Chapter 10

187 17 6
                                    

Pushimet po kalonin sa hap e mbyll syte. Nderkohe qe te gjithe festonin Kristi ishte mbi libra. Ishte viti i fundit i gjimnazit dhe i duhet te mesonte shume. Papritur troket dera e saj e dhomes.
-Hyr!
-O zot Krist, edhe sot mbi libra? Eshte data 31!- u degjua Klea sapo hapi deren.
-Epo mire, eja te fillojme te urojme njerezit.
Vajzat filluan te dergonin mesazhet per t iu uruar te gjithve nje vit sa me te mbare.
Mbasi uruan dhe kthyen urimet e miqve me te afert, e familjareve te tyre,Kristi u cua te merrte dicka per te ngrene per te dyja. Familjet e tyre festonin gjithmone bashke ne darke por Klea vinte gjithmone me heret me mamin e saj qe te benin darken se bashku me Kristin dhe mamane e saj.
Nderkohe qe mamate e tyre po fillonin pergatitjet, vajzat po hanin dreke ne dhome.
-Krist, a te uroi Aldo?
-Jo, nuk me ka uruar. Vetem Klevisi me dergoi urim ne mengjes dhe ia ktheva.
-Por si ka mundesi?
-Perse? Te uroi ty?
-Po..qe te dy.
-Vertet?! Epo eshte shume i zene duke uruar vajzat qe i vijne rrotull.
-Mos thuaj ashtu. Ai eshte ne pune mbase.
-E vetmja gje qe me dhemb eshte te di qe nuk ka nje familje , nuk ka nenen e tij per te festuar sot.
Kristit iu mbushen syte me lot dhe Kleas gjithashtu.
-Klevisi me tha qe do te festonin me familjen e tij bashke me Aldon, babain,motren dhe vellain e vogel te tij.-shtoi Klea.
-Kjo me lehteson shume. Po ti, qekur ke filluar te flasesh kaq shume me Klevisin?-filloi Kristi te ngacmonte Klean.
-Hahaha, une flas me te por nuk jemi si ju te dy qe cmendeni per njeri tjetrin.
-Na bere per te qeshur!
-Oh,me behet qejfi shume!
Vajzat filluan te qeshnin. Me pas filluan te flisnin per vitin e ri qe po vinte.
-Une, dua qe ky vit te jete ndryshe. Dua dicka te re ne jeten time.-tha Klea.
-Ua, mos do te martohesh moj!-filloi te qeshte Kristi.
-Po jo moj zemer se para teje nuk martohem une!
-O zot Kle. Ti e di qe kjo gje nuk rri fare ne planet e mia. Une dua te mbaroj shkollen me sukses dhe te iki jashte...Kristi ndaloi. Ajo gjithmone kishte enderruar te vazhdonte shkollen jashte shtetit,por nese kjo ndodhte, si do ta shihte me Aldon? Ajo ishte mesuar dita dites me te. Gallatat me te, e qeshura e tij.
-Aldo, apo jo? Nuk deshiron me te ikesh sepse do te te mungoje e nuk e perballon dot?-shtoi Klea.
-S'ka te thote fare Kle mos thuaj budallalleqe.
Kristi e kishte shume te veshtire te pranonte ndjenjat. Kishte frike te pranonte qe e donte ate djale qe ne fakt ja kish marre zemren qe diten e pare. Por Klea e kuptonte me mire sesa ajo kuptonte veten. E njihte Kristin. Ajo s'kishte dashur kurre me pare. Por kete here ishte ndryshe dhe pse Kristi nuk donte ta pranonte.
Klea e shikonte perdite.
E shikonte ne syte e Kristit qe shkelqenin sa here qe ndesheshin me syte e Aldos. E shikonte sesi ajo turperohej sa here Aldo e ngacmonte me embelsi.
E shikonte sesi ata te dy ishin bere per njeri tjetrin. Te gjithe e shikonin. Klea, Klevisi. Miqte perreth tyre. Familjaret.
