23

534 41 16
                                    

Ishte larguar prej shtepis se saj per te perfunduar ne te tijen.Ndihej fajtor!
Rendshem peshoi mbi divan e shfryu i lodhur.Kjo ishte veper e tija, ky ishte gabim i tij,e ja ku frika e tij i thonte se fitoi,se mospasja e besimit ne vetvete e solli deri ketu. Se nese do ishte njohur me pare me te, nese do e kishte lejuar veten te ndodhte kjo gje,ajo sot, e dinte,se nuk do ishte zhdukur.

"Erlis moj Erlis!" foli me ze peshperites kur ne duar mori fletoren e vizatimit.Nisi ta shfletonte!
Fleta e pare, e dyte e trete....ja ku doli ajo!Ajo qe i ndricoi udhen. Ajo qe beri ate te kthjellohej."Te gjeta!" foli me siguri i qeshur.E gjeti?!

Doli me nxitim andej nga kishte hyre.E falenderoi pertimin e tij qe nuk e kishte lejuar te nderrohej.U drejtua per atje, drejt "gjetjes" se tij.
Bej qe te jete atje!Bej qe te jete atje!-lutej me shikimin drejt qiellit. I lutej asaj qenieje ekzistente, por te padukshme qe t'ia plotesonte kete shprese.E a do te ndodhte?!

Kur arriti atje verdall shihte njerez, te cilet nuk pushonin asnjehere se ecuri ne ate vend.Shihte cifte te ulur neper stola, madje dhe ata me te moshuarit,te kapur perdore, krahe hedhur qaf per qaf, e ato qe rrinin thjesht prane.E ne fund ndjeu te lehtesohej, sepse pa ate te ulur ne njerin nga stolat e shumte te Liqenit, e vetme, tek veshtronte e zhytur kushedi se ku.

Qendroi ta veshtronte per se largu, e t'i kujtohej ajo dite e hedhur ne ate flete plot bardhesi. Atehere duke pritur, e sot e perhumbur. C'te ishte duke menduar valle ajo femer.Pse qendronte e vetme aty?!
T'i afrohem? - pyeti veten shume here para se te hidhte ate hap. Nuk ishte i sigurt, nuk e ndiente ate ndjesi, sepse kishte frike, frike se mos ajo i largohej. Por e provoi serisht duke e hedhur ate penges tutje.Sa deshiroi qe me mire te ishte duke e ndjekur nga larg, e duke e hedhur te vizatuar ne fletoren e tij.

"Te gjeta!"e ajo u hodh pupthi nga prekja e tij,se nuk e dinte ajo qe pas saj ndodhej ai.Kishte vendosur kufje ne vesh,e tashme syte qe pak me pare veshtronin liqenin ishin drejt tij duke e pyetur."C'ben ketu?" e pyeti.

"Dola pak per vrap, e tani jam ulur per tu qetesuar.Vij shpesh kur jam ne stres." tregoi.

"Erdha sot te prita, por nuk te gjeta.Ketej dola per nje xhiro e papritur te pash ty." genjeu se per te nuk kishte qene aspak e papritur e ndodhura e saj aty.

"Ah,shume mire!"

Pas disa minutash qetesi mes tyre ai foli serisht:
"E di, ketu te kam pare per here te pare. Ketu te...te njoha!" shprehu teksa, tashme,ulej prane saj ne stol.
Ajo ktheu pernjehere koken drejt tij e po e shihte kurioze...serioze,drejt e ne sy. "Te te tregoj se si me te vertet eshte puna e Hirushes, qe ke degjuar prej Reit?" pyeti,ndersa tjetra pohoi.T'i thonte ate do te thote qe do i tregonte cdo gje.

"Degjo!" tha e u kthye plotesisht nga ajo."Ne perralle Hirushja i la princit kepucen,pa dashur ajo.E ai e ruajti derisa e gjeti.Ndersa,tani, ne realitet ti, qe ne momentin e pare qe une te pash, le tek une nje ndjenje qe nuk munda ta fshija, e as nuk mundem ta fsheh me.Pra ti je Hirushja!Une jam princi!Ndersa kepuca eshte ndjenja qe ti me dhurove padashur." ndonese ato fjale nuk shpjegonin cdo gje qe ai ndiente perbrenda,ato tregonin dicka,benin dicka te ditur.Frika penduese iu largua, ndoshta prej se vertetes qe ai shprehu ne ate moment,ndoshta edhe per tu shfaqur serisht here tjeter. Sepse frika nuk kerkonte leje!"Rei e dinte...dinte se une kisha dicka me ty te pelqeja,e prandaj ai te vendosi emrin Hirushe. Jo nuk iu ka thene, e iu thote te gjithe vajzave keshtu,por vetem ty."

"E perse..." nisi te pyeste ajo, por ndaloi.

"Cfare?"

"Jo, jo asgje.Ke per te shtuar me?"

"Kam shume,por nuk di nese do mund te t'i them dhe nuk e di nese do mund t'i pranosh dot ti!"

"Perse mendon keshtu?"

"Sepse mund te jete dicka qe ty nuk do te te pelqej."

"A me ke kerkuar mua sot?" pyeti ajo tinezare per te ditur ate pergjigje.

"Po!" iu kthye i sigurt.Per pak ishte gati t'i tregonte se kishte arritur te guxonte e t'i shkonte deri ne shtepi. Se nuk i kishte marre parasysh pasojat qe mund te kishte.T'i thonte per te emen qe aq shume i ngjate, se dy here rradhazi u ndesh me te,por jo,e la.

"Ndjej dicka per ty, e nuk jam adoleshent qe te jene hormonet ato qe veprojne. Jo e kuptoj se eshte nje ndjenje, dhe ndjenje e vertete." foli ajo serisht.Ishte aq i sigurt ne fjalet qe shprehte, e ate siguri e percillte mjaft mire edhe tek Erlisa,vajza qe kishte ngelur pa fjale prej tij, sepse nuk e priste, nuk e kishte pritur qe gjerat te ishin keshtu, qe gjithcka te ndodhte ne kete menyre, e qe te ekzistonte dikush si Driloni ne jeten e saj.

Dhe kushedi cdo ishte thene,e cdo ishte folur po te mos ishte per telefonin e Drilonit, i cili nisi te tringellonte pareshtur ne xhep.

"Me fal!" kerkoi sapo pa emrin e personit qe e telefononte."Po Rei!" u pergjigj.

"Drilon,me njoftuan se ne shtepi ka vajtur policia!" ishin te vetmet fjale qe u degjuan prej mikut te tij.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now