E nesermja erdhi. Mesimi mbaroi dhe Klevisi afrohet te vajzat.
-Ikim? Aldo eshte duke ardhur.
Klea e kap Kristin per qafe.
-Ikim- thote ajo.
Mberriten ne lokal dhe u ulen.
Klevisi me qellim u ul prane Kleas dhe ne divanin tjeter ku Kristi ishte ulur ishte vendi bosh. Edhe kjo ishte pjese e planit te Aldos. Klevisi e mbeshteste ne cdo cmenduri.
Aldo mberrin. Kristi filloi te dridhej por Aldo ishte me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. U afrua dhe ne momentin qe Kristi shtyhet per ti bere vend Aldo ia pret:
-Klevo, eja ulu ti ketej te ulem une me Klean se eshte vajze e papare.
Kristi prehet ne fytyre. Cfare po ndodhte keshtu?
-Epo mire- i thote Klevisi duke qeshur dhe shkon e ulet prane Kristit.
Aldo ulet dhe kthehet nga Klea.
-Si te kam o Kle?- foli i qeshur. Po ti Krist si je?
Kristi spo iu besonte syve. I hypen nervat dhe nuk i kthehu fare pergjigje.
-Mire Aldo faleminderit ti si je?- i kthehet Klea.
-Me mire nuk behet sinqerisht.
Kristi po cmendej fare. Aldo e vuri re menjehere kete gje dhe i shkeli syun Klevit. Ai filloi te qeshte.
-Po he, C'na thoni?- vazhdon Aldo. A te ka rene ndonje goce e mire ne klase o plak se e ke vllain beqar?- iu kthye Klevit duke qeshur.
Kristi nuk duroi me.
-Une po iki pak ne tualet. Kle. Eja pak me mua.
Te dyja u cuan dhe u nisen drejt tualetit.
Aldo dhe Klevisi qe kishin mbajtur te qeshuren me zor filluan te qeshnin si te cmendur.
-Aldo, po e torturon.
-Nuk me intereson fare. Ky eshte vetem fillimi.
Nderkohe Kristi perplas deren e tualetit dhe del para pasqyres.
-E pe Kle? Smund ta besoj. Gjithe ato fjale qe me tha mua dje paskan qene genjeshtra? Por cfare i duket vetja atij. Po Klevisi? Cfare s'me tha dje e sot kerkoka nuse per vellain?
-Nuk po i kuptoj as une. Po ti cke qe nxehesh? Mos me thuaj qe ke rene brenda me Aldon Krist.
-Cfare po thua-thote Kristi dhe fillon te qeshe me te madhe. Une me ate? Ta enderroje. Vetem me vjen peshtire nga fakti qe dje me shprehu ndjenja fallco e me beri te ndjehem aq keq sikur e kam lenduar me sjelljen time. Nejse, ikim tani.
Vajzat kthehen ne tavoline. Kristi fillon te qeshe.
-He Klevo, ia gjete nusen vellait?
Aldo vrenjtet ne fytyre.
"Po kjo nga u be kaq e qeshur"- mendoi me vete.
-Jo o Krist, nuk kam pare asnje te mire per vellain. Nuk ka asnje te denje per te.
-Ou, pse cfare ka vellai jot ndryshe nga te tjeret?-shtoi Klea.
-Eshte i drejtperdrejte..
-Ne thenien e genjeshtrave- tha Kristi duke ja nderprere Klevisit fjalen menjehere.
-Varet nga sa shpejt mashtrohet personi qe ia them. - ja plas Aldo me te qeshur.
-Vellai im ka me mijera femra qe i vijne rrotull. -shtoi Klevisi. Po pa miratimin tim asnjera smund ti afrohet. Keshtu qe motra jote duhet ta kete mire muhabetin me mua o Klea.
-Me fal? Clidhje ka Kristi ketu?
-A pse nuk eshte e interesuar per vellain tim kjo?
-Vellai jot mire qe rren. Po fillon ti besoje dhe vet rrenat qe thote.
Te gjithe shperthyen ne te qeshura. Aldo nuk e veshtronte fare Kristin. Kristi e vuri re kete gje dhe per inat vazhdoi.
-Vellai jot nuk eshte ne preferencat e mia. Eshte brun dhe sy kafe. Une pelqej djemte sy blu. Bjonde. Pak a shume si ti Klevo.-i thote me te qeshur dhe menjehere hedh syte tek Aldo.
Aldo, qe nuk e mendonte qe do iu kthente kunder plani i tij u nervozua menjehere. Por direkt u kthye me te qeshur:
-Te intereson Klevisi? Po ti thuaje se do e mendojme nje here.
-Nuk me intereson asnji.- i thote Kristi dhe tashme buzeqeshja ishte zhdukur nga fytyra e saj por menjehere u kthye ne fytyren e Aldos.
Ajo paradite kaloi plot gallata. Ne fakt shume dite me radhe kaluan te tilla. Lufta e hapur mes Kristit dhe Aldos sa vinte e behej me qesharake. Nje lufte e bekuar. Nje lufte dashurie...
YOU ARE READING
First Love ( Dashuria e pare)
Romanceeshte e vertete, qe dashuria e pare, nuk harrohet kurre...