Chapter 19

152 13 1
                                    

Tashme ishte mbasdite. Te katert kishin shkuar ne shtepine e Aldos. Teksa ishin duke qeshur me njeri tjetrin, Aldo serish dukej i perhumbur. Kristi e vuri re shume mire kete gje.
-Aldo cfare ke?- i thote ajo teksa e perkedhel tek faqja.
-Krist, si do te shkoj kjo pune? Dua te them.. prinderit e tu..
-E di, do te perpiqem te flas prape me ta. Thjesht tani nuk mundem. Ata ende jane ne merak per mua.
-Kjo do te thote qe ai trupeshku do te jete prane teje me shume se mua?? Shume bukur Krist.
-Aldo ai eshte shume djale i mire.
-Oh,mos- psheretin Klevisi.
Sapo degjon ato fjale te Kristit , Aldo me nje te bertitur te tmerrshme, i kthehet asaj.
-Cfare the ti moj? Cfare the? Une luftoj per ty, dua te jemi bashke, do beja cdogje qe te ishim te dy, zgjohem me ty flej me ty ne mendime, nuk e duroj dot ate person ,me tmerron ideja qe eshte prane teje, qe mund te te humb nga casti ne cast dhe ti me thua qe eshte djale i mire?
-Aldo une nuk doja te nenkuptoja kete..- flet Kristi me syte me lot. Ajo i afrohet dhe e prek ne sup por Aldo e kap fort prej krahu.
-Aldo po e vret- bertet Klea.
-U kuptua shume mire cfare nenkuptove. Akoma s'je martuar me te? Bej cfare te duash.-Aldo vazhdonte e ulerinte por Kristi duke qare humbet ndjenjat ne krahet e tij.
Mbas disa minutash Kristi permendet. Klea ishte ulur prane saj. Hedh syte me tej dhe shikon Klevisin teksa fliste me Aldon ne ballkon.
-Kle, une nuk nenkuptova qe dua te fejohem me Leon, ai me keqkuptoi- thote Kristi dhe fillon te qaje serish.
-Zemer qetesohu ai do te te kuptoje. Thjesht eshte shume xheloz se te do- ia kthen Klea duke e perkedhelur.
Nderkohe Klevisi dhe Aldo po pinin cigare ne ballkon.
-Do te na shohe Kristi me cigare do te merzitet o Aldo.
-As mos ma permend fare shoko okej??
-Aldo qetesohu. Ti e di shume mire qe ajo te do.
-Klev une nuk mundem me. Nese do le te fejohet me te. Do e lej te vazhdoj rrugen e saj.
-Rruga ime je ti- degjohet zeri i Kristit. Djemte kthejne koken dhe shohin Kristin ne ballkon. Klea po e mbante sepse akoma ishte shume e dobet.
-Krist perse je cuar ? - i thote Klevisi.
-Me lini te flas pak vetem me Aldon ju lutem- i thote ajo.
-Krist je e sigurt?- i thote Klea.
-Nuk e ha jo!!- ia kthen Aldo me nerva.
-Klea eja te dalim nje shetitje ne. Kthehemi shpejt.
Teksa Klevisi dhe Klea dalin , Aldo dhe Kristi futen brenda.
Aldo ishte akoma duke pire cigaren i ulur ne karriken perballe divanit ku Kristi u ul. Kristi cohet, shkon drejt tij dhe ia hedh cigaren ne toke.
-Cfare ben moj?- i cohet Aldo me nerva.
-E di qe sduroj dot kur pin cigare.
-Shko te Leo pra. Ai eshte perfekt. Une nuk mundem me Krist. Skam nerva.- thote ai teksa e hedh shikimin tutje.
Kristi perlotet.
-Me shiko ne sy. Kaq shpejt hoqe dore nga une he? Kaq shpejt u lodhe? Mendon se une nuk te dua Aldo?
Me shiko ne sy te thashe.
Aldo e terheq drejt vetes dhe e puth. Me pas Kristi e perqafon dhe ashtu te perqafuar rrijne per minuta te tera.
-Une nuk do te heq kurre dore nga ty Krist.
-Ne momentin qe do e besh une do marr fund. Nuk mundem pa ty. Sot do flas me te shtepise.
- Te vi dhe une??
-Jo jo, do te te njoftoj une.
- Ne rregull shpirt.
Pasi vijne Klevisi dhe Klea vajzat ikin. Kristi e kuptoi qe tashme rruga arriti ne fund. Duhet te fliste menjehere me te shtepise ose do ta humbte Aldon. Por nese e humbte Aldon, ajo do te humbte veten.

First Love ( Dashuria e pare)Where stories live. Discover now