Chapter 17

174 16 3
                                    

Ne familjen e Kristit cdo gje ishte ne hare. Mamaja e kishte shtruar tavolinen me te gjitha te mirat. Ndersa i ati po bisedonte me djalin qe Kristi do te fejohej.
Leo. Ishte nje djale qe vinte nga nje familje e pasur dhe ishte ne moshe me Kristin. Ishte nje djale i mbare dhe punetor.
Bie telefoni i mamase se Kristit dhe ajo nxiton ta hape.
-Krist ku je?- thote ajo me shpejtesi.
-Alo Zonje pershendetje?-u degjua nje ze burri.
-Pershendetje , me fal po kush jeni ju? Thote ajo e trembur.
Babai i Kristit dhe Leo shkojne menjehere prane saj.
-Ma jep mua,-i thote i shoqi.
-Po, kush jeni ju? Thote ai.
-Zoteri, ne marrim nga spitali i qytetit. Nr e zonjes e gjetem ne telefonin e vajzes sepse thirrja e fundit ishte e ema. Vajza juaj ka pesuar nje aksident. E ka perplasur nje makine. Ju lutem ejani sa me pare!
I ati e rrezon telefonin nga dora dhe po mos ta kishte mbajtur Leo do te ishte rrezuar dhe vet.
-Cfare ka, fol, - flet e trembur e shoqja.
-Vajza jone, ka pesuar aksident. Duhet te ikim menjehere ne spital.
E ema e Kristit fillon te qaje dhe te mallkoje veten.
-Eshte faji im, qe i thashe eja shpejt.
-Grua, leri keto po eja te ikim.
Nuk eshte koha e duhur.
-Ju coj une- thote Leo i trembur.
Pas disa minutash te gjithe mberrijne ne spital.
-Doktor, ku eshte vajza ime?- pyet i ati i Kristit i perlotur.
-Ju jeni familjaret e Kristit? Vajzen tuaj e ka perplasur nje makine pasi ajo nuk ka qene e vemendshme. Njerez perreth thane se vajza po ecte e perlotur dhe nuk e pa makinen. Makina ka ikur por ne na njoftuan ne telefon personat qe e kishin pare ngjarjen.
-Si eshte ajo?- pyet i ati i trembur.
-Eshte ne operacion. Ne po bejme c'mundemi por ajo nuk e ka kaluar rrezikun per jeten. Keto jane sendet e saj qe kishte me vete. Do ju njoftojme per cdo gje.
-Joooo! Vajza ime- uleret e ema e Kristit duke qare me denese. Leo po i qendronte prane dhe po mundohej ta qetesonte. I shoqi nuk fliste fare.E kishte humbur.
Papritur bie telefoni i Kristit. Leo per te mos dashur ti shqetesoje prinderit e saj, pergjigjet.
-Alo?
-Me falni ku eshte Kristi? - degjohet zeri i Kleas.
-Pershendetje! Une jam Leo. I fejuari i saj i ardhshem. Mora guximin te pergjigjem sepse prinderit e saj nuk mund te pergjigjen tani. Kristi ne keto momente po operohet pasi pesoi nje aksident me makine...- nderpritet zeri i tij i perlotur.
Klea ishte me djemte. Asaj i bie telefoni nga dora dhe mbeti ne vend.
-O Kle, ku eshte Kristi?-i thote Aldo.
Klea nuk pergjigjej. E kishte shtangur shikimin ne nje vend dhe po rrinte si statuje.
-O Klea, fol moj se po na tremb- i thote Klevisi dhe e shkund prej supesh. Klea i hidhet ne qafe dhefillon te qaje me denese.
-Kristi ...
-Cfare!!- i thote Aldo qe tashme frika e kishte pushtuar te terin.
-Ka...pesuar...aksident.
Klea vazhdonte te qante me denese ne krahet e Klevisit. Aldo , u perplas mbi divan, dhe aty, ne ate moment, e ndjeu veten me te pafuqishem se kurre.
-Ikim menjehere ne spital- thote Klevisi teksa sheh qe asnje nga ata te dy nuk po reaksiononte.
-Por atje ishte...
-Kush Klea?
-I fejuari..
-Kle mendon se me intereson tani ? Une po cmendem.
Nuk e kishin pare ndonjehere Aldon aq keq.
Pa humbur kohe nisen te tre per ne spital.
Klea shikon mamane e Kristit dhe vrapon drejt saj.
-Zonje, si eshte Kristi?
E ema teksa sheh Klean, e perqafon e perlotur.
-Nuk na thone asgje. Po e operojne.
Aldo mbeshtetet ne mur. As ftohtesia e murit nuk krahasohej me ftohtesine qe po ndjente ne zemer. Lotet e tradhtuan. Klevisi i shkoi prane.
-Vella behu i forte. Ajo do te behet mire.
Papritur drejt deres vjen Leo.
Ai afrohet tek mamaja e Kristit dhe i zgjat ushqim.
-Nuk e dua.
-Por..
-Nuk e dua Leo, nuk kam fuqi
-Vjehrre duhet te hani dicka...
Kur degjon ate fjale Aldos i kapercen nervi. Klevisi duke e njohur e mban prej krahesh por nuk kishte Zot qe e ndalonte nervozizmin e Aldos.
Shkon drejt Leos dhe e kap ate per fyti.
E ema e Kristit cohet e trembur. Klevisi dhe Klea vrapojne drejt tyre
-Kush je ti- i thote mamaja e Kristit.
-Me lesho- degjohet zeri i mbytur i Leos. Kush dreqin je ti?
-Ti kush dreqin je jo une! Ti je ai qe don te fejohet me Kristin tim. Une te vras.
Aldo i gjuan me grusht.
Klevisi e kap me gjithe force per ta ndaluar.
-Hey, qetesi. Ketu jemi ne spital. Ejani ne vete ose do t'iu nxjerr te gjitheve jashte!- thote nje infermier.
I ati i Kristit, qe kishte qene jashte per te marre ajer, vjen me vrap mbasi degjon zhurmat.
Ai e njihte Aldon dhe teksa e sheh aty e kuptoi se c'kishte ndodhur.
-Vajza ime po lufton me jeten dhe ju beni sherre. Ti djale, dil perjashte.-i bertet e ema e Kristit Aldos.
-Jo zonje, nese ka nje person qe duhet te dale jashte ajo jeni ju!-nxehet ai.
-Aldo cfare po thua qetesohu-i flet Klea.
-Nese vajza juaj po lufton mejeten ne keto momente eshte vetem faji i juaj.- vazhdon ai
Ju donit ta fejonit Kristin me kete trupeshkun ketu. E perse? Se ishte i pasur. Nuk ju interesoi asnje moment Kristi. Ndjenjat e saj.
Lutuni zonje, lutuni qe shpirti i shpirtit tim,te dale gjalle nga ajo salle operacioni, sepse ju betohem, qe une nuk e le Kristin, as per vullnetin tuaj, po as per te Zotit.
Te gjithe ngelen te shtangur. I ati i Kristit iu afrua Aldos dhe e preku lehte ne sup.
-Bir, te gjithe jemi te tensionuar. Te lutem qetesohu.
Ky afrimitet Leos nuk i pelqeu aspak. E pa shume mire qe i ati i Kristit e donte shume Aldon, dhe pas atij shperthimi, dhe e ema do ta anullonte fejesen e tij.
Doktori doli nga salla e operacionit.
-Familja e Kristit?
-Jemi ne-thote i ati.
-Operacioni doli me sukses. Vajza juaj eshte shendoshe e mire. Pas pak mund ta shihni.
Te gjithe shfryne te lehtesuar. Zemra u erdhi ne vend. Aldo perqafoi babain e Kristit nga lumturia. Klea dhe Klevisi filluan te qanin nga gezimi. E ema e Kristit ndjeu zemren teksa i ngrihej peshe. Edhe Leo u gezua tejmase.
-Mund te hyje vetem nje person ta takoje. - thote doktori.
-Do te hyj une- thote e ema teksa cohet me vrap.
-Me falni, por ajo kerkon te shohe Aldon. Kush eshte?
-Jam une!
-Ejani me mua.
Te gjithe u gezuan, madje dhe e ema e Kristit. Leo tashme e kuptoi qe e humbi Kristin pa e patur kurre.
Aldo vesh bluzen qe i dha doktori dhe hyn brenda ne dhome.
-Aldo, i thote Kristi me gjysem zeri duke i buzeqeshur.
Aldo shperthen ne lot.

First Love ( Dashuria e pare)Where stories live. Discover now