Harroi të vendoste firmën e tij tek libri i fundit kapaku i të cilit qëndronte hapur duke treguar me krenari emrin e autorit në shkronja të errëta. E tërhoqi zvarrë nga një cep i tavolinës dhe e vendosi afër vetes për ta patur më të lehtë shqimin e emrit.
'Arlo Mirku' - për të ishte e çuditshme të shihte historinë e jetës të hedhur në copa letre e dukej sikur copëza fjalësh mbartnin ndjenjat që shpirtin dikur ia kallnin, e tani nuk ndjente më asgjë.
E firmosi librin duke mbajtur një buzëqeshje deri diku fallco në fytyrë, dhe përshëndeti duke përkulur pak kokën anash fansen e tij, që zbardhte dhëmbët nga lumturia që ndjente edhe pse për dicka kaq të vogël.
Si besohej që ai libër do të publikohej një dite ama duke menduar që ishte më mire ti jepte fund gjërave që e pengonin nga të jetuarit jetën si një skllav i lire, kishte arritur të realizonte një ëndërr.
Kur mbaroi së hedhuri autografe mbi librin e tij të vetëm të publikuar, mori hov të dilte nga dera të tymoste një cigare që aq shumë ia kërkonte trupi. Nikotina e bënte të mbante dhimbjen nën kontroll...por edhe pse shkrimtar se kishte kuptuar që ishte truri i tij dhe vullneti për të shushuar zërat e brendshëm që kërkonte qetësi e ishte pikërisht ai që ia jepte vetes atë qetësi nëpërmjet nikotinës që e shkatërronte dalëngadalë trupin e tij hollak.
Dëgjoi emrin e tij të buçiste fort nga një koleg që e kishte ndihmuar të arrinte shkallët e suksesit që atij aspak si nevojiteshin e aspak s'ia plotësonin gropëzat e shpirtit.
Hodhi fort cigaren e papërfunduar që gjeti lëkurën e një vajze të trembur, që se ndjeu lëkurën ti rrudhej nga nxehtësia e cigares . Vrapoi t'ia hiqte cigaren e ndezur, që akoma po pushonte në trupin e zbehtë të një të panjohure me sy të mëdhenj të zinj që klithnin trishtim e nevojë për ndihmë.
'Dreq! M' fal! T'kërkoj ndjesë...se kisha menjen. S'do e hidhja...nuk e bana qëllimisht!' Gëk mëk-et e tij nuk sollën asnjë ndjenjë në fytyrën e saj e ajo vazhdonte të mos ndjente djegien që ajo cigare po i shkaktonte..
Rrotulloi sytë për t'i përplasur me të tijtë që tregonin harresë e shtrëngon fort dorën që po fërkonte qafën e plagosur lehtë.'Mos e çaj trapin fare!' I përplas dorën mbi trupin e tij, e largohet duke kryqëzuar krahët që i dridheshin nga i ftohti i asaj dite nëntori . Dëshiroi të kishte veshur diçka më të trashë sipër bluzes me rrjete por e dinte që ekspozimi i trupit të saj arrinte ta mbante akoma në jetë, kështu që çfarë qënkërka i ftohti për të? Një pengesë? Një mënyrë për të kërkuar ngrohtësi? Një kujtim?
***
Vajzat si ajo nuk hynin shpesh ne vende të tilla, ku promovoheshin libra pavarësisht se ç'histori kishte arritja e një libri deri aty. U mundua të përzihej me njerëzit e të qëndronte në grupe, ama ngazëllehej pas librave si një fëmijë pas dyqaneve të ëmbëlsirave dhe vështronte me kujdes fjalët e vendosura pas kopertinës për të zbuluar më shumë nga historia. Këtë e bente jo për të mos gjykuar librin nga kopertina as për ta gjykuar nga gjykimet e të tjerëve por thjesht si pëlqenin surprizat e donte të kishte emocionet nën kontroll teksa lexonte fundin e librave.Vrapoi të fshihej pas një turme që po priste për vitrinen të hapej dhe e lodhur nga pritja rrëmben një libër e vendos poshte bluzes së tejdukshme, shtrëngon rripin e pantallonave dhe vrapon si e çmendur mes-përmes njerëzve duke lënë pas një person të acaruar nga sjellja jo e hijshme e saj.
'Arlo mori librin tënd bushtra' do të nxitonte ta ndiqte nga pas po të mos ishte për doren e Arlos që e i rrethohej te krahu.
Ashtu i heshtur me qetësinë që e mbizotëronte, iu afrua kolegut që as mik nuk e konsideronte dhe i skërmiti dhëmbët në shenjë proteste.
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...