Ditet kalonin. Dy te rinjte nuk po e kuptonin se cpo benin. Kristi mendonte se po e bente te gjithe lojen per te marre hak ndaj Aldos. Aldo mendonte se e bente per te bere Kristin per vete. Por ata te dy s'po e kuptonin qe sado qe ziheshin nuk benin dot pa njeri tjetrin. Cdo njeri e shihte marrdhenien e tyre, aq te vecante, vetem ata te dy mbyllnin syte para kesaj historie kaq te bukur.
Kishin kaluar muajt. Ishin pushimet e vitit te ri. Kishin vendosur te iknin ne plazh,atje ku filloi gjithcka.
Kristi dhe Klea ngjiten ne lokal nderkohe qe djemte po i prisnin.
Ne momentin qe drejtohen drejt tavolines Kristin e ndalon nje djale.
Alex, djali me i bukur i shkolles. Syshkruari bjond ne klasen e Kristit. I cmendur pas saj. Deri me tani nuk kishte patur asnji mundesi ti afrohej pasi Klevisi nuk e kishte lejuar. Por ai nuk dorzohej.
-Ckemi Krist.
-Alex, pershendetje! Si je?
-Mire faleminderit po ti?
-Mire dhe une...
Nderkohe qe keta bisedonin Klea afrohet te tavolina e djemve.
Aldo ishte cuar ne kembe.
-Kle,kush eshte ai? -Aldo ishte bere tym me nerva.
-Shoku yne i klases.-pergjigjet Klevisi.
-Ky eshte djali qe ka qe ne vit te pare qe e do Kristin-shton Klea. Eshte djali me i bukur i shkolles. Te gjithe vajzat vdesin pas tij por ai e ka mendjen te Kristi. Eshte munduar shume dy vitet e para por Kristi nuk ja ka hedhur syte me teper se shok kurre. E deri ne momentin...
-Deri ne momentin qe ne ate klase erdha une-perfundoi Klevisi fjaline.
-Sakte.
-E perse i flet aq e qeshur ajo?- thote Aldo.
-Aldo qetesohu!- kthehet Klea.
Kristi pershendetet me Alexin dhe shkon ne tavolinen e grupit.
-Pershendetje! Si jeni?
-Me mire se ty nuk besoj-u hodh Aldo menjehere duke e hedhur veshtrimin tutje drejt detit. Dukej i perhumbur.
-Me fal se ste kuptova?
-Ti pra. Me shokun tend. Shume e lumtur dukeshe. Po qe shkonit moj Krist. Me thane qe ka dy vite e gjysem qe te vardiset. Gjynah. Pse se pranon?
-Nuk te jap ty llogari se cbej me jeten time.
-Mjaft ju te dy. Se na cmendet. Uluni shpejt.-bertet Klevisi. As per festa sna late rehat. Beni pak armepushim.
Ne ato momente ne tavoline afrohet nje vajze. E gjate, e bukur, brune.
-Aldo?
Te gjithe kthyen koken.
-Uaa, Dina, sa kohe pa u pare. Aldo cohet dhe e takon ne faqe.
Kristi cohet nga tavolina dhe ben te ike.
-Ku po iken ti moj?- e terheq Klevi.
-Po i liroj vendin te dashures se vellait tend.
Djemte ja plasin te qeshures.
-Grupii, tju prezantoj. Dina, kusherira ime qe u be kohe pa u pare.
-Pershendetje!
-Pershendetje!
Kristi turperohet dhe iken menjehere.
Aldo del menjehere pas saj.
Duke zbritur shkallet Kristi rrezohet por serish Aldo e kap prej beli dhe se le te bie.
Ishin kaq afer. Te dy ndjenin rrahjet e zemres se njeri tjetrit.
-Serish te shpetova. Me ke shume borxhe.
-Me lesho se dua te iki.
-E thote nje faleminderit njeriu moj e paedukate- fillon Aldo te qeshe.
-Faleminderit qe nuk me le te bie. U kenaqe?
-Kurre!
-Cfare?
-Une kurre sdo te te le te biesh.
Pas asaj fjale te dy ndejten duke veshtruar njeri tjetrin.
Kristi i shkeputet nga duart.
-A mund ta di cpate me kusheriren time?- qesh Aldo.
-Me ler se u turperova mjaftueshem.
-Nuk eshte turp te jesh xheloze?
-Ahahaha, une xheloze per ty? Enderro bukurosh.
-Per pak e hengre te gjalle kusheriren time.
-Flet ai qe me keshilloi te lidhem me Alexin meqe ka dy vite qe me vjen pas. Ndoshta duhet ta marr parasysh kete keshille.
-Mos guxo!- thote Aldo dhe e terheq te vetja.
-Mjaft gjete cdo menyre per tme terhequr drejt vetes.-filloi Kristi te qeshte.
-Enderro bukuroshe.
-Atehere pse sme leshon?
-E sigurt qe deshiron te te leshoj?
Shikimet e tyre sa vinin e beheshin me te bukura, me te thella.
Papritur filloi te frynte nje ere e madhe. Kristi filloi te ndjente te ftohtin. Aldo heq xhaketen e tij dhe ja hedh supeve.
-Mbylle gojen mos thuaj nuk e dua!- hidhet Aldo menjehere. Kristi fillon te qeshe.
-Nuk thashe gje,gjithsesi.
Klea dhe Klevisi zbresin.
-Ore ju te dy. Harroni qe jemi dhe ne me ju zakonisht- fillon te tallet Klea.
Ua, o Krist ma jep nje xhiro ate xhaketen-i thote Klevisi duke qeshur.
Fillojne te ecin te katert bregu detit. Shkojne afer pistes dhe ulen te gjithe ne fund prane detit. -Klevo, gati?
-Si gjithmone!
-Cfare doni te thoni me kete? -tha Kristi.
-Aldo gjithmone hidhet ne det ne dimer. Te dy ne.
-Cfare?! A jeni ne terezi? Ne asnje menyre.
-Po cfare ke o Krist se se gjen gje Aldon- qesh Klevi.
-Per mu akoma seshte mbytur?
-Ou? Epo mire- thote Aldo dhe heq bluzen e behet gati te hidhet.
-Po nuk e pranove qe behesh merak per mua do hidhem- shton ai.
-Hidhu.
-Ne rregull. Aldo nevrikoset dhe behet gati te hidhet.
-Prit. Mos u hidh.
-Pse?
-Eshte ftohte.
-Pak rendesi ka.
-okej,okej, behem merak per ty. Mos u hidh tani!
Aldo buzeqesh.
Te gjithe fillojne te buzeqeshin. Kristi skuqet. Aldo i afrohet prane.
-Vishe bluzen!
-E pse? Une skam ftohte tani- i thote ai teksa e sheh Kristin embel.
Kristi mundohet ta shmange ate veshtrim. E dinte qe syte e tij, ai veshtrim, ishte kthyer ne piken e saj te dobet.
YOU ARE READING
First Love ( Dashuria e pare)
Romanceeshte e vertete, qe dashuria e pare, nuk harrohet kurre...