1

3.6K 64 2
                                    

- Karla, zgjohu. Do behesh vone per pune!
- Me ler dhe 5 minuta. Te lutem ma!
- Jo jo, nuk ke qef te behesh vone dhe te merzitet zonja Dagllas.
- Mire mire u çova.
U bera gati me nje sy hapur dhe nje sy mbyllur. Shikoj oren dhe ishte 7:45. O perendi do behesha vone per pune. Zbres shkallet me te shpejte, puth mamin dhe vesh atletet e marre çanten.
Mami: Hejj merre nje fet me çokokrem. Do te te marre uria.
Karla: Mire mam, po do e ha rruges. Jam vone per pune.
Mami tund koken tipike memesore duke thene "epo une te dola borxhit" dhe me jep feten e shijshme me çokokrem. E marre ne dore dhe teksa zbres shkallet me te shpejte e kullufis te terin me disa kafshata. I hipi urbanit dhe shkoj ne akademi. Epo une jam nje trajnere kercimi. E kam adhuruar kercimin qe ne vogeli dhe kam mbaruar per koreografi. Pergatis vajza pak vite me te vogla se une per kercime te ndryshme, veçanerisht tango, qe eshte qershia mbi torte per mua. Shkoj ne klasen e madhe dhe vajzat ishin veshur.
Karla: Miremengjesi vajza. Jeni gati?
-Miremengjes mesuese.
Karla: Zot, vajza sa here ju kam thene qe te me therrisni me emer? Ju lutem me beni te ndihem si e moshuar keshtu.
Ato qeshen dhe tunden koken ne shenje pohimi. Shkova dhe u bera gati dhe une dhe filluam nga puna. Ndjekja e trupit nen tingujt e muzikes qe mbushte klasen e kercimit eshte per mua si buka qe ha. Levizja e kraheve, kembeve , floket e mia te çuditshme e te gjata qe ferfelliten tere pasion sa andej ketej eshte dashuria me e madhe qe ndjej. Bera prova me vajzat dhe u ulem si gjithmone kembekryq per shplodhjen e drekes. Shumica e vajzave vinin per qef, te mesonin kercime te ndryshme ritmike ose te lehta. Ato nuk i shikoja si nxenese e pse teknikisht i kisha te tilla, por gjithmone ato i shikoja si shoqe.
Ana: Karla, si ka mundesi qe trupin e ke kaq perfekt. Une ndihem si derre e pse kam kaq kohe qe kercej.
Lea: Poo une e adhuroj trupin tend. I ke linjat super. Pse nuk konkuron per modele?
Karla: Vajza vajza! Duajeni trupin siç e kini. Ai trup ju mbush shpirtin nepermjet muzikes. Une e thjesht jam si ju. Nuk kam asgje me shume se ju.
Lori: Si gjithmone je me e mira. Kemi plot mesues dhe ti je e vetmja qe ne nuk e shohim si mesuese.
Karla: Kete dua dhe une, nuk dua te me shihni si mesuese.
Keshtu bisedonim çdo dreke. Teksa po qeshnim hapet dera. Ishte zonja Dagllas.
Z.Dagllas: Si gjithmone te qeshura vajza.
-Po drejtoresh! Karla eshte e mrekullueshme.
Z.Dagllas: As nuk e ve ne dyshim.
Karla: Mire se erdhe zonja Dagllas. Mund te te ndihmoj me ndonje gje.
Z.Dagllas: Po Karla desha te bisedoja pak me ty!
Karla: Me thuaj, çfare mund te bej per ty?
Z.Dagllas: Kete te premte eshte balloja me maska. Te gjithe ne jemi te ftuar. Dua qe te shkelqesh.
Karla: Zonja Dagllas, une nuk i kam me shume qef ballot.
Z.Dagllas: Te lutem, dua te jesh si e ftuara speciale. Me pas do te vij nje koreograf bashke me nje grup djemsh sepse duan te bashkepunojne me klasen tone. Ti ate do e kesh kolegun tend.
Karla: Kam nevoj per nje koleg?
Z.Dagllas: Nuk thash se ke, thjesht ata duan te bashkepunojne me ne. Me sa di une, duan te japin nje shfaqje dhe duan partnere femra. Dua qe ti te shkelqesh e te tregosh qe je e zonja. Une i di aftesite e tua, por dua qe ti dijne te gjithe.
Karla: Ne rregull pra, le ta bejme kete. Balloja eshte neser. Une do u them vajzave te japin maksimumin.
Z.Dagllas: Ky eshte shpirti i pasionit.
Ajo u largua. Zot ballo. Une nuk i preferoj keto ballot. U ula prane vajzave.
Karla: Vajza, neser kemi ballon e madhe. Do vishemi me maska per te mos treguar fytyrat. Duhet te pergatitemi dhe ti leme njerezit pa fryme me levizjet tona. Si thoni?
-Urrahhh do behet ballo.
-Do shikojme ndonje princ te panjohur.
-Karla do vish dhe ti apo jo?
Karla: Hem besoj se po.
Tea: He pra Karla, ty asnjehere nuk te kemi pare te rregulluar tamam. Ti gjithmone e thjesht je. Duam te na suprizosh.
Lea: Po pra, tu tregojme te gjithve qe kemi nje mesuese seksi.
Tea: Fiks. Toke shoqe.
Karla: Prandaj nuk jam e dhene pas ballove. Nuk dua te kercej kur me shohin shume njerez.
Lori: Por nuk ka asgje, ti je e mrekullueshme kot nuk jemi tani me ty. Kur arrite qe te me mesosh se si te hedh dy hapa oh po vajze. Ti je e veçante.
Ana: Po pra, tregoju njerezve talentin tend. Ti je e bukur, e talentuar, ndoshta atje te del nje pric dhe adhurohet pas levizjeve te tua.
Lea: Çmendi ata vajze.
Qeshem te tera. Ato vajza i doja shume. Flisnin hapur, pa komplekse, dhe gjithmone nuk rrinin pa me komplimentuar.  Mbaroji mesimi dhe shkova te dhomat e zhveshjes dhe u nderrova. Sa mbylla deren e klases ndeshem me Elian, shoqen time te ngushte. Ajo ishte sekretare e akademise dhe ne ishim te pandara.
Elia: Hej shoqe, mbarove per sot.
Karla: Si gjithmone. Ti mbarove?
Elia: Po.
Karla: Eja dalim dhe ulemi gjekundi.
Elia: Ide e mire. Me prit te mbyll zyren.
Mora çanten e sportit qe mbaja rrobat e mia, leshova floket e mia qe si kisha as te drejta as kaçurrele dhe dola jasht. Me pas erdhi Elia dhe morem çokollata te ftohta ne duar dhe u ulem prane liqenit.
Elia: Pra me thuaj Karla. Kemi ballo neser.
Karla: Po dhe une nuk dua te vij.
Elia: He pra tani, mua vetem do me lesh?
Karla: Erdhi zonja Dagllas dhe me tha qe duhet te tregoj sa e zonja jam. He pra Eli mos me shiko keshtu.
Eli: Ajo ka shume te drejt, shume pak e dine talentin e madh qe ke ne kercim. Ti mund te behesh nje kercimtare profesioniste. Por nuk te do ajo byça me forme qe ke.
Karla: Tallu me mua tallu. Jam e kenaqur keshtu siç jam. E kam nje pune qe e dua edhe e bej me pasion.
Eli: Por a nuk do ishte me bukur qe te kishe me shume? Pastaj balloja eshte me maska ty nuk do te te njohi askush perveç meje. Ne do behemi bashke te dyja. Ndoshta po te kemi pak fat, perplasemi me ndonje bukurosh misterioz.
Karla: Ti je e çmendur. Nuk e di.
Eli: Hejj do vish, madje une sot do vij nga ty dhe do zgjedhim çfare do veshim.
Karla: Eja, ti them mamit te bej krepat qe ke qef ti.
Eli: Ajo i qan. I adhuroj gatimes e mamase tende.
Karla: Ç' po presim pra? Eja te shkojme.
Eli: Sigurisht. Te marre pak te shpise ne telefon e tu them qe jam nga ty sot.
U nisem te dyja per ne shtepine time. Elia eshte shoqja qe kisha nje jete qe e kisha ne jeten time. E kam patur ne klase gjithmone dhe sahere prroçkat i benim dhe i bejme bashke. Une dhe familje e saj i themi shkurt Eli. Ajo do qe ne kete emer ta therrasim vetem ne, askush tjeter. Shkuam ne shtepine time. Mamaja ime e do shume Elin, njesoj si une. Ne jemi rritur ne shtepite e njera tjetres ku per fat pak a shume ne nje lagje ishim.
Eli: Pershendetje zonja Emili. Gezohem qe te shikoj.
Emili: Oh e dashur me thirr e ti mama. Te kam si çupen time s'ka nevoj per formalitet.
Ajo i buzeqeshi embel dhe une e putha ne faqe mamin.
Karla: Mamush, do na besh krepa? Eli vdes per to ti e di.
Mami: Pse nuk me the me pare moj bij? Ti kisha bere dhe sa te vinit ti hanit. Tani do i pergatis menjehere.
Karla: Neser kemi ballon e maskave. Zonja Dagllas do qe te jem prezente.
Mami: Shkelqyeshem, vajte 23vjeçe dhe prap nuk para ke shkuar ne keto lloj festash. Shko atje dhe bej ate qe ben me mire se kushdo, te kercesh.
Karla: Te dua shume.
Shkova dhe e perqafova. Na u bashkua dhe Eli.
Mami: Epo vajza, shkoni dhe gjeni si do visheni. Mi tregoni dhe mua nenes te shikoj çupat si do vishen.
Eli: Ti do jesh e para, mami.
Mami: Kam dy vajza yje.
Karla: Eja ikim. Na thirr kur ti kesh bere.
Shkuam lart dhe u shtrim tek krevati im.
Eli: Pra si do vishemi? Ke ndonje ide?
Karla: Nuk ja kam iden fare. Dua te kem fustan te lirshem. Te kercej çdo lloj kercimi.
Eli: Do te shikojme. Dua te te shnderroj ne  yllin e mbremjes.
Karla: Nuk dua gjera ekstravagante. Te lutem, a ka mundesi te vij me tuta sportive dhe floket tuç?
Eli: Mos me ngri nervat. Ti do behesh me e bukura. Do te te nxjerr ne pah syte e tu blu, dhe trupin e mrekullueshem qe ke. Do te te bej seksi qe ti çmendesh te gjithe.
Karla: Perendi me duket torture me shume kjo ide.
Eli: Çohu dhe shohim per fustanet qe do te veshm.
Hapim dollapin tim dhe kthejme çdo gje permbys. Gjej nje fustan te kuq te Elit te dollapi im pas trupit e cila kishte nje te çare per tu dukur kemba jashte.
Eli: Pra ky fustan si te duket? Te pengon ne kercim?
Karla: Nuk e di me siguri.
Eli: Eja kerkojme te tjera, fustanet e mia gjithmone perfundojne ketu.
Karla: Ti ketu u gjen vendin sa here.
Eli: Epo ja qe na sherbeu kjo gje per diçka.
Gjetem dhe nje fustan tjeter qe tregonte kurrizin e hapur dhe nga poshte ngjante si petal e hapur trendafili. Kishte menge qe te qendronin te varura dhe jo ne shpatull por qe nuk te pengonin. Para ishte ne forme V, qe te nxirrte pak ne pah formen e gjoksit. Ajo ishte e kuqe me te zeze.
Eli: Pra zgjidh e merr, ke do veshesh.
Karla: Zot, njera te nxjerr shalen tjetra kurrizin. Me shume zhveshur se sa veshur.
Elia: Ec pra zgjidhe nje dhe do e provosh. Ose e di çke ti? Vishi te dyja dhe te shohim kush te rri me mire.
Provova fustanin e kuq pas trupit dhe Elia ngeli me gojen hapur.
Elia: Ti vajze je per modele. E magjishme sinqerisht.
Karla: Vertet mendon keshtu?
Elia: Hej te dukem gje sikur po tallem? Je e mrekullueshme Karla trupin ta tregon yll. Nuk kam fjale. Shikoje pak kemben e drejte, do i dalldisesh njerezit.
Karla: Provojme dhe tjetrin.
Provova dhe tjetrin dhe kur me pa Elia, i ra ballit me dore.
Elia: U bera lemsh. Nuk di ke te veshesh te dyja jane bere per ty. Te dyja te rrine perfekte. Te dyja do i veshesh!
Karla: Çfaree? He pra tani nuk po tallesh?
Elia: Shikoje pak fytyren time? (Dhe vuri gishtat e duarve te saj para fytyres se saj)  Te duket ndonje grimce shakaje apo talljeje? Te dyja do i veshesh sesben. Ne hyrje do veshesh fustanin pas trupit dhe kur te vij radha e kercimeve ti do veshesh fustanin tjeter.
Karla: Kur ma mbledh ma mbledh. Por ne do jemi te dyja dhe nuk do me lesh vetem.
Elia: Te kam lene ndonjehere vetem?
Karla: Jo.
Elia: Atere pse shqetesohesh? Nuk do te te haj asnje djale. Nese te kerkon ndonje te kercesh, ti prano me ate buzeqeshjen tende qe nxjerre dhembet e bardha ne pah dhe bej ate qe ke deshire. Kaq e thjesht eshte.
Karla: Mire pra. Le ta tundim ate ballo.
Elia: Ja pra kjo eshte motra ime.
Dhe beme toke duart duke qeshur. Mami na therriti duke thene se krepat ishin gati dhe ne zbritem shkallet duke shtyre njera tjetren me shaka per tu ulur ne tavoline e per te ngrene.
Eli: Po nga kembet? Çfare do veshim?
(Me pyeti teksa e kishte gojen plot. Hante sikur do ja merrte njeri ushqimin.)
Karla: Sandale sigurisht. Me tak' jo shume te larte. Dua te kercej rehat.
Elia: Do gjejme pak te larta dhe te rehatshme mos u shqeteso. Kam une disa kepuce qe do te rrinim per mrekulli me fustanin.
Karla: Mire une, po ti?
Elia: E ke fustanin gri? Ate si tip rrjete?
Karla: Ne dollap duhet te jete.
Elia: Nese e ke ate do e vesh. Me shkon me nje pal kepuce gri me gur te zinj. Do i kombinoj me floket korb te zinj qe kam.
Karla: Shkelqyeshem. Pa dyshim qe do dalesh kinge ne ballo.
Elia: Tani na mbeten vetem maskat.
Karla: Vajzat me thane se ne fund maskat hiqen. Nese kercej nuk do e heq masken. Nese jo do e heq.
Elia: Psee? Ejj, ke merak se do shohin kush eshte vajza qe kerceu ne menyre perfekte? Po a ka gje me te bukur se kjo? Do e heqesh.
Karla: Te betohem qe jo! Ose perndryshe nuk vij!
(Ajo pa teper seriozitet ne syte e mi dhe mblodhi shpatullat e dorezuar)
Eli: Mire pra, ketu fitove ti! Nuk ka heqje maske!
Karla: Zonja Dagllas me tha se per disa dite do te vij nje koreograf bashke me disa djem qe me duket se jane studentet e tij. Do e kem koleg. Dhe do bejme kombinime klasash, do shkrihemi ne nje!
Elia: Ajo nuk me tha gje. Me siguri do me thoj neser. Po kush mund te jete ky koreograf.
Karla: Me tha se eshte teper i talentuar.
Elia: E besoj! Zonja Dagllas di se çfare zgjedh. Ajo eshte teper e veshtire per ti terhequr vemendjen.
Karla: Do e shikojme kur te vij dita.

Tangoja e FunditWhere stories live. Discover now