Kristi tashme ishte takuar me kusheriren, vellain dhe motren e vogel te Aldos. Ndersa Aldo ishte takuar me te atin e Kristit ne mbledhjet me prinder ne shkolle sepse Aldo vinte perhere me Klevisin. Babai i saj e kishte shume perzemer Aldon pasi ishte interesuar per historine e atij djali. Nje djale qe shkollohej, dhe pse nuk mesonte, por njekohesisht punonte per te mbajtur familjen.
Kristi nuk ishte ne dijeni per kete.
I ati i Kristit ishte nje prind shume i kuptueshem. E dinte qe vajza e tij po rritej tashme...
Gjithsesi, kthehemi tek vajzat.
Papritur telefoni i Kristit dridhet dhe nje mesazh vjen. Ajo vrapon duke menduar qe ishte nga Aldo, por ne fakt...
-"Pershendetje Krist. Te uroj gezuar Vitin e Ri. Shpresoj qe ky vit te jete i mbushur me lumturi per ty. Suksese ne cdo fushe te jetes. Je nje vajze e perkryer qe cdokush do e enderronte. Jam shume me fat qe je shoqja ime. Te puth fort. Alex"
-Uau, eshte vertete shume i sjellshem-thote Klea. Por nese Aldo e shikon kete mesazh ja thyen brinjet.
-Aldo te kujtohet njehere per te me uruar!-shton Kristi e nevrikosur dhe i kthen pergjigje Alexit.
-"Alex, shume faleminderit per urimin. Ti je nje shok mese i mire, nje djale i talentuar. Gezuar Vitin e Ri dhe uroj qe cdogje ne jete ta kesh si e deshiron. Kristi"
-Mire qe nuk i the dhe te perqafoj fort o Krist.
-Po ti cke? Apo mban anen e Aldos.
Nga ana tjeter Alexit sapo i vjen mesazhi i kthehet buzeqeshja ne fytyre. Ishte vertet nje djale shume i mire dhe e donte shume Kristin.
Pa e kuptuar ishte erresuar. Ora shenonte 22:00.
Nga nje ane familja e Kristit dhe Kleas ishin mbledhur. Tashme cdogje ishte gati. Darka ishte e mrekullueshme. Aromat e ushqimeve ishin aq te mira sa mund te thoje qe u ngope pa ngrene akoma.
Te gjithe po festonin,qeshnin e bisedonin.
Nga ana tjeter, familja e Klevit dhe Aldos kishin shperthyer ne te qeshura. Gallatat nuk mund te mungonin. Ishte nata magjike.
Darka e Vitit te Ri.
-Ej o ba, ne edhe pak do rrime edhe do dalim-shton Aldo.
-Rrini te pakten deri ne '12 ore trazovace-thote babai i Klevisit duke qeshur.
Djemte fillojne te qeshin.
-Patjeter o ba- ia kthen Klevisi. Jemi djem te respektueshem ne. Zbatojme oraret.
Te dy ja plasen te qeshures. Vetem ata qe nuk zbatonin oraret. Ishin te cmendur.
Kristi dhe Klea kalojne ne dhomen e Kristit. Ora po shenonte 23:58.
Eja dalim Krist, te shohim fishekzjarret- e terheq Klea dhe Kristit i bie telefoni mbi krevat.
Te gjithe dalin jashte dhe shijojne ate spektakel te ndritshem ngjyrash qe mrekullonte cdo vit.
Ne te njejten kohe ...
-O Aldo, po hajd o plak se na iken fishekzjarret, cfare ben aty ne telefon?
-Erdha, erdha.
Aldo dergoi nje mesazh dhe doli.
Te gjithe po shihnin fishekzjarret. Vellai dhe motra e vogel e Aldos hidheshin nga gezimi. C'dashuri! Pasterti e atyre engjejve! Pafajshmeri femije qe gezonin!
Tashme kishte kaluar ora 12-te dhe Viti i Ri kishte ardhur.
Pasi te gjithe u perqafuan dhe uruan njeri tjetrin Kristi dhe Klea kthehen ne dhome nderkohe qe familjaret shihnin programet e festave.
Kristi merr telefonin ne dore dhe c'te shihte. Ajo ngrin.
-Krist, c'pate?
Klea i merr telefonin nga dora. Nje mesazh i kishte ardhur Kristit ne oren 00:00. E kush ishte valle?!

First Love ( Dashuria e pare)Where stories live. Discover now