E kush tjeter mund te ishte. Aldo nuk e kishte harruar urimin per te.
Kristi e merr telefonin dhe se bashku me Klean e lexojne mesazhin.
"Hey,babe, ora shenon 00:00. E di qe te gjithe diten ke qene gati per te me vrare dhe ke menduar se kam harruar te te uroj. Edhe me pas je bere nevrike. Po kur behesh nevrike ti skuqesh. Faqet e tua te kuqe jane shume te bukura. Hey,babe. Nuk te harrova. Doja qe te isha mesazhi i pare i Vitit te Ri. Uroj te jete nje vit sa me i mbare per ty. Edhe me i mbare se viti qe lame pas. Per mua nuk do te jete. E di pse? Sepse vitin qe kaloi te njoha ty dhe sdo e nderroja me asnje vit tjeter. Shpresoj te te realizohet cdo enderr. Pervec njeres...Gezuar Krist.Te kam xhan."
Kristit iu mbushen syte me lot. Ai nuk e kishte harruar. Ishte urimi me i bukur qe kish marre ndonjehere. Pervec njeres? Po. Aldo e mbeshteste ne realizimin e cdo endrre por Kristi e kuptoi menjehere se cilen nuk donte Aldo qe te realizohej. Po si ta mbeshteste te realizonte endrren per te studiuar jashte?
-O Zot Krist. Eshte kaq i mire.-Klea e perqafon fort Kristin.
-Ktheja cfare pret.
Kristi ishte hutuar komplet.
-Une.. une nuk di cfare ti them Kle.
-Thjesht thuaj cfare te ndjen zemra.
-Nuk e bej dot.
-Per ate Zot te pakten uroje mos u bej femije Krist.
Kristi merr telefonin dhe me duart qe po iu dridhnin fillon te shkruaje.
-"Ti je nje nga njerezit me te mire e me acarues qe mban bota. Shyqyr qe egziston. Gezuar edhe ti. Uroj te kesh vetem te mira ne jete."
Aldo kishte dale jashte me Klevin. Ne ate moment vjen mesazhi ne telefon. Aldos i mbushen syte me lot.
-Qyqa, Aldo ti je?!
-Mos me ngacmo.
-Ua Aldo po qan per nje vajze.
-O Klevo rri urt.
-E mbylla.
Viti i Ri po sillte te papritura. Viti i Ri po sillte lumturi. Viti i Ri po sillte dashuri. Viti i Ri po sillte gezim. Viti i Ri po mbyllte plaget ne zemrat e Aldos dhe Kristi ishte motivi kryesor.
-Do te kthehemi ne shtepi tani?-i tha Klevisi Aldos.
-O plak merre njehere Klean ne telefon.
-Je ne vete?! Ora 2 e mengjesit.
-Dua te di c'po bejne dhe mbi te gjitha a e ka uruar Alexi Kristin.
-O Zot me jep durim. Nga tu kujtua ai bjondi tani? Do te takohemi neser me vajzat. S'duron dot?
-Klev!
-Okej okej. E marr une tani.
Bie telefoni. Klea dhe Kristi nuk kishin rene per te fjetur.
-Krist eshte Klevisi.
-Hape ta degjoj dhe une. Apo keni ndonje gje private qe te telefonon tani- e ngacmom Kristi duke qeshur.
-Po moj po. Me siguri Aldo kushedi cka katandisur tani.
Klea e hap telefonin.
-Alo?
-Alo Kle, Gezuar!
-Gezuar edhe ju!
-Ju?
-Epo me Aldon je!
-Hahaha, eshte Kristi aty?
Kristi ja ben me shenje qe te thote qe ajo po fle.
-Jo, domethene po, por eshte ne gjume.
-Shume mire se doja te te pyesja dicka.
-Me thuaj se me bere kurioze.
-A e ka uruar Alexi Kristin?
Klea fillon te qeshe dhe i shkel syun Kristit.
-Dhe cfare urimi se! Le te them qe nder me te bukurit qe kam lexuar ndonjehere.
-Si moj si? Degjohet zeri i Aldos menjehere.
Klea qesh me te madhe.
-Gezuar Aldo!
-Lere gezuar po cfare the ti?
-Cfare?
-Urimi me i bukur? Cfare i ka thene?
-Do takohemi neser pyete vete Kristin. Gezuar cuna ju kam shume xhan naten e mire.
-Por Kle...
Klea e mbyll telefonin.
Vajzat fillojne te qeshin te dyja.
Nga ana tjeter Klevisi filloi te qeshe me te madhe ndersa Aldo ishte bere tym.
E si mund te duronte ai qe dikush tjeter te uronte Kristin? Mezi po e priste te nesermen. Edhe ju apo jo?...Kjo pjese i dedikohet kusherires sime, ajo qe me shtyu te vazhdoja kete histori. Frymezim eshte e vogla ime me historite qe ka shkruar. Love ya Dani😙😙 DaniStilinski
![](https://img.wattpad.com/cover/95888691-288-k31326.jpg)
YOU ARE READING
First Love ( Dashuria e pare)
Romanceeshte e vertete, qe dashuria e pare, nuk harrohet kurre...