Chapter 16

164 14 1
                                    

-Aldo,ata duan te me fejojne...
-Kurre! Me degjove Krist?
-Por kush dreqin i dergoi ato fotot?-pyet Klevisi.
Te gjithe mbeten te hutuar. Nga lajmi i fejeses se Kristit askujt nuk i kishte shkuar ndermend se kush i kishte derguar fotot prinderve te saj.
-Nuk ja kam idene, nuk dyshoj te asnje. Vetem ne te katert e dinim.-thote Klea e menduar.
Alex!-Bertet Aldo i terbuar.
-Cfare?!
-Po ai, ai e do Kristin dhe jam e sigurt qe ai e ka bere sepse na ka pare ate dite ne kafe.
-Je ne terezi ti?!
-Boll e mbrojte ti Krist.
-Do vish ne vete? Po te ishte ai do u fejoja me ate une tani dhe jo me nje person tjeter.
-E ku e di ti se kush eshte i fejuari apo e takove dhe te pelqeu?!
Aldo shtangu ne moment. Nuk e besoi qe e nxorri ate fjale nga goja. Kristit iu mbushen syte me lot. Aldo u ul drejt saj dhe e perqafoi.
-Me fal shpirt, nuk doja ta thoja ate. I kam nervat e shkaterruara dhe po me cmend ideja se do te te humbas. Une.. une nuk jetoj dot pa ty...
Aldo e leshoi dhe vuri koken mes duarve. Po dridhej. Nuk e duronte me kete situate. Nuk dinte c'te bente. Ideja se Kristi do fejohej po e shkaterronte.
Kristi iu afrua dhe po e ledhatonte te floket. Aldo vendosi koken te prehri i saj.
-Kurre! Me degjove? Ti nuk do te me humbasesh kurre- i tha Kristi.
E shihte Aldon ashtu te brishte ne prehrin e saj dhe lotet i rridhnin vetvetiu. Ai ishte forca e saj dhe tek e shihte ashtu te dorezuar, te pafuqishem, i dhimbte shume...
-Po me plas zemra!!- Cohet Aldo duke shperthyer. Te gjithe u tremben.
-Vella qetsohu!- e prek Klevisi mbi sup.
Te gjithe mbeten te heshtur. Askush nuk po i besonte keto qe po ndodhnin. Deri dje zemrat e tyre ishin te mbushura me lumturi ndersa tani ishin ndare ne mijera copa.
Ajo heshtje qe i kishte pushtuar shuhet teksa Papritur bie telefoni i Kristit.
-O Zot eshte mami!- thote ajo e trembur.
-Hape dhe mos fol e tensionuar se do te te kuptoje- i thote Klevisi.
Kristi hap telefonin me duart teksa i dridheshin.
-Alo, ma?
-Krist, eja menjehere ne shtepi!
-Cfare ka ndodhur?- i thote ajo e trembur.
-Per 10 minuta te jesh ketu. Duhet te flasim!
E ema e mbyll telefonin.
Kristi kishte mbetur gojehapur.
-Krist cfare te tha- e pyet Klea.
-Me tha eja menjehere ne shtepi se duhet te flasim. Kam shume frike. Cfare ka ndodhur tani?
-Me siguri do te te kete ardhur i fejuari- i thote Aldo me ironi.
Kristi i gjuan me shpulle. Klea dhe Klevisi shtangen.
Aldo, ashtu sic ishte, me koken menjane nga shpulla qe Kristi i dha, kthehet dhe e terheq Kristin drejt vetes.
-Me lesho- i thote ajo teksa mundohet t'i ike nga duart.
-Eshte shpulla e dyte qe me jep kjo!
-E meritove, ti mendon se vetem ti po vuan qe na ben te gjitheve ironi?! Aldo ti je egoist. Pse Klevisi dhe Klea nuk po vuajne? Po cmenden dhe po mundohen me shpirt te gjejne zgjidhje. Po per mua mendon qofte dhe nje minute kur i nxjerr fjalet nga goja? Po shkaterrohem. Jo vetem qe po humbas njeriun qe dua, por dhe do te fejohem dhe do te kaloj jeten me nje person qe as nuk e njoh. Por ti...
Pa perfunduar fjalen Aldo e puth. Klea dhe Klevisi sic ishin te perlotur fillojne te qeshin. Ishin mesuar me keto sjelljet femijerore te ketyre te dyve.
Kristi e shtyn dhe i drejtohet Kleas: Eja Kle se do me vrasin fare se me thane per 10 min e u be gjysem ore.
-Klea do te rrije. Ne duhet te gjejme nje zgjidhje sesben- i kthehet Klevisi.
-Epo mire- i thote Kristi dhe ben te dale por Aldo e kapi prej dore dhe nuk e leshonte.
-Ka munci mjaft bere si femije. Me lesho.
Aldo qeshte dhe nuk e leshonte.
-O Aldo me lesho pra tani- i thote Kristi e inatosur.
Ai serish nuk e leshonte. Klevi filloi te qeshte me te madhe. Aldo gjithashtu.
-O Aldo me lesho po te them! Kalama!
-Kalamani jot!
Kristi buzeqeshi. Ai dinte gjithmone si ta inatoste ama ishte i vetmi qe mund tia ulte nervat serish.
Aldo e perqafoi dhe Kristi doli.
Po ecte e perhumbur ne mendime. Zemra i rrihte kaq fort per Aldon dhe filloi te buzeqeshte me vete. Por menjehere ajo buzeqeshje iu shua kur ndermend i erdhi zeri i te emes. Syte iu perloten. Cfare e priste valle ne shtepi. Ndoshta sic tha Aldo, kishte ardhur i fejuari. Frika e pushtoi.
Nderkohe ne cast u degjua nje e uleritur e dikujt aty prane.
-Hey,Vajze, Kujdes,Makina!!!
Por...

First Love ( Dashuria e pare)Where stories live. Discover now