-Jeni ne terezi ju?! Kjo eshte e pamundur- thote Klea.
-Preferon ta shohesh motren tende te fejohet me dike tjeter?-i bertet Klevisi. Klea preket.
-Lere, se nuk eshte faji i saj- i thote Aldo teksa e prek Klean ne sup duke i lene te kuptoje qe te gjithe ishin te tensionuar por nuk duhet tja vinin fajin njeri tjetrit.
-Une po iki njehere te Kristi.-shton Klea.
-Te lutem. Gjej nje menyre qe te flas me te ne celular- i thote Aldo me nje fytyre te perlotur.
-Do ta gjej.
Klea niset drejt shtepise se Kristit. As vete nuk mund ta besonte qe po ndodhte kjo gje.
"Perse Kristit?-mendo me vete. Me ne fund gjeti lumturine dhe duhet te ndodhte kjo fatkeqsi? Ajo nuk e meriton. Gjithmone ka qene nje vajze perfekte. Zot ,na ndihmo."
Duke qare ajo mberriti ne shtepine e Kristit. I ra deres dhe doli e ema.
-Pershendetje zonje!
-Hyr Klea, te lutem, beje Kristin te reaksionoje-i thote mamaja e Kristit e perlotur.
Klea e perqafon dhe drejtohet ne dhomen e Kristit. Nuk ja bente zemra te hynte. Hapi deren me ngadale dhe e pa Kristin teksa flinte. Syte i ishin fryre. Dukej qe kishte qare derisa ishte lodhur dhe e kishte zene gjumi. Nuk ja bente zemra ta zgjonte. U ul prane saj dhe filloi ta ledhatonte tek floket. Klea nisi te qante.
Kristi u zgjua. Sapo e pa Klean filloi te qante me denese. Lotet e tyre ishin lot qe rendonin ne zemrat e njera tjetres.
-Krist. Eja te marrim Aldon ne telefon. Se jashte une nuk te nxjerr dot ta takosh.
-Si ishte ai?- e pyet Kristi me zerin qe i dridhej.
-E si te ishte? Eshte bere gjysem njeriu. Jane cmendur te dy bashke me Klevisin. Duan te te..rrembejne!
-Cfare?-pyeti Kristi me lotet qe i rridhnin ujevare.
Klea telefonon Aldon dhe ja jep telefonin Kristit.
-Alo? Kle si eshte Kristi?-degjoi Kristi zerin e dridhur te tij. Ajo ja plas te qares dhe ja kalon telefonin Kleas.
-Nuk mundem Kle.
Klea e vendos telefonin ne menyre qe te degjonin te dyja.
-Krist, -vazhdoi Aldo. Mos harro qe te dua.
Ai filloi te qante.
-Une nuk do te te le kurre. Do ja dalim bashke.
-Te lutem mos qaj-i tha Kristi nderkohe qe qante akoma me shume.
-Edhe une te dua.-vazhdoi ajo.
-Neser eshte pushim. Gjeje nje menyre te dalesh te lutem. Thuaj qe ke nje ditelindje. Duke te pare te te merzitur prinderit do te te lejojne. Klea do te te ndihmoje qe ti bindesh-u degjua zeri i Klevisit nga ana tjeter e telefonit.
-Ne rregull. - thote Kristi dhe e mbyll telefonin.
Filloi te qante me te madhe. Klea e perqafoi fort dhe iku te fliste me prinderit e saj.
Ishte e zonja me fjalet dhe ja kishte dale ti bindte prinderit e Kristit qe ta nxirrte shetitje te nesermen.
Nga ana tjeter Aldo dhe Klevisi po prisnin me padurim se cfare kishin bere vajzat.
Klevisit i vjen nje mesazh.Ai e hap.
"Cdo gje ne rregull. Neser do e sjell ne mengjes Kristin ne plazh. Por smund ta sjell te lokali. Prinderit e saj e dine."
"Sille ne shtepine e Aldos." I kthen pergjigje Klevisi.
Kishin qene dhe me pare atje. Kishin qeshur, kishin luajtur e kishin krijuar kujtimet me te bukura te shoqerise se tyre.
Me ne fund e nesermja erdhi. Klea kishte fjetur aty ate nate.
Vajzat u bene gati dhe po dilnin.
Klea pershendeti prinderit e Kristit ndersa Kristi uli koken dhe nuk i hodhi as syte drejt tyre.
-Krist te lutem mos u sill keshtu se do te na kuptojne- i peshperiti Klea.
-Nuk me intereson fare-i pergjigjet Kristi e perhumbur.
Ishte zbehur komplet ne fytyre. Kishte dite qe nuk qeshte e nuk hante.
Djemte po prisnin me padurim. Aldo bente ecajake neper shtepi.
-Aldo ulu se mi more mendte.
-Klev me ler te qete.
Dera bie dhe Klevisi nxiton ta hape.
Sapo hap deren Aldo shtanget teksa e sheh Kristin. Ajo fillon te qaje dhe vrapon drejt tij. Ai e merr ne krahe dhe e perqafon fort. Te dy te perlotur nuk e leshonin njeri tjetrin. Aldo e shtrengonte ne krahet e tij te fuqishem ate vajze te imet dhe e puthte tek floket.
Klevisi dhe Klea po fshinin lotet. Ajo skene do te prekte kedo.
C'do te behej me ta?!
YOU ARE READING
First Love ( Dashuria e pare)
Roman d'amoureshte e vertete, qe dashuria e pare, nuk harrohet kurre...