Chapter 18

162 17 2
                                    

-Afrohu zemer- i thote Kristi teksa mundohet te levize pak. Ishte e mpire. I dukej sikur kishte muaj te tere shtrire ne krevatin e atij spitali.
-Mos guxo te levizesh!
-Por Aldo...
-Nuk ka por! Degjo njehere! Kokemushke!
-Si urdheron shef!
Aldo e puth ne balle. Filloi ta perqafonte e ti merrte ere flokeve te saj. I dukej se kishte ndodhur nje mrekulli.
Kurre me pare nuk kishte besuar ne te tilla gjera, por tani Kristi ishte kthyer ne mrekulline e tij.
   
                        ***

Ditet ishin normalizuar. Kristi tashme kishte nje muaj qe kishte dale nga spitali. Ajo tanime e ndiente veten me mire dhe doktori e kishte keshilluar te merrte ajer te paster.
Nderkohe qe e ema po i pergatiste nje leng frutash , troket dera. Ajo drejtohet per nga dera . Ishte Klea.
-Erdha ta marr Kristin te dalim nje shetitje bregu detit.-i thote ajo mamase se Kristit teksa e perqafon.
Kristi behet gati dhe del menjehere.
-Ikim!
-Vajza kini kujdes. Krist akoma nuk je sheruar...
-Ne rregull mami- i nderpret fjalen ajo duke e perqafuar. E ema i buzeqesh dhe i percjell per te dera.
Befas teksa vajzat hapin deren per te dale vjen Leo.
-Pershendetje zonje. Pershendetje vajza.
Vajzat shikojne njera- tjetren.
-Po dilni?- vazhdon ai.
-Po- thote Kristi me gjysem zeri. Doktori me ka keshilluar te marr ajer te paster dhe...
-Shkelqyeshem. Po ju shoqeroj.
Vajzat shtangen.
-Oh, dreqin, mendon Klea me vete, si do ti takojme djemte tani.
-Shume mire- pergjigjet e ema e Kristit pa lene vend per me shume fjale.
Nisen te tre. Gjate gjithe rruges Klea dhe Kristi shikonin njera tjetren.
Arrijne ne bregdet dhe ulen ne nje stol aty prane.
Aldo dhe Klevisi ishin ne lokalin e zakonshem duke pritur vajzat. Befas Aldo ngul syte diku nga deti.
-Cfare pate ore?- i thote Klevisi duke qeshur por ajo buzeqeshje i shuhet ne vend kur sheh ne drejtimin qe po shihte Aldo.
Vajzat dhe Leo. Klevisi pa humbur kohe ulet prane Aldos dhe e kap prej krahu.
-As mos te te shkoj ndermend ndonje budallallek kaq po te them.
-Do e vras.
-Mjaft tani. Nuk do kene pasur rruge tjeter. Mendoper Kristin akoma nuk eshte sheruar.
-Shok,smund ta besoj qe akoma nuk i ka dhene fund atij. Une rri e pres ketu si idjot dhe shoh romancen atje tej.
-Eja ne vete. Nese Kristi te degjon do merzitej shume.
-Merre Klean ne telefon merre.
Kleas i bie telefoni. Ajo ja ben me shenje Kristit dhe Kristi e kupton qe jane cunat. Ajo kthen koken nga lokali duke u munduar qe Leo mos ta shohe. Aldo po e shihte me nerva dhe Kristi duke u munduar ti thote me shikim qe ishte e detyruar por ishte e kote. Aldo ishte bere tym.
Papritur Leos i bie telefoni.
-Me falni pak!
-Vazhdo- i thote Kristi.
Ai cohet dhe flet ne telefon pak me tutje.
-Krist cfare do bejme? Nese rrime dhe pak ketu ata te dy do vine dhe do bejne ndonje te pabere.
-Mendon se nuk e di? Syte e Aldos po dalin vendit nuk kam guxim as te kthej koken.
-Shh, po vjen Leo.
-Vajza mua me duhet te iki!-thote ai.
Klea gezohet por menjehere ai gezim bie kur ai i thote.
-Eja tju coj ne shtepi.
-Ne do rrime dhe pak. Ti shko. Kristi e ka te nevojshem ajrin e detit. Fundja ne do dilnim edhe pa ty sot.- i kthehet Klea.
-Epo mire atehere. Kalofshi bukur. Leo iken dhe vajzat ngjiten te lokali.
Klevisi cohet menjehere dhe shkon e ndihmon Kristin te ngjisi shkallet.
Aldo ishte ulur ne karrike dhe nuk luante vendit.
-Pershendetje Aldo- i thote Klea per te thyer akullin por me kot.
-Aldo, kalojme te divanet? Ketu fryn shume plus Kristi do jete me rehat.
Sado i nevrikosur qe ishte s'mund te rrinte pa menduar per te miren e Kristit. Cohet, i thote kamarjerit te sjelle porosite me tutje dhe shkon ulet brenda lokalit ne divan pa nxjerre gjysem zeri.
Klea dhe Klevisi fillojne te qeshin.
-Ky eshte i cmendur- thote Klevisi.
Shkojne te tre dhe ulen.
-Prane Kristit do ulem vete- thote befas Klea, -se ajo do kujdes te vecante dhe mesa duket ketu jam e vetmja qe e bej, apo do te ulesh ti Klevis- vazhdon ajo duke qeshur.
Kristi fillon te qeshe. Klea nuk rrinte dot pa e ngacmuar Aldon.
Aldo sapo degjon ato fjale reagon menjehere.
-Le te ulet ketu , se eshte dhe hije' thote ai duke vene doren ne vendin bosh prane tij.
Kristi ulet dhe mundohet ti flase po ai vazhdon te rrije me turivarur.
-Cfare donte ai me ju? - thote Klevisi dhe Aldo qe e shikon sikur ka pare superheroin e tij.
-Nuk kishim cfare te benim. Erdhi sapo ishim duke dale dhe kembenguli.- thote Klea.
-Ne rregull e leme kete teme. Krist si u bere?
-Jam me mire Klevis dhe pse here here ndjej dhimbje.
Sapo degjon fjalen ' dhimbje' Aldo kthehet nga ajo si i cmendur.
-Pse? Cfare te dhemb?
Kristi buzeqesh.
-Asgje, thjesht nga plaga. Doktori me tha qe here here do ndjej dhimbje eshte normale.
-Aa, epo mire- thote ai dhe kthehet serish nga ana tjeter duke mos folur.
Klevisi ja plas te qeshures dhe vajzat pas tij.
Kristi e shikon qe Aldo nuk kishte ndermend ti fliste.
-Klea, cohemi?
-Ku po ikni kaq shpejt? Ju sapo erdhet? - thote Klevisi.
-Epo nuk erdhem te shohim turinjte te varur te Aldos.- thote Klea.
-Shume mire, ja se iki une- thote Aldo dhe ben te cohet por Kristi e mbeshtet koken ne supin e tij dhe i vendos duart rreth belit.
Aldo u mundua te rrinte ftohte por ishte e kote. Ai i vendos duart rreth Kristit dhe e puth te floket.
-Te dua- i thote Kristi teksa nuk luan vendit. Fundja te rrinte prane tij ishte vendi ku ajo ndjehej me mire.
-Edhe me shume- ia kthen Aldo.
-Epo shyqyr- thojne Klea dhe Klevi njezeri.

First Love ( Dashuria e pare)Where stories live. Discover now