10

60 3 0
                                    

Ne fakt se kuptoja pse Amantia nuk deshironte te shkonte prane Erayt , po ta dinte ajo qe ishte ai qe e vuri re se dikush po e ndiqte nuk do arsyetonte ne ate menyre per Erayn.

Mbase ne shikim te pare mund te duket i eger , i keq a ku di une , por kjo vjen si pasoje e veshtiresive qe ka kaluar ne jete .

Sa hyra brenda ne shtepi ngela me goje hapur , gjithcka ishte kaq ndryshe. Nuk isha mesuar me rregull keshtu qe cdo gje e hidhja nga te mundja.

E pergezova Amantian per rregullsine dhe pastertine qe mbante . Me pelqente tipi i saj ,njeri i mire , nuk ngaterrohej me te tjeret .. pervec me koke karroten , ma fiksoi dhe mua kete emer , Shejmas i ngeli emri koke karrote.

Amantia's POV

Merti me pergezoi per punen e bere dhe ndjeva faqet te me skuqeshin , kjo ndodhte gjithmone kur nje mashkull me thoshte dicka .

"-Mert ". Pohova dhe ai kthehu koken te me shihte.

"-Po me thuaj".

"-Ke menduar ndonjehere te kesh nje femije ?" E pyeta nderkohe qe trazoja bustinen e cajit ne filxhan.

"-Ne fakt jo ". Tha disi i sikletosur dhe kete e vura re sepse derdhi pakez nga buztina ne tavoline dhe kerkoi menjehere falje. Pasi e pastrova u ula perball tij .

"-Do doje te kishe nje?" E pyeta duke e veshtruar thelle ne sy.

"-Jo , nuk do e doja ". Tha dhe ndeshi syte me te mite. Fjalet mu lidhen ne gryke , mendova per Songylin . Ceshtja po merrte te tatepjeten , si t'ja beja .

"-Perse?" Pyeta duke u munduar mos te tregoja fytyren e vertete ,pasi nese e beja ai do e merrte vesh per Songylin.

"-Sepse jam akoma i ri , kam nje jete para , nje femije per mua do ishte thjesht nje pengese asgje tjeter."

"-Ti ke frike apo jo?" Thashe , ai uli syte dhe la filxhanin ne tavoline .

Per nje cast pllakosi heshtja .

"-Ke frike , e di ." Theva heshtjen .

"-E pse te kem ". Tha ne ankth e siper duke u munduar mos te binte ne sy por kete gje e kisha vene re me kohe.

"-Ti ke frike se mos femija yt ngelet pa prinder njesoj si ty ". Thashe.

Ai nuk foli , po shtrengoi nofullat dhe filloi te leviste kembet duke perplasur dhembrat ne parket.
U ula afer tij dhe i vendosa njeren dore ne sup. Ai u kthye nga une .

"-Une mendoj se nese ti do kesh nje femije , ai do jete me fat qe do kete nje baba si ty Mert ". Pohova duke buzeqeshur.

"-Cfare do te mbetesh shtatzene me mua?" Hodhi nje batute ai dhe ngriti njeren vetull.

"-Mos keqkupto dreqin" , pohova dhe kryqezova krahet me njeri tjetrin duke u mbeshtetur ne divan, me merziten fjalet e tij edhe pse e dija se po tallej. Ai qeshi dhe me mbeshtolli me krahet e tij.

"-Shaka zemer ". Pohoi dhe qesha pakez.

"-Po s'do ishte keq po ta mendoje ". Tha e filloi te qeshte ,i rash me berryl ne brinje dhe ai renkoi pakez duke vene doren ne krahun e majte aty ku e qellova une dhe ai serisht vazhdonte qeshte si dreqi.

"-Kjo do te te mesoj ti vesh frerin gojes shpirt". Thashe duke bere nje buzeqeshje fallso.

Vihesha ne siklet per keto tema , edhe pse isha 18 vjece dhe e dija mire se keto biseda apo keto tema ishin pjese e jetes serisht kur e mendoja me ngjallej neveri. Televizori cfare nuk jepte , raste ngacmimesh , apo perdhunimesh. Tani eshte frike te dashurosh nje djale sepse mund te te doj thjesht per interes .

"Me duaj vetem pak"Where stories live. Discover now