U zgjua heret ate mengjes nga dhimbjet qe po i shkaktonte plaga e kujtimet e nje nate te meparshme , e duke shtrenguar dhembet nga dhimbja shkon te nderrohet ne banjo.
Nuk i pelqeu pamja e saj. Asnjehere si kishte pelqyer fytyra qe nuk shfaqte pike emocioni e spo i pelqenin as te nxirat rreth syrit e shenjat ne qafe qe nxitoi ti mbulonte duke leshuar floket qe rendshem i derdheshin mbi supe.
Nxitoi ti hidhte nje shikim plages qe ishte qepur me fashon e gjakosur . U mundua ta shqepte fashon ngadale per te mos shkaktuar akoma dhe me shume dhimbje gje e cila ishte e pamundur teksa plaga rridhte gjak kur gjaku i mpiksur ikte se bashku me fashon. Psheretiu ne dhimbje teksa shkundi shishen e alkoolit dhe pikat e ftohta nxehnin plagen dhe krijonin shkume te ngjyrosur ne roze kur perzihej me te kuqin gjak.
E lidhi me kujdes me po ate fasho . Hodhi uje te ftohte ne fytyre e lau dhembet . Floket i krehu dhe i la te leshuara ne perpjekje per te fshehur te verteta pas fijeve mikroskopike. Rrembeu librin e vjedhur dhe e vuri ne krahe e mbi supe hodhi nje xhup dy tri masa me te medha qe e kish blere ne nje dyqan te dores se dyte. Terhoqi deren me kujdes per te lene te atin ne gjume dhe menjehere ndjeu te ftohtin ti dritheronte trupin.
Beri nje goxha rruge dhe ndaloi ne sheshin e braktisur anash liqenit qe hidhte ujin rendshem mbi barin e shkelur. U ul ne nje bordure muri dhe mbeshteti supin per te shfletuar fletet e per te lene minutat te kalonin ne menyre qe ajo te harrohej ne ndjenjat e dikujt tjeter.
E mbylli librin me lot ne sy dhe ndjeu gjoksin ti there. Nje lot gjeti rrugen per ne faqe e u perplas me kopertinen e librit e ajo nxitoi ta fshinte . Kishte nevoje te ecte te lodhej e ne ate menyre te harronte te qante, te harronte pse bota eshte kaq bukur e padrejte dhe kaq thjeshte e komplikuar.
Hapat e lehte me kemben qe i rendohej nuk ndiheshin e njerzit po nxitonin ne ate qyteze per te vazhduar diten me punet e tyre shpesh te kota.
Po kalonte ndertese pas ndertese duke pare shtepi te reja ne ate cep te qytezez qe me pare se kish eksploruar. Vemendjen ia terhoqi nje leter e verdhe vezulluese qe beri fijezat e rrezeve diellore te binin mbi syte qe se duruan driten e ktheu koken .
Kerkojme punetore.
Nje lajmerim per pune qe beri hapat e saj te pershpejtoheshin per te patur nje shikim nga afer. E ngjeshi fytyren ne vitrinen e qelqte dhe po shikonte levizjet e njerezve . Ishte nje restorant plot klas me dekor me shije dhe orendi tek tuk qe e benin mjaft te vecante.
"Si mund ta siguroj nje vend pune ketu?" Kapi nga krahu nje djalosh te ri te veshur me kemishe te bardhe e tabaka ne dore qe si dukej ishte nje punonjes aty.
Djali fillimisht u tremb por nuk harroi ti pergjigjej. "Nga ana e djathte e nderteses ndodhen ca shkalle qe te cojne tek zyra e shefit. Mund te kontaktoni me te se nuk eshte menaxheri sot."
Harroi ti buzeqeshte per drejtimet qe i dha dhe duke mbajtur doren mbi kemben e plagosur calon deri ne katin e dyte ku ndalon para nje dere te zeze. Merr fryme thelle dhe i bie dy here. Pret per zerin pas deres qe e lejon te hyje dhe kur degjon konfirmimin hyn brenda.
"Pershendetje isha e interesuar per njoftimin per pune?" Ferkon duart me njera tjetren ngadale teksa flet mjaft nervoze dhe e mbushur me deshire per te gjetur nje pune te re. Librin e mban shtrenguar nen krahe e per asnje moment nuk shmanget nga shikimi i personit perballe qe me shume gjasa po gjykonte pamjen e saj te jashtme.
"Keni cv?" Po fliste i painteresuar teksa veshtronte silueten e Grejs qe dridhej jo nga frika por nga pamundesia per te qendruar ne kembe.
"Kam punuar dhe me pare ne restorant. Sherbeja dhe atje." Beri nje hap te madh para duke terhequr vemendjen e personit perballe qe vocerroi syte i shqetesuar per gjendjen e saj.
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...