Ai,sapo ishte kthyer ne shtepi.Kishte qene ne kafe me shoket e punes.Ne dhomen e tij degjoi te behej zhurme.Klara!- tha ne mendjen e tij.Iu afrua dhomes per te pare se c'behej aty...Ajo po bente gjerat e saj gati,do largohej.
"C'po ben?" pati guxim te pyeste.
"Po largohem,do shkoj me shtepin time.Mbaroi afati apo jo?!" dha pergjigje ajo e ne fund u tregua ironike.Pse paskan kaluar dy dite?!- pyeti i habitur veten e tij.Ditet kishin pasuar dhe ai nuk ia kishte aspak haberin kohes.Kishte qene i perhumbur,vetem ishte marre me laptopin e tij duke rregulluar faqe te ndryshme qe i ishin dhene si detyre nga puna.Por dhe kishte qendruar duke lundruar neper gjerat e kota te internetit.Shtyrje e kote kohe!
Me Klaren nuk kishte biseduar fare,e ndiente shpesh se si ajo endej neper shtepi,bente ndonje pune a rregullonte ndonje gje,ose dhe kur gatuante,apo kur hynte e dilte nga shtepia.Ai ndiente shume mire edhe levizjet e saj me nota sikleti,e nuk fliste aspak.Rein nuk e kishte pasur qe te shtynte kohen,ai kishte qene ne Sarande tek familja e tij.Sot ishte kthyer dhe serisht kishte dal me shoket e tij duke qene se Driloni nuk kishte qene i disponueshem.
Kishin kaluar dy dite qe kur ai dhe Klara ishin ndare,dy dite te perhumbura,sepse Klara ia kishte bere shume te hallakatur ditet.Kishte marre fryme lirisht pasi ishte larguar nga shtepia,e kishte lene te vetme Klaren me lajmin e ndarjes se tyre.Kishte marre fryme i lire,nuk e ndiente me lakun qe Klara i kishte vendosur nga lidhja e tyre.Merrte fryme i qete,i lire!Nuk kishte mundur me te shtynte ate lidhje femijesh mes tyre.Femijesh,se e tille ishte.Femijesh,sepse atij i dukej sikur ishin lidhur sa per te thene se ja 'Une kam nje te dashur!'.Por ai nuk e ndiente ate dashuri,ate lidhje te cakorduar tyren,ai ndiente tjeter gje,tjeter peshe ti peshonte mbi zemer.Ai ndiente platonizem!Kishte ende mendje,shikim e zemer tek ajo dashuri e njeaneshme qe kishte ndodhur midis tij dhe Erlises.Kishte ende ndienja per te,vajzen qe vetem nje here i kishte hedhur syte tek ai.Deren degjoi te hapej ende i perhumbur nga lemshet e krijuara ne mendjen e tij.Ktheu syte andej e pa Klaren qe mbante ne dore canten e saj me rroba e sende te tjera.Ajo po largohej!
"Drilon a je i sigurt per kete?" ktheu koken ajo dhe e pa per here te fundit,duke pritur pergjigjen e tij,si per t'i dhene nje shanc te dyte per nje rikthim te tyren.Pergjigje qe nuk u tha,por u nenkuptua nga mosperfillja e tij.E kur ajo hapin nisi te hidhte jashte pragut te asaj shtepie,ai foli:
"Me fal Klara,por nuk mund te vazhdonim me keshtu!"
"E di,e di!" iu pergjigj e mekur ajo,kokeulur dhe e prekur prej gjithe kesaj.Ajo u largua,u zhduk pas deres se shtepis,la gjurmen e fundit te saj,i cili ishte parfumi dhe kaq,nuk kishte me gjurme femre ne ate shtepi.Ajo u largua dhe ai mendoi: Erlise!
E dini si u ndje ai?!Ashtu sic kishte qene para njohjes me Klare.I zhytur thelle ne ndjenjat e fshehta per vajzen balerin.Ndjeu serisht ato lemshet ne stomak,ato imazhe qe kishte vendosur te ruante prej saj.Ishin shume,sepse ai i kishte ruajtur te gjitha.Vendosi te mbyllte syte,e si ne enderr iu shfaq e ecura e saj,buzeqeshja aq shndrritese.Ne vesh i kumboi e folura e saj,e degjuar shume here.Linjat e saj hollake iu duken diku pas buzeqeshjes se saj.Pa harruar edhe disa momente kur e kishte pare te vallezonte aq mire,aq e perkushtuar ne ate te sajen.Ishte nje dite kur ai e kishte ndjekur si heret e tjera.E ne kete dite ajo u gjend ne ate stol,te vecantin e atij vendi do te quante ai.Driloni ndodhej pas saj pak me larg duke pikturuar ate panorame jeteshtuese.
Iu kujtua!"Fletorja e vizatimit!" tha nen ze e dhomes se tij iu drejtua per te gjetur ate,fletoren ku kishte hedhur cdo portret te sajin.Rremoi mes rraqeve te shumta qe kishte ne nje cep te dhomes.E dinte se e kishte hedhur aty,shkujdesshem duke harruar se nje pjese e tij qendronte ne ate fletore.Mund te ishte lenduar!Te lendohej valle nje fletore vizatimi aq i thjeshte per syrin e nje te huaji,por aq i jete per vete pronarin e saj.Ishte gje e cmuar per te!Mbante shume kujtime aty brenda...
Ai e gjeti!Shfletoi cdo faqe te sajen,e ne cdo faqe i shtohej edhe me shume ndjenja e krijuar perbrenda,i shtohej edhe me shume fryma e jetes.Por ajo qe nisi nga fleta e pare e deri tek e parafundit e vizatuar,stopoi.Stopoi kur e fundit flete i perplasi ne fytyre diten e tradhetise te se dashures se tij,Erlise.Ngeci,nuk diti c'te bente!Gjithe ai hov i lindur nga te shumtat kujtime te ardhur ne mend iu largua,iu zhduk ashtu sic edhe ishte shfaqur.
Njeriu rrembehet nga casti,duke harruar cdo gje,duke mos arsyetuar dot,duke mos menduar se dicka qe e ka lenduar njehere mund ta lendoj serisht,ne menyrat e veta!Menyrat e papritura qe as vete nuk do t'i mendonte dot.Njeriu rrembehet shume,tregohet naiv,verbohet,shurdhohet e nuk nuhat me aromat e lendimit,aromat e shkaterrimit te rradhes.Njeriu rrembehet shume!Driloni u rrembe nga ai moment kujtimesh.Ai shkaterrua e u kthye serisht ne zymtesin e tij."C'e ke bere kete dhome kshu mo?" degjoi zerin e Reit te kumbonte ne ate dhome.
"Klara u largua!" hodhi fajin tek ajo,vajza qe me nuk do te ekzistonte.
"Po pra,ka pasur thesaret e saj mes gjerave te tua e ka remuar per t'i gjetur.Kujt ia hedh keto ti,mua?!Heh!C'ka dashur Klara me ate fletoren tende?" I ktheu pergjigje tjetri.
"Di un!" mblodhi supet,sikur Klara me te vertete te ishte interesuar per sendet e tij.Ajo vertet ishte e interesuar,por jo per gjerat e tij po per ndjenjat e tij,ndjenja qe rrinin te fshehura ndaj dikujt tjeter."Sa ke ketu ti?" pyeti duke ndryshuar teme.
"Pak.Erdha per ty!" tha ai."Cohu,behu gati se do dalim.Nuk dua kundershtime."
Dhe ai pa kundershtuar e folur fare,iu drejtua dollapit me rroba e nisi te behej gati per ate mbremje.Shtyji ditet e jetes me gjera te tilla,pa dashuri o Drilon,harro se do mund te kete ne jeten tende!-foli me veten e tij...
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92