Chapter 6

188 17 0
                                    

Kristi ne ato momente ndjeu qe bota po i shembej mbi koke. Gjunjet po i dridheshin dhe per pak sa nuk ra. Aldo vazhdote e veshtronte eger, por me nje embelsi aq te thelle qe i buronte nga shpirti. As vet nuk e dinte si e tha ate gje. Pasi mblodhi veten Kristi shkeputet nga ai dhe i thote:
-Me fal? Je ne terezi? Po tallesh me mua?
-Jo nuk po tallem aspak.
-Si mund te me thuash je e imja? Kush dreqin je ti? Kur me njohe ti mua dhe kur u bera une e jotja?
-Po pergjigjem me radhe. Mundem ta them. Une jam ai tipi qe sja ndjen per asgje deri ne momentin qe njoha nje grindavece qe ra ne krahet e mia nje dite te zakonshme shtatori dhe qe me trazoi cdo mendim. Nuk kam shume kohe qe te njoh por ne mendimet e mia e imja je dhe un smund te lejoj qe ti te shohesh dike tjeter ne menyren qe dua tme shohesh mua.
Kristi u shtang. Aldo vazhdonte e fliste ne kulmin e nervave.
-Shume i drejtperdrejte he? Epo une keshtu jam. Nuk me pelqen ti bie rrotull nje muhabeti. Mendon se jam nga ata djem qe shprehin ndjenja? Asnjehere ne bote. Por eshte i gjithi faji yt.
-Faji im?
-Mos me nderpre! Eshte faji yt. Ti arrite te embelsosh nje njeri te hidhur si une. Ti arrite te qetesosh nje njeri gjaknxehte si une. Ti arrite te besh te ndjeje nje njeri pa ndjenja si une. Ti arrite te me shnderrosh nga nje njeri qe mendonte vetem per futboll dhe budalliqe ne nje njeri qe mendon vetem per ty. Tani me thuaj. Ti kush dreqin je? Ti kush dreqin je te nderhysh ne boten time? Te manipulosh mendjen time e ta besh te te mendoje vetem ty? Dhe mbi te gjitha te zbutesh zemren me te eger qe egziston? Ti kush dreqin je Krist?
Kristi spo ju besonte vesheve. Po dridhej e tera.
-Por..por ti vetem..
-Vetem te kam injoruar apo jo? Vetem te kam ngacmuar e te kam quajtur grindavece dhe te pasjellshme? E kam bere. Sepse sdoja te ndjeja per ty. Sepse sdoja te mendoja per ty.  Sepse nje njeri si une nuk mund te doje askend. E di pse Klevisi eshte ne shkollen tende? Ne klasen tende?  Ne banken tende?
-Jo, nuk ka mundesi..ti nuk mund..
-Po. Une mundem. Une e solla. Sepse ai eshte njeriu qe i besoj me shume. Eshte pastertia me e madhe ne kete bote te ndyre. Dhe vetem atij mund ti besoja vajzen qe me ka vjedhur endrrat dhe mendimet.
Kristi nuk e ndjente me veten ne kete bote. Ishte..ishte si mbi re..fluturat ne stomakun e saj po cmendeshin. Ajo po cmendej. Kjo ndjenje, nje ndjenje e paprovuar me pare. C'ishte kjo ndjenje? Ishte urrejtje per kete djale qe e torturonte ne mendime? Por nese ishte urrejtje, perse tani donte vetem ta perqafonte?
-Mos fol asgje.-vazhdoi Aldo. Mos thuaj asnje fjale. Eja te ikim tani se po na presin.
Aldo ecen perpara duke gjuajtur cdo gur qe i zinte rrugen. Ishte mese i nervozuar.
Kristi e ndiqte pas ne heshtje. Hyne te dy serish ne lokal.
Aldo u drejtua drejt banakut.
-Me ne fund!-tha Klea,-ku mbetet?
-Na bete merak- shtoi Klevisi. Kristi nuk foli. U ul dhe per dy minuta erdhi Aldo.
-Une po iki. Pagesen e bera. Rrini sa te doni.
-Ku po iken ti ?- u hodh Klevi menjehere.
-Aldo, cfare pate? - e pyeti Klea. Kristi ngriti koken. Aldo i hodhi nje veshtrim urryes te mbushur me dashuri. Ai veshtrim qe deshiron ti mbash inat dikujt por nuk mundesh. Aldo iku. Kristi e ndoqi me sy gjate gjithe rruges. Te gjithe rane ne heshtje. U cuan dhe rruges pas nje qetesie te pafundme Klevisi e pyet se ckishte ndodhur dhe Kristi filloi t'i tregonte te dyve per ate situate te mbushur me emocione.
Uau- tha Klea e habitur- seriozisht e ke Krist?
-Nuk e kuptoj pse me foli me aq urrejtje, fundja..ne nuk jemi asgje-belbezoi Kristi.
-Krist, Aldo ka vuajtur ne jete. Marrdhenia e prinderve te tij kurre nuk ka qene e mire. Aldo nuk beson ne dashuri dhe ndjenja. Derisa ti u shfaqe ne jeten e tij. Jeta e tij ka qene e mbushur me genjeshtra, por ti je e verteta e tij.-i tha Klevisi dhe me pas i takoi vajzat dhe u largua.
Kristi u nda dhe me Klean. Arriti ne shtepi , hyri menjehere ne dhomen e saj dhe fjalet e Klevit i kumbonin ne vesh.
"E Verteta e tij?- mendoi. Cfare po me ndodh keshtu. Kush eshte ky njeri"...

First Love ( Dashuria e pare)Where stories live. Discover now