30 (Fund)

1.3K 50 38
                                    

Dashuria jetohet e kuptohet me mire kur koha kalon.Kur krijon brenda vetes nje siguri te pamposhtur dot nga cdo gje tjeter.Edhe pse tashme kishin kaluar 12 muaj ata vazhdonin magjine e tyre,nuk pyesnin se kishte zenka,as xhelozi e merzi mes tyre.Ata duheshin e kaq iu mjaftonte,nuk kishin c'kerkonin me kur ndodheshin prane njeri-tjetrit, e sidomos Driloni, djaloshi qe deri para nje viti bridhte rrugeve pas nje femre qe as nuk i dihej nese do arrinte gje me te.Ai djaloshi qe strukej i vetem ne dhome e pikturonte brenda nje fletoreje te thjeshte,tashme ai nuk ishte i vetem,por mbante te mbeshtjelle ne krahet e tij balerinen,vajzen capkene qe i rrembeu mendjen e zemren.Me te qendronte i shtrire ne shtrat e vizatonte centimetrat e saj,aq sa dale ngadale kishte arritur t'i pikturonte edhe shpirtin.

"Pse u vonove Erlis?" u degjua toni i larte i zerit qe nga dritarja e shtepis.Tjetra nuk ktheu pergjigje,por priti ato pak minuta qe merrte ngjitja e shkalleve per te arritur ne apartament.

"Po ti e di o zemer!Sa u bera gati,sa u justifikova te mami edhe rruga po e po." iu pergjigj ajo,tashme,pyetjes se tij."Ja edhe kembet filluan te me dhembin prej nxitimit." u ankua.

"Hajde ketu hajde!" tha teksa hapte krahet e tij te medhenj per ta mbeshtjell ate me perqafimin e tij.

"O pellumba, jemi vonee!" doli Rei prej dhomes se tij.

"Ua kush foli?!I thave e krefe floket ti?! " iu kundervu ajo."Te shpetoi vonesa ime ty e s'ke c'thua."

"E moj, prandaj!Po c'me je veshur si meshkujt me xhinse,nuk vishje dot ndonje fustan qe te dukeshe me femerore." vuri ne pah veshjen e saj."Nuk te pranojne ata keshtu jo." shtoi.

"Pse o zemer me verte nuk jam mire?" u kthye duke pyetur nga Driloni,ndersa ai hodhi nje shikim vrases drejt Reit.E dinte se Erlises i mbetej teper mendja nese dikush i vinte ne pah se dicka nuk shkonte tek ajo.

"Jo moj balerin,je shume e mire keshtu.Prinderit do te te pelqejne." u mundua t'i mbushte mendjen dhe po,ata do te niseshin per ne Sarande.Te dy kishin kohe qe diskutonin takimin e saj me prinderit e tij,e Driloni e deshironte ate gje sa me pare.Dhe dita kishte ardhur,ishte e sotmja ku bashke me ta iu ishte ngjitur nga pas edhe Rei.Personi qe thuajse nuk u ishte ndare gjate muajve te denimit.
E tani ai kishte marre lirine,mund te levizte ngado e kudo pa pyetur kend.E u kishte thene se nuk do te ishte me femija e tyre pasi te perfundonte denimi.

"Me beso e thot' kote.Kam vite qe i njoh ata un' moj." foli serisht Rei.

"Rei pusho!" foli kercenueshem shoku.

"Mire vella,me fal!Erlis ashtu sic thote Driloni eshte,bera shaka." tha e shkeli syrin.

"Hajde dalim tani!" foli Driloni teksa terhiqte Erlisen,e cila ende mbante mendjen ne fjalet e Reit.

"Hap syte na ruaj shtepine se mos na vjen qeradhenesi e merr dhomen e Drilonit dhe te Erlises." u tall Rei me minibatuten e degjuar nga nje film shqiptar duke iu drejtuar deres.Nje shaka miks i bashkimit te versionit te filmit me ate te Reit."Nisemi!" u kthye nga ata duke buzeqeshur,por u zhgenjye,pas tij nuk kishte asnje.Ata te dy kishin zbritur tashme.E poshte i shihte dore perdore,te kombinuar edhe ne hapat qe hidhnin.Mikun e tij e pergezoi ne mendje,sepse arriti ate qe donte pavaresisht menyres se si.
"Eh more Rei ngele vetem fare tani,edhe dashnorin ta moren.Nuk te merr me njeri tani ngele ne dere!" i foli vetes se tij si nje i gjore.

Arriten ne fugonin me te cili do te udhetonin,e serisht Rei mbeti i vetem ne sedilje, ne te cilen vendosi te flinte gjume gjate gjithe rruges,ndersa ata per 5 ore vetem folen.Sigurisht me emocionet qe kishte Erlisa nuk kishin se si.

...
"Vella shifemi neser!" ishte Rei ai qe foli sapo arriten ne lagjen e tyre, e u jep doren te dyve.Tashme rruget po u ndaheshin,ata te dy do te shkonin ne shtepine e Drilonit, ndersa tjetri ne te veten."Erlise,pac fat!" tha per here te fundit e u largua.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now