduari.                           
Koha kishte kaluar dhe ai nuk levizte prej vendit,do te qendronte aty duke pire helm!Por pas vetes degjoi zera qe gati dukej sikur peshperisnin me njeri-tjetrin.Ktheu koken per te pare,jo se i interesonte shume,por thjesht ai instikti i momentit.Ishte nje cift,fytyrat e te cileve nuk mund t'i shihte pasi mungesa e drites nuk lejonte.Ai shihte vetem veprimet e tyre.Dallonte se qe djali qe mbeshteti vajzen ne mur dhe t'i versulej qafes se saj i uritur.Duart qe kerkonin me shume nga trupi i saj i mbuluar... 

"Duhet te ikim tani,me moren ne telefon!" degjoi te hollin ze te vajzes qe luftonte per tu larguar. 
"Jo pa me dhene ate qe me ke premtuar.Eshte ditelindja ime sot,do te ma beje dhurate.Hajde mezi e kam pritur!" foli djali i uritur per dhuraten e tij.Nga levizja e duarve te tij dukej mjaft qarte qe kish nisur te lundronte poshte fustanit te vajzes dhe Driloni shihte pa njohur dot kend.Nuk u interesua per ta,fundja ishte pune e tyre dhe me sa degjoi vajza vet ia kishte premtuar.                     
"Jo hiqi duart!" degjoi te bertituren e vajzes.Nuk mund te qendronte me indiferent,jo. 
"Ajo te tha te heqesh duart!" bertiti pas grushtit te furishem qei kishte dhene tjetrit."Erlis!" peshperiti sapo pa vajzen qe qendronte krah tij.I hutuar pas saj,duke mallkuar veten pse nuk kishte nderhyre me pare,se pse qendroi indiferent kur e dashura e tij trajtohej ne ate menyre,nuk ndjeu tjetrin te levizte.Nuk arriti te shihte as gurin qe ndodhej ne doren e tjetrit,i cili e qelloi pa menduar nga pas.Erlisa bertiti,ai nisi te humbe ekuilibrin prej goditjes dhe ne fund u degjua zeri i Reit:"Drilon!".- bertiti ai.        
 "Shiko c'bere i poshter!" i bertiti Erlisa djalit qe pak me pare ishte gati te abuzonte me te,djalit qe ajo kishte quajtur "te dashur".                                                      
  "Cfare ndodhi?" pyeti Rei kur pa shokun e tij qe ndodhej pertok."C'ne ti hirushe ketu?" shtoi ai.                                                    
  "Asgje!" u pergjigj me zor Driloni.           
"Ky djali me ndihmoi kur i dashuri im donte te..te...dhe..." u perpoq ajo te shpjegonte mes lotesh.                                                        
"Ku eshte ai tani?" pyeti,por i dashuri i Erlises,ai balerini me bishtin ne maje te kokes ishte larguar frikacak sapo kishte pare Rein te afrohej."Qeni!" shau Rei kur vereu mungesen e tij.                                         
"Cohuni ngadale te shkojme ne spital." iu drejtua vajza Drilonit.                                     
"Jo faleminderit,por jam mire!" kundershtoi ai.                                                                       
"Nuk ka "Por",cohuni po iu del gjak,jeni vrare per fajin tim.Ju lutem me degjoni!" kerkoi ajo me kembengulje.Ai buzeqeshi!E kush tha qe buza nuk mund te qesh mes dhimbjesh?!

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now