"Pse pikerisht portreti im eshte me ngjyra,kur gjithe te tjerat jane bardh e zi?" leshoi kuriozitetin e saj neper te gjithe dhomen,saqe edhe muret zgjaten veshet e tyre te degjonin pergjigjen e tij.Te degjonin ate 'pse-ne'.Kurioziteti i saj e zuri tjetrin ne befasi.Si t'i pergjigjej ai?C'ti thonte,c'justifikim te jepte?A te fshihej serisht para se vertetes?Do te mundej dot me?..Po mendohej se c'duhej t'i thonte.Cila te ishte genjeshtra e tij?!Ajo vajze e kishte kapur ne befasi,nuk e kishte ndiere aspak kur e kishte ndjekur.C'te thonte?Ti thonte se e donte,e se ishte i cmendur per te,apo...?!Po po padiskutim gjene e fundit qe mendoi do t'i thonte.Do e genjente, serisht!
"Doja te provoja veten ne nje portret njeriu.Te tjeret i kam provuar t'i vizatoj e tani doja nje fytyre te re.Me erdhe ne mendje ti meqe jemi njohur kohet e fundit." tha."Do te ta jepja neser kur te takoheshim,por ti veprove para meje." vazhdoi serisht genjeshtren e tij.Nuk ishte gje e bukur ta genjente,sepse ne vend te tyre donte te vendoste guximin e tij,fjalet dashurore e puthjet gjithe pasion.Pse te mos e kthente ate nate ne te tyren?!Por jo asgje nga keto nuk do te ndodhte persa kohe ekziston frika e tij.E dhimbshme se si te duash e te mos mundesh te flasesh.E dhimbshme se si te kesh ndjenja e te mos mundesh t'i shprehesh.E dhimbshme se si ekziston frika ne nje dashuri.
"Aha!" tundi koken ne shenje pohimi."Nuk mendoj se dikush tjeter do te me pikturonte keshtu sic ti ke bere.Dhe vetja nuk me duket me e bukur se ne kete portret.Keto ngjyra..." foli ajo,tregoi e nxorri ne pah se portreti i saj ishin ndjenjat e tij,vete ajo.E nderkohe qe fliste kalonte gishterinjt e holle neper fytyren e saj shumengjyreshe.Ky djale e surprizoi,cfare talenti qe kishte e sa i zoti ishte ne ate qe bente.E surprizoi me shume se sa nga hera tjeter me tere ato zymtesi ne fletoren e tij.Po nga ta dinte ajo se keto dite,ishin ditet me me ngjyra te tij.Ku ta dinte se ylberi i jetes se tij ishte ajo.Erlisa nuk dinte kurrfare gjeje per te,ajo s'ia kishte haberin se sa nete ishte perndiekur nga ai,e sa here kishte ndiere nje siguri te panjohur rrugeve tek ecte e vetme.Ajo nuk dinte asgje,dhe nuk dihej se kur do i merrte vesh...
"Oo mirembrema kalamaja!Erlis c'ne ketu ne kete ore ti?C'ne dhe ne dhomen e ketij tipit?" ishte Rei ai qe kishte hyre pa u ndiere ne shtepi,e kishte zbuluar se ata qendronin te vetem ne dhomen e shokut te tij.Deshiroi t'i ngacmonte ata.Mendonte se shkonin si cift,e kerkonte me ngulm qe te ishte ai personi qe do i bashkonte,meqenese zoteria e tij Drilon kishte frike.
"Tani do ikja!" u pergjigj ajo e ndiere ngushte."Naten e mire te dyve!" uroi pak caste me pas dhe u largua.Zhurma qe dera krijoi dhe mbyllja e saj treguan qarte se ajo ishte larguar.
"Erdhi te me pyeste per shenjat.Me ndoqi pasi e shoqerova per ne shtepi.Me ndoqi dhe ne dhome e zbuloi portretin qe i kisha bere." shpjegoi me nje fryme."Kaq Rei!" iu kunderpergjigj shikimit te shokut,i cili e shihte me nje fare mosbesimi.
"Jo mo vlla nuk e kam aty,nuk me kuptove.Isha duke menduar,te gjej nje zgjidhje se si ti ta hapesh ate dreq goje e t'i thuash asaj se e do."
"E gjej vete menyren une!" tha e u nis me nxitim te dilte nga ajo shtepi.U nis ne ndiekje te Erlisen,s'mund ta linte vetem ate."Erlis!Erlis!O Erlis!" therriste per t'ia bere asaj te ditur se ai ishte pas saj.E arriti!"Si iken ashtu!Eshte nate tani,s'duhej te ikje pa mua." e qortoi.
"Po nuk ka problem!" foli me sigurin,e sigurt sepse siguria,guximi ishte afer saj.
"C'flet ti?!E ke iden se c'mund te ndodh tani qe eshte erresuar!Duhet ta kesh,mendoj."
"E kam e kam,po kush do me bej gje mua aman!"
"Eee,kur e peson pastaj nuk ke kete mendim!E lejm me mire kete teme." tha e te dy rane ne qetesi.Ai diskutim i sapombyllur ishte dicka qe i mbante ata te gjalle,por Driloni gabimisht vendosi qe ata te vdisnin derisa te arrinin ne ndertesen ku Erlisa banonte.
"Pra si cdo dite arritem serisht ketu!" vuri ajo ne dukje se tashme kishin mberritur ne destinacion."Mirupashfshim!" pershendeti per ate dite ajo dhe beri te largohej.
"Prit!Harrova te te jap dicka!" e veprimi i tij ishte i shpejte.Kapi krahun e saj lehte qe te mos e lendonte, dhe e terhoqi prane vetes. Pa menduar me shume ashtu si nje shi i papritur,ashtu pushtoi edhe ai buzet e saj.Mbyllen syte te ndrojtur! Ai puthi e ajo nuk beri asgje.U ndane, e nuk zgjati me teper, ajo u largua kokeulur qe aty. Driloni ze nuk beri, i mjaftoi qe arriti te merrte guximin,te prekte buzet e shumedeshiruar, ato te shume-enderruarat.Puthi te kuqte e saj.Te kuqte qe ia bene te dukej si nje enderr.
...
"Me picko pak o plak!" zgjati krahun drejt Drilonit Rei."Hah,ca idioti qe je."
"O do bej dasem,me vdekshin te gjithe!" tha."Larg qoft o zot! " e luajti prej vendit."Luaj dhe ti nga vendi mo!"
" Ti je i lojtur."
"Per koken tende qe ma lumturove zemren.S'do te t'shoh me duke qajt."
"Prit o prit akoma nuk kam folur me te, vetem u puthem...e putha domethene." beri te ditur se as hapi i pare mes tyre nuk ishte hedhur i plote.
...Qendronte ne pritje te saj. Kishte ardhur ora qe me kohe qe ajo te nisej, por asnje gjurme e saj nuk dukej. Ai po priste i nervozuar. Po sikur me puthjen e djeshme ai t'i kishte vene shkelmin cdo gjeje?!Po sikur ajo te mos donte ta shihte me me sy ate?! C'do bente ai pastaj? "Po sikur te jete ne shtepi?" pyeti veten.
Me hapa jo shume te sigurt u nis drejt shtepis se saj. Ngjiti shkallet dy e nga dy, e brenda minutes u gjent perball deres se shtepise.Trokiti e priti qe dikush te shkonte aty. Me sakt priti qe Erlisa t'i hapte deren,por jo...
"Kush jeni ju?" ishte nje femer ne nje moshe mesatare. Kishte tipare te ngjashme me Erlisen, e me siguri qe kjo do ishte e ema.
"Pershendetje! Jam nje shok kursi i Erlises. E kishim lene te shkonim bashke ne kurs sot, e po prisja Erlisen, po ajo nuk po vinte.Mund ta therrisni!" foli ai i ndjere ngusht.
"Erlisa nuk eshte ne shtepi. " u pergjigj e ema.Ai pohoi me koke, ndersa tjetra mbylli deren.
I merakosur pyeti dike qe as nuk ishte i pranishem aty, e pergjigje nuk mund t'i jepte:"Erlis, ku je?".
YOU ARE READING
Ndjenja Te Fshehura!
General FictionStarted: 05 Janar 2018 Finished: 11 Korrik 2018 @SebastjaN